Lajmet

​Osmani: Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara dhe të angazhuara për paqe dhe siguri

Osmani priti në takim ë dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale dhe dialogun me Serbinë.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim me Lordin Peach, Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara dhe të angazhuara për paqe dhe siguri.

“Presidentja Osmani vuri në pah se Kosova vazhdon të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar për adresimin e sfidave të sigurisë dhe në këtë kontekst ka kërkuar përfshirje më të madhe të Britanisë së Madhe si një anëtare kyçe e NATO-s dhe një partnere historike e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se duke folur për zhvillimet e fundit në vend, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova në vazhdimësi është palë konstruktive në raport me dialogun me Serbinë, porse pala serbe nëpërmjet përpjekjeve për destabilizim të Kosovës përpiqet ta zhvendosë fokusin nga dialogu.

Presidentja Osmani ka kërkuar që ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë, bashkësia ndërkombëtare ta mbajë një qëndrim unik duke dënuar veprime e tilla dhe duke mos bërë barazimin e palëve kur dihet qartë se kush është agresori.

Sipas presidentes Osmani, në veriun e Kosovës, sfidimi i rendit ligjor dhe juridik po ndodh nga banda kriminale të armatosura, të dirigjuara nga lidershipi i Serbisë, të cilat ndodhen në listën e zezë të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe. Osmani theksoi se është nën përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për ta siguruar sundimin e ligjit, paqes dhe sigurisë në mënyrë të barabartë në të gjithë Republikën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët pa dallim. 

Lajmet

Ambasada gjermane: Moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe dëmton imazhin e Kosovës dhe rrugën e integrimit

Published

on

By

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, është deklaruar për moscertifikimin e kandidatëve për deputet të Listës Serbe.

Kjo ambasadë  thekson se moscertifikimi e dëmton imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe ka ndikim negativ në rrugën drejt integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Tutje, në reagim thuhet se zgjedhjet dhe përgatitjet teknike duhet të jenë të lira nga manovrimet politike të akterëve politikë.

Siç e theksuam javën e kaluar, procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë. Sjellja penguese e disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët refuzojnë të verifikojnë Listën Serbe dhe kandidatët e saj, ndikon negativisht në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe në rrugën e saj drejt integrimit evropian”, kanë thënë për Kosovo-Online Ambasada gjermane.

Continue Reading

Lajmet

Terras: Kontingjenti gjerman i KFOR’it më njoftoi për sigurinë në Kosovë

Published

on

By

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, po vazhdon vizitat e tij nëpër Kosovë.

Ai njoftoi se ka qëndruar në Prizren për t’u takuar me komunitetin e inovacionit, ndërsa më pas ka shkuar në selinë e KFOR-it për t’u informuar për situatën e sigurisë.

Ditë produktive në Kosovë si raportues i Parlamentit Europian për Kosovën. Nga komuniteti i inovacionit dhe teknologjisë në Prizren, deri te një informim strategjik për sigurinë në selinë e KFOR-it me kontingjentin gjerman. Këto të dhëna janë thelbësore për stabilitetin dhe përparimin në mbarë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në X.

Continue Reading

Lajmet

​Kjo është përgjigja e Kurtit, kur pyetet për reagimin e ambasadës së SHBA-së për moscertifikimin e Listës Serbe

Published

on

By

Është çështje e Komisionit Qendror Zgjedhor, ka thënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, derisa është pyetur për moscertifikimin e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe. Kurti është shprehur më i rezervuar të komentojë edhe reagimin e ambasadës së SHBA-së për LVV-në pas moscertifikimit të Listës Serbe nga KQZ-ja, vendim i cili më pas u rrëzua nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Pyetjes për deklaratën e Ambasadës Amerikane, e cila kishte thënë se “Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse”, Kurti iu përgjigj shkurt se janë çështje të ambasadës dhe se ai është kryeministër në detyrë i Kosovës.

Ajo është çështje e Ambasadës Amerikane, është çështje e KQZ-së, unë jam kryeministër i Republikës së Kosovës”, tha ai.

KQZ-ja të mërkurën nuk certifikoi kandidatët për deputetë të Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

KQZ edhe javë më parë nuk certifikoi Listën Serbe si parti për të marrë pjesë në zgjedhje, mirëpo pas ankesës së tyre, PZAP dhe më pas edhe Gjykata Supreme certifikuan të njëjtën.

Në lidhje me moscertifikimin e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe, të enjten reagoi edhe Demokracia në Veprim (DnV), duke shprehur shqetësimin se “ky nuk është rasti i parë që KQZ devijon nga praktikat e mëparshme dhe nga vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme”.

Continue Reading

Lajmet

KQZ: Fillon regjistrimi për votim të personave me nevoja të veçanta

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka nisur procesi i regjistrimit për votim të personave me nevoja të veçanta, në kuadër të zgjedhjeve që do të mbahen më 28 dhjetor në Kosovë.

Sipas KQZ-së, qytetarët që për shkak të aftësisë së kufizuar ose nevojave të veçanta nuk mund të votojnë në qendrën e tyre të votimit, mund të aplikojnë për të votuar nga shtëpia përmes ekipeve mobile.

Afati për regjistrim është caktuar nga 11 deri më 21 dhjetor 2025. Aplikimet mund të bëhen përmes platformës zyrtare të KQZ-së: vpnv.kqz-ks.org, ose fizikisht në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Për informacione shtesë, KQZ ka vënë në dispozicion këto kontakte:
WhatsApp / Viber: +383 46 13 00 13
Linja pa pagesë: 0800 55 555

 

Continue Reading

Të kërkuara