Lajmet

​Oda Amerikane kundër tërheqjes së kursimeve pensionale

Reagon OEAK.

Published

on

Në kohën kur iniciativa për ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës është vënë në agjendën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit shqetësimin e saj lidhur me aprovimin e mundshëm të ndryshimeve të propozuara të cilat do të bënin të mundur tërheqjen e një pjese të kursimeve të kontribuuesve pensionalë.

OEAK përmes një komunikate thotë se duke mirëkuptuar shqetësimin e iniciuesve dhe ithtarëve të ndryshimeve të propozuara për sa i përket ngritjes së kostos së jetesës, Oda Amerikane rikujton se tkurrja e kursimeve pensionale në llogari të përballimit të sfidave aktuale cenon prospektet për jetë të dinjitetshme pas moshës së pensionimit.

“Po ashtu duke pasur parasysh që një pjesë e fondeve të kursimeve pensionale janë të investuara në bonot e thesarit, tkurrja e mundshme e fondeve do të cenojë edhe mundësitë e shtetit për realizim të investimeve kapitale, e cila në anën tjetër do të ngadalësojë edhe rritjen ekonomike. Përfitimet afatshkurta socio-ekonomike nga të mundësuarit e tërheqjes së kursimeve pensionale nuk do të tejkalonin në asnjë mënyrë pasojat negative të një mase të tillë. Prandaj politikbërësit në Kosovë, shumica qeverisëse dhe opozita parlamentare, por edhe hisedarët e tjerë, duhet të përfshihen në dialog gjithëpërfshirës me qëllim të identifikimit të masave të duhura për tejkalim të krizës aktuale dhe asaj që mund të pasojë në muajt në vijim”, thuhet në njofitm.

Lajmet

PDK-së i bashkohet iniciativa “Demokracia” e Shkumbin Demaliajt të Deçanit

Published

on

By

Iniciativa qytetare “Demokracia” e Shkumbin Demaliajt të Deçanit i është bashkuar, përkatësisht shkrirë në, Partinë Demokratike të Kosovës, njoftoi kryetari i këtj subjekti, Bedri Hamza.

“Partisë Demokratike të Kosovës, sot zyrtarisht i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar. Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!”, shkroi Hamza./EO

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi në IFM: Bashkëpunimi në të gjitha nivelet është çelësi për të përballuar kërcënimet digjitale

Published

on

Në kuadër të Annual Conference and Internet Freedom Meet (IFM) 2025, i cili po mbahet në Prishtinë, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte i ftuar në diskutimin rajonal mbi keqpërdorimin e inteligjencës artificiale (AI) në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: nga imitimi deri te dhuna digjitale.

Gjatë panelit u diskutua mbi mënyrat se si inteligjenca artificiale përdoret për mashtrime, imitime dhe dhunë seksuale të lehtësuar nga teknologjia, si dhe masat që duhet të ndërmerren për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve në një kontekst global të rrezikut dhe keqpërdorimeve digjitale.

Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet – lokal, organizativ, nacional, rajonal dhe global – për të krijuar sisteme të zgjuara dhe të decentralizuara, që mund të bashkëveprojnë në mënyrë efikase dhe të sigurojnë mbrojtje nga kërcënimet digjitale:

“Ne duhet të punojmë së bashku në të gjitha nivelet dhe të krijojmë një aleancë globale për t’u përballur me kërcënimet e inteligjencës artificiale. Institucionet duhet të kenë kapacitete dhe sisteme të decentralizuara, të ndërveprojnë pa vonesa dhe të ndërtojnë besim, për të menaxhuar këto zhvillime teknologjike në mënyrë efikase”, theksoi Rektori Hajrizi.

Ai gjithashtu nënvizoi sfidat dhe mundësitë që paraqet AI për Kosovën:

“Ne po ecim shpejt drejt identifikimit të përmbajtjes së gjeneruar nga AI dhe jemi duke punuar për të rritur transparencën e këtyre zgjidhjeve, duke e studiuar dhe analizuar procesin nga pikëpamja kërkimore”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Paneli, i moderuar nga Aida Mahmutović, Menaxhere e Projektit për të Drejtat Digjitale në BIRN Kosovo, solli ekspertë dhe aktivistë nga rajoni dhe jashtë tij, duke përfshirë: Snežana Nikčević, Civic Tech Advocate, NGO 35mm, Mali i Zi; Alba Brojka, Eksperte e Teknologjisë dhe Politikave Digjitale, Shqipëri; Feđa Kulenović, Universiteti i Sarajevës (pjesëmarrje online).

Ky panel u zhvillua në kuadër të konferencës vjetore të IFM 2025, ku morën pjesë gjithashtu Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zyrtarë të BE-së dhe liderë lokalë, duke ofruar një platformë të rëndësishme për dialog mbi të drejtat digjitale, sigurinë online dhe përgjegjësitë e institucioneve në epokën e transformimit digjital.

Continue Reading

Lajmet

Kjo është gjendja e gruas që u sulmua me sëpatë nga burri i saj në Lipjan – Syla jep detaje

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lipjan, ku një burrë  ka sulmuar bashkëshorten e tij me një sëpatë

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa drejtori i Qendrës së Emergjencës, Naser Syla, ka deklaruar se gjendja e saj është stabile. Sipas Sylës, ajo po vazhdon trajtimin mjekësor.

Gjendja e saj është stabile, sipas të gjitha gjasave po vazhdon trajtimin Neurokirurgji“, tha Syla.

Continue Reading

Lajmet

KQZ kufizon shpenzimet e fushatës, kaq mjete mund të shpenzojnë subjektet politike

Published

on

By

KQZ mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike të cilat do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 2,047,149 euro, pra jo më pak se një (1) euro për votues të regjistruar.

Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 2,076,422./EO

Continue Reading

Të kërkuara