Lajmet

​Osmani: Njohja e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania konfirmon besueshmërinë ndaj institucioneve tona

Osmani ka shkruar në Facebook se ky është një lajm shumë i mirë për mërgatën tonë në Gjermani.

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani duke komentuar njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania, ka thënë se ky hap sot konfirmon besueshmërinë e institucioneve gjermane në procedurat dhe punën e institucioneve tona, e rrjedhimisht kontribuon në avancimin tutje të raporteve tona tashmë të shkëlqyeshme bilaterale.

Osmani ka shkruar në Facebook se ky është një lajm shumë i mirë për mërgatën tonë në Gjermani.

“Sot në Bundesratin gjerman u dha drita e gjelbër për njohjen e patentë shoferëve në Kosovë. Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, në takimet me Presidentin Steinmeier, si dhe në takimet me ish- ministrin e punëve të jashtme, z. Maas fillimisht në Prishtinë me 22 prill të vitit të kaluar, e pastaj dhe gjatë qëndrimit tim në Berlin, kjo ishte një prej diskutimeve kryesore, e cila reflektonte edhe një prej brengave kryesore të mërgatës sonë atje. Jashtëzakonisht mirënjohëse për bashkëpunimin e institucioneve gjermane në trajtimin e kësaj kërkese të kahmotshme. Ky hap sot konfirmon besueshmërinë e institucioneve gjermane në procedurat dhe punën e institucioneve tona, e rrjedhimisht kontribuon në avancimin tutje të raporteve tona tashmë të shkëlqyeshme bilaterale. Do të vazhdojmë punën në bashkëpunim me institucionet tjera në vend për t’u siguruar që ky shembull të ndiqet edhe nga shtetet e tjera të BE-së”, ka shkruar ajo.

Gjermania ka votuar sot pro njohjes së patentë shoferëve të Kosovës dhe Shqipërisë atje.

Aktualitet

Edhe pak vende të lira në programin Inxhinieri e Mekatronikës në UBT

Published

on

UBT njofton se kanë mbetur edhe pak vende të lira për programin Inxhinieri e Mekatronikës, një nga drejtimet më inovative dhe të kërkuara nga të rinjtë në fushën e inxhinierisë.

Ky program ndërthur mekanikën, elektroniken dhe teknologjinë digjitale, duke përgatitur studentët për të qenë pjesë e transformimit teknologjik në fushat e automatizimit, robotikës dhe sistemeve të mençura.

Studentët e këtij programi përfitojnë nga laboratorë të avancuar, ligjërues me eksperiencë ndërkombëtare dhe projekte praktike, duke ndërtuar kompetenca të plota për tregun e punës. Përmes këtij kombinimi, ata përgatiten të udhëheqin zhvillimet më moderne në industri dhe teknologji.

Aplikimet janë ende të hapura dhe mund të bëhen online në linkun: APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një person në një banesë pranë burgut në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë atje, Veton Elshani.

Siç tha ai, nuk dihet ende shkaku i vdekjes së këtij personi, mirëpo i ndjeri ka jetuar i vetëm dhe ishte përdorues i narkotikëve.

“Rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një trup të pajetë që ndodhej në një banesë në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në trupin e pajetë, ndërsa shkaqet e vdekjes do t’i mësojmë pasi që në vend të ngjarjes të vijë Mjekësia Ligjore. Personi ka jetuar i vetëm dhe ishte i njohur për policinë si përdorues narkotikësh”, tha Elshani

Continue Reading

Aktualitet

Kurti takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare të cilin e falënderoi për angazhimin e gjatë të OSBE-së në Kosovë dhe theksoi përparimin e arritur në fushat e të drejtave të njeriut, demokratizimit dhe sigurisë.

Ai theksoi zhvillimin e vendit si një nga demokracitë më të avancuara në Ballkanin Perëndimor dhe përkushtimin ndaj rritjes ekonomike dhe mirëqenies sociale dhe sigurisë.

Më tej, kryeministri në detyrë Kurti nënvizoi kornizën kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës që garanton të drejta dhe përfaqësim për komunitetet, përtej standardeve ndërkombëtare, duke theksuar nevojën që këto të drejta të shfrytëzohen për integrim.

Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me OSBE-në.

Continue Reading

Aktualitet

Urat e reja, Policia: Qytetarët e veriut të ndihen të sigurt

Published

on

Janë hapur për qarkullim urat të cilat pretendojnë se lidhin qytetin e Mitrovicës, megjithatë ura kryesore e Ibrit mbetet sërish e mbyllur.

Mbi rastin e punimeve dhe hapjes së urave të reja për qarkullim, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, u shpreh se Policia e Kosovës, gjendet kudo për sigurinë e secilin në mënyrë që të zbatohen ligjet e Republikës.

”Unë nuk merrem shumë me politikë, unë e di që në momentin që qeveria e shtetit tim e merr një vendim për me ndërtu një urë dhe e liron për qarkullim ne jemi aty për sigurinë dhe zbatimin e ligjit”.Edhe nëse vjen vetura nga jugu ka me shku në rreth nga jugu, politikisht po mundohemi mos me u përzi shumë në politikë”.

Elshani thotë se shqiptarët nuk kanë më nevojë për urrejtje, por atdhedashuri.

”Shqiptarët nuk kanë nevojë me urrejtë as serbin as Serbinë, shqiptarët kanë nevojë me dashtë vendin e vet. Nga ky moment që kjo urë është lëshuar sot, Policia e Kosovës është përgjegjëse për sigurinë sikur për urën në Gjakovë”, tha ai.

 

Continue Reading

Të kërkuara