Lajmet

​Osmani dhe ambasadori i Austrisë flasin për zgjedhjet e 14 shkurtit

Publikuar

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu priti sot në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, ku diskutuan për zhvillimet e fundit në vend si në rrafshin e pandemisë e po ashtu edhe për zgjedhjet që do të mbahen së shpejti.

Sipas një komunikate të Presidencës, në takim u diskutua për rëndësinë që kanë zgjedhjet dhe për nevojën për të garantuar një proces demokratik dhe transparent.

“Në takim u vunë në pah raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Austrisë, duke konfirmuar përkushtimin e të dy shteteve për avancimin e këtyre raporteve. Të dy palët potencuan rëndësinë e kujdesit nga Covid-19, ngase zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen në kohë pandemie”, thuhet në njoftim.

Lajmet

​Konjufca: Heroi Ilaz Kodra, ndër figurat më emblematike të UÇK-së

Publikuar

nga

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot një seancë solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve dhe martirëve të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila i përket bërthamës themeluese të kësaj ushtrie të lavdishme në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari.

“Heroi Ilaz Kodra, është ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila i përket bërthamës themeluese të kësaj ushtrie të lavdishme në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari. I rritur e i formësuar në frymën kombëtare e patriotike që në rininë e tij, Ilaz Kodra nuk kishte asnjë iluzion se Kosova mund të çlirohej nga Serbia pa luftë të armatosur. Prandaj, pikërisht për këtë arsye u bashkua me Adem Jasharin, Hamës Jasharin, Zahir Pajazitin e të tjerë në Njësitin e parë ushtarak që ishte bërthama e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky grup patriotësh që i përkasin kronikës më të lavdishme të historisë tonë, e panë të parët lirinë e Kosovës, prandaj sakrifikuan çdo gjë që këtë liri ta shoh e të gëzojë i gjithë populli ynë. E sot ne u falem me nderim që e dhënë jetën dhe sakrifikuan për çlirimin e Kosovës nga Serbia”, theksoi ai.

Kryeparlamentari Konjufca theksoi se Serbia e donte Kosovën pa shqiptarë, prandaj sipas tij, lufta e saj ishte gjenocidale.

“Kontributi i komandantit Ilaz Kodra për organizimin dhe strukturimin e luftës çlirimtare është i hershëm sikurse pjesëmarrja e tij në luftë e nëpër shumë aksione të pandalshme deri kur ra në altarin e lirisë më 30 prill të vitit 1999 në mbrojtje të popullatës civile, e cila po sulmohej nga të gjitha anët nëpër fshatrat e Drenicës… Serbia nuk i kurseu civilët, ata gjithmonë ishin caku i saj, sepse Serbia e donte Kosovën pa shqiptar. Prandaj, lufta e saj ishte gjenocidale, sepse ajo vrau fëmijë, gra e pleq. Gjaku I këtyre të pafajshmëve kurrë nuk do të falet dhe kurrë nuk do të harrohet nga ne, por do ta kujtojmë Serbinë si kriminale dhe gjenocidale, e cila ende nuk është penduar dhe nuk e ka ndryshuar orientimin dhe kursin e saj politik”, tha ai.

Më 30 prill janë bërë 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, i cili ka qenë pjesë e celulave të para të UÇK-së dhe pjesëmarrës i të gjitha luftërave në Drenicë dhe rrethinë. Ilaz Ismajl Kodra u lind më 3 maj 1966 në lagjen Kodra të Prekazit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka emëruar Mentor Latifin ambasador të Kosovës në Zvicër. Njoftimin e ka publikuar vet presidentja në platformën X.

“Ambasadorit të emëruar Mentor Latifi i urova suksese në detyrën e tij si ambasador i ri i Republikës së Kosovës në Konfederatën Zvicerane. Jam i bindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, një aleat i vjetër dhe shtëpia e shumë anëtarëve të diasporës sonë të gjallë”, tha Osmani.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Osmani: Ilaz Kodra ishte dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë, ka thënë se komandanti Kodra ishte “dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari”.

Ajo theksoi se sulmet e regjimit gjenocidal të Serbisë mbi fshatrat e Drenicës, kishin për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar.

“Përballë regjimit kriminal të Serbisë Ilaz Kodra me bashkëluftëtarët qëndruan të vendosur për të luftuar për idealet e lirisë, drejtësi dhe dinjitet shtetëror. Heroi Ilaz Kodra, ndoqi idealin e komandantit Adem Jashari, duke e konsideruar lirinë si të pa negociueshme dhe sublime të popullit të tij ndaj edhe u përjetësuar. Ilaz kodra ashtu siç e nisi aktivitetin e tij patriotik edhe e përfundoji duke mbrojtur dinjitetin dhe identitetin tonë kombëtar. Kauza e tij ishte liria, andaj ai ra për liri dhe shtet. Ilazi nuk u kthye ne shtëpinë e tij por Kosova e lirë dhe e pavarur mbeti shtëpia e tij e përjetshme. Heronjtë janë më shumë se sa shtatore në bronze, ata janë kujtesa jone e përhershme, janë themeli mbi të cilin është krijuar shteti jonë”, ka thënë ajo.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Nis seanca në nderim të rënies së komandantit Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve e martirëve në Drenicë

Publikuar

nga

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë.

Ne këtë seancë të pranishëm janë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, familjarë të komandantit Kodra, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku.

Seanca ka filluar me intonimin e himnit shtetëror dhe kombëtar.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara