Lajmet

​Një polic po trajtohet në Klinikën Torakale pas lëndimit të mbrëmshëm

Pacienti është jashtë rrezikut për jetë.

Publikuar

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 8:30, një pjesëtar i Policisë së Kosovës i lënduar mbrëmë është pranuar në Qendrën Emergjente, pasi mori trajtimin e nevojshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Ekipi i Klinikës Emergjente bashkë me mjekët konsultantë nga klinikat përkatëse kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe sipas mjekëve, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Torakale.

Lajmet

Osmani: E ardhmja e Kosovës është në familjen euroatlantike

Publikuar

nga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani tha në Samitin e Kopenhagës për Demokraci se për Kosovën e ardhmja në familjen euroatlantike është vetë realiteti. Ajo tha se Bashkimi Evropian dhe NATO mbeten ndër aleancat më të njohura në historinë moderne.

“Jemi dëshmitar të një sulmi të pandalshëm ndaj vlerave demokratike nga autokratët që e shohin demokracinë si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj ambicieve të tyre. Sa më e madhe të jetë dëshira e tyre për ta minuar demokracinë aq më e fortë duhet të jetë vendosmëria jonë për ta luftuar. Jam krenare që qëndroj në këtë podium të sotëm për të ndarë me juve një këndvështrim në historinë e Kosovës si tregim i shpresës si tregim I demokracisë që jep rezultat”, tha Osmani mes tjerash.

Sipas saj, demokracia më e gjallë në rajonin tonë është testament i vërtetë i asaj se si fati i një populli mund të transformohet kur jepet një rrugëtim drejtë pavarësisë, lirisë e demokracisë duke dalë nga hiri i një lufte gjenocidale.

“Siç e dini Kosova kufizohet me Serbinë vend që është dëshmuar të jetë dorë e zgjatur shumë lojale e Rusisë që përpiqet të luaj me ato lojërat e Putinit në Ballkan Perëndimor duke hapur një front të ri ndaj perëndimit sepse ky efekti shpërndarës me të cilin Rusia do të arrinte shpërqendrimin e vëmendjes nga Ukraina, kjo do të ishte shumë e nevojshme për ta. Puna që mbajmë bashkë me aleatët tanë, NATO-n, për të siguruar që Kosova të mbetet e sigurtë e stabile, është një gjë që bëjmë çdo dite çdo orë”, tha ajo.

E para e vendit tha se kemi rritur bashkëpunimin me aleatët tanë për tu siguruar që çdo qëllim destabilizues në kufirin verior të Kosovës të kthehet mbrapshtë.

“Vitin e kaluar patëm një sulm paramilitar që shkoi deri në akt të agresionit nga Serbia, por që arritëm ta kthenim mbrapshtë përkundër madhësisë së sulmit, sepse bashkëpunuam me aleatët tanë. Kjo nuk do të thotë që nuk do të përpiqen prapë në të ardhmen, ajo që nënkuptohet këtu është që ne do të jemi të suksesshëm për t’i ndalur që në orët e para”, tha Osmani.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Një grua sulmohet seksualisht në Lipjan

Publikuar

nga

Policia e Kosovës njofton se një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person në Lipjan. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në ora 18:40, derisa i dyshuari është arrestuar.

“Lipjan 13.05.2024-18:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me asociacionin, Krasniqi: Sinjal i keq për komunitetet joshumicë

Publikuar

nga

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës përfitojnë veçanërisht komunitetet joshumicë.

Sipas tij, kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë nga lidershipi aktual i Evropës me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe është sinjal shumë i keq për komunitetet joshumicë në Kosovë.

“Së pari, Asociacioni nuk është kërkesë e serbëve të Kosovës. Me Kushtetutë, serbët e Kosovës e kanë të drejtën dhe lirinë e asociimit si çdo komunitet tjetër. Së dyti, me këtë kushtëzim, krerët e disa prej shteteve evropiane fatkeqësisht po tregojnë se nuk u intereson edhe aq fuqizimi i komuniteteve tjera joshumicë në Kosovë, si rom, ashkali, egjptian, turk, goran e të tjerë, të cilët më së shumti do të përfitonin nga mekanizmat e Këshillit të Evropës”, ka shkruar ministri Elbert Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Sipas tij së treti, prioritizimi dhe insistimi në mekanizma e entitete një etnike rrezikon që në Kosovë të krijohet një superkomunitet joshumicë, duke e shthurur kështu harmoninë kushtetuese që ekziston ndërmjet komuniteteve joshumicë.

Si qytetar i kësaj republike e së dyti si egjiptian në Kosovë, ministri Elbert Krasniqi tha se kjo e shqetëson jashtëzakonisht shumë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

OKB: 450 mijë njerëz u larguan nga Rafah gjatë javës së kaluar

Publikuar

nga

Agjencia e OKB-së në Gaza njoftoi se rreth 450 mijë njerëz janë larguar nga Rafah javën e kaluar, të paktën një e treta e popullsisë që ndodhej në zonë pas intensifikimit të sulmeve ushtarake izraelite.

Njerëzit po largohen nga Rafah pas thirrjeve izraelite për evakuim para një ofensive të madhe tokësore të planifikuar.

“UNRWA vlerëson se gati 450 mijë njerëz janë zhvendosur me forcë nga Rafah që nga 6 maji. Njerëzit përballen me lodhje të vazhdueshme, uri dhe frikë. Askund nuk është vendi i sigurt. Një #armëpushim i menjëhershëm është shpresa e vetme”, thuhet në njoftimin e agjencisë.

OKB-ja dhe grupet humanitare kanë vlerësuar se diku mes 1.2 dhe 1.4 milion njerëz jetonin në zonën Rafah para se të fillonte ofensiva ushtarake izraelite në pjesën lindore të qytetit javën e kaluar./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara