Lajmet
Oda Amerikane shpreh shqetësimin e saj lidhur me rangimin e Kosovës në Indeksin e Lirisë Ekonomike
OEAK i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të ndjekë një agjendë aktive të zhvillimit ekonomik.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiOda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj lidhur me renditjen e Kosovës në Indeksin e Lirisë Ekonomike të Heritage Foundation për vitin 2022, ku vlerësimi i përgjithshëm i Kosovës është nën mesataren rajonale.
Në një komunikatë për media, OEAK vlerëson se në një kohë kur Kosova ka nevojë për nxitjen dhe tërheqjen e investimeve të brendshme dhe të jashtme, vlerësimi i ulët i vendit për liritë ekonomike demonstron domosdoshmërinë e një qasje aktive të institucioneve të shtetit për të adresuar çështjet që lidhen me indikatorët e sundimit të ligjit, madhësinë e qeverisë dhe efikasitetit rregullativ, me fokus në çështjet pronësore, efektshmërinë gjyqësore, integritetin e qeverisë, ngarkesën tatimore, shpenzimet qeveritare, shëndetin fiskal, lirinë afariste dhe lirinë e punës.
“Oda Amerikane është veçanërisht e shqetësuar lidhur me trendin përkeqësues pesëvjeçar të lirisë ekonomike, ku vendi ka shënuar rënie në fund të kategorisë së shteteve me “Liri mesatare”, si dhe reagimin jo të duhur të Qeverisë karshi krizës VODI19 në aspektin e rreptësisë, me renditje në vendin e 91-të globalisht, shqetësim ky i ngritur në mënyrë të vazhdueshme nga Oda Amerikane dhe organizatat e tjera të sektorit privat në vend”, thuhet në komunikatë.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të ndjekë një agjendë aktive të zhvillimit ekonomik, duke adresuar në mënyrë urgjente indikatorët me vlerësim më të ulët.
“Duke shprehur shqetësimet lidhur me faktin se mekanizmat dialogues si Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime nuk janë mbledhur për më shumë se një vit, Oda Amerikane i kërkon Qeverisë të ketë dialog aktiv publiko-privat i cili mes tjerash i sjell përfitime vendit dhe përparimit ekonomik të tij”, përfundon reagimi i OEAK.
Lajmet
“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët me 27 nëntor
Published
12 minutes agoon
November 24, 2025By
UBTnews
Kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të jenë të hapura për qytetarët me rastin e Ditës së Forcës që do të jetë me 27 Nëntor.
“Forca e Sigurisë së Kosovës ju fton të merrni pjesë në “Ditën e Hapur”, që do të mbahet me rastin e Ditës së Forcës, më 27 Nëntor, nga ora 09:00 deri në ora 14:00. Në kazermën “Adem Jashari “ në Prishtinë nga ora 09:30 do të jenë të pranishëm udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë e ambasador të vendeve mike. Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në: Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan. Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë ditë feste”, thuhet në njoftim./EO
Lajmet
Kjo është thirrja e punëtorëve të RTK-së karshi Kurtit
Published
38 minutes agoon
November 24, 2025By
UBTnews
Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) nga sot kanë nisur grevën e përgjithshme dyorëshe për shkak të mosmarrjes së pagave. Përfaqësuesit sindikalë të RTK-së i bëjnë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të ndërmarrë veprime të menjëhershme ligjore dhe të gjejë zgjidhje për t’i siguruar buxhetin RTK-së. Në të kundërtën, ata thanë se do t’i ashpërsojnë masat, mes tjerash edhe bojkotimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, si dhe mospërcjelljen e aktiviteteve politike.
Përfaqësuesi i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, Gëzim Bimbashi, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duhet t’i sigurojë buxhetin RTK-së, pasi ka zgjidhje ligjore për një gjë të tillë.
“Prej sot jemi në grevë dyorëshe. Ne herët kemi hyrë në edicion të lajmeve, në vendin e punës tonë ku punojmë çdo ditë, për me shpreh pakënaqësinë tonë. Po hyjmë në muajin e dytë pa asnjë sinjal nga askush, andaj injorimi i kërkesave tona na ka sjellë deri këtu. Na kanë injoruar kërkesat si sindikatë dhe i kemi bërë thirrje më herët Kuvendit, por u shpërnda Kuvendi. Tash po bëjmë thirrje te qeveria, te kryeministri Kurti. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të ndërmarrë veprime të menjëhershme ligjore dhe të gjejë zgjidhje, pasi ka zgjidhje ligjore. Gjatë kësaj kohe unë kam takuar avokatë dhe njohës të ligjit dhe më janë prezantuar disa nga format që qeveria mund t’i ndërmarrë shumë shpejt dhe nuk bien në kundërshtim me ligjin. Prandaj kjo mbetet në vullnetin e qeverisë dhe kryeministrit Kurti për të gjetur ndonjë zgjidhje”, tha ai.
Në të kundërtën, Bimbashi tha se do t’i ashpërsojnë masat, madje do të bojkotojnë të gjitha aktivitetet politike si dhe fushatën elektorale.
“Në fund të kësaj jave do t’ju njoftojmë për masat e tjera. Fillimisht kemi shkuar me grevë dyorëshe dhe nga fundi i javës do të dalim me qëndrime për të vazhduar tutje. Greva nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë çdo ditë. Ne, nëse nuk bëhet një zgjidhje, do të kërkojmë që të pezullohet mbulimi i fushatës elektorale, jo prej qejfit dhe dëshirës”, shtoi Bimbashi.
Në anën tjetër, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, tha se situata e RTK-së është e paprecedent dhe e papranueshme për AGK-në. Duke shprehur përkrahjen ndaj grevës së RTK-së, ai tha se sigurimi i buxhetit për RTK-në është në dorën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati.
Ai bëri thirrje që të ndalohet presioni politik dhe financiar ndaj RTK-së.
“Kjo është një situatë e paprecedent dhe e papranueshme për transmetuesin publik. Ne e përkrahim grevën e sotme, përkrahim edhe masat e tjera në të ardhmen që sindikata mund t’i marrë, siç u përmend edhe bojkotimi i fushatës zgjedhore që do të ishte hapi minimal i ngjarjeve politike. Si AGK, që e kemi thënë edhe të kaluarën, ka vetëm një adresë të përgjegjësisë që është Qeveria e Kosovës. Gjithçka është në dorën e kryeministrit Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati. Tashmë kanë edhe një përparësi për të ndërmarrë hapa pasi nuk janë ligjërisht deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë vetëm kryeministër në detyrë dhe ministër në detyrë. Një argument më shumë për të marrë një vendim dhe për të ndarë buxhetin për tre muaj”, theksoi ai.
Sindikatat paralajmërojnë se greva do të vazhdojë deri në alokimin e buxhetit për RTK-në dhe, përveç grevës, do të organizojnë edhe protestë para Qeverisë dhe Kuvendit ditët në vijim. Në mungesë të pagave dhe zgjidhjes institucionale, sipas tyre rrezikohet funksionimi i programeve dhe misioni publik i transmetuesit të vetëm në vend.
Lajmet
AKP zbulon kërkesat për blerje direkte të aseteve, ja çfarë përfshin lista
Published
41 minutes agoon
November 24, 2025By
UBTnews
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), në kuadër të angazhimeve për rritjen e transparencës dhe efikasitetit, ka publikuar në ueb-faqen e saj zyrtare listën e kërkesave për blerje direkte të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore. Lista është përgatitur nga Divizioni i Shitjeve Direkte i AKP-së dhe përfshin të gjitha kërkesat e evidentuara ndër vite.
Sipas AKP-së, aktualisht figurojnë 1,116 kërkesa të pashqyrtuara, të renditura sipas datës së dorëzimit dhe që mbulojnë periudhën nga viti 2015 e deri më sot. Këto kërkesa nuk janë trajtuar ende për shkak të rrethanave të ndryshme ligjore dhe teknike, si masat e përkohshme të vendosura nga gjykatat, çështjet kadastrale, mospërputhjet ndërmjet gjendjes grafike dhe asaj tekstuale, rastet e aseteve të përfshira në proceset e shpronësimit nga Qeveria, si dhe situata të tjera që kërkojnë verifikim të detajuar para vendimit përfundimtar.
AKP thekson se publikimi i kësaj liste është pjesë e përkushtimit për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies ndaj palëve të interesit dhe publikut, duke synuar administrimin sa më të përgjegjshëm të aseteve shoqërore dhe rritjen e vlerës së tyre.
Lista do të azhurnohet në mënyrë të rregullt, ndërkohë që palët e interesuara ftohen që të dërgojnë vërejtjet e tyre me shkrim nëse konstatojnë pasaktësi në të dhënat e publikuara. Këto mund të dorëzohen fizikisht në AKP ose përmes email-it zyrtar: [email protected]./KP
Lajmet
“Pa paga s’ka punë”, punëtorët e RTK-së që 24 ditë pa paga, futen në grevë dy orëshe
Published
2 hours agoon
November 24, 2025By
UBTnews
Greva është zëri ynë”, “Pa paga s’ka punë”, “Rrogën tonë e kërkojmë”, janë disa nga pankartat të cilat punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) po i mbajnë në duar teksa paralajmëruan se nga sot janë futur në grevën e përgjithshme.
Punëtorët e RTK-së janë futur në ditën e 24 të muajit nëntor dhe ende nuk kanë marrë pagat e tyre. Ata që nga fillimi i muajit kanë kërkuar nga Qeveria që të bëhet një zgjidhje, por kjo ende nuk ka ndodhur, e të njëjtit iu ishin drejtuar të gjitha institucioneve të vendit, por edhe këtu pa ndonjë rezultat.
Ata kanë paralajmëruar se greva e filluar nga ora 11:00 do të vazhdojë deri në ora 13:00./EO
“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët me 27 nëntor
Pse nuk duhet të lani veturën në temperatura shumë të ulëta?
Ky është “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kjo është thirrja e punëtorëve të RTK-së karshi Kurtit
AKP zbulon kërkesat për blerje direkte të aseteve, ja çfarë përfshin lista
Lëngjet e gazuara shkaktojnë probleme serioze me mëlçinë!
Ish‑e fejuara e Liam Payne, Maya Henry, po përgatit dokumentar rreth marrëdhënies së tyre
Ky frut ‘i shëndetshëm’ mund të dëmtojë tretjen tuaj
Ndahet nga jeta Ornella Vanoni, zëri i pavdekshëm i Italisë
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së fiton grant prestigjioz kërkimor në Universitetin Çarls të Pragës
