Lajmet

​Një pjesë e Rahovecit dhe fshati Brestovc mbesin pa ujë

Published

on

Pa ujë të pijes ka mbetur një pjesë e qytetit të Rahovecit dhe fshati Brestovc. KRU “Gjakova” njofton se pa furnizim me ujë kanë mbetur për shkak të një defekti të gypit kryesor në njësinë e Rahovecit, e në të cilin gyp është dashur të intervenohet.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se kemi defekt në gypin kryesor fi 200 në njësinë e Rahovecit! Për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, mbesin pa furnizim me ujë të pijes një pjesë e qytetit të Rahovecit dhe fshati Brestovc. Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrë të gjitha masat e duhura, që të rikthejnë sa më parë furnizimin me ujë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.

Bota

​Trump: Nëse e humbasim apelin për tarifat, do të jetë një katastrofë ekonomike

Published

on

Presidenti amerikan i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Apelit që shpalli të paligjshme shumicën e tarifave tregtare të vendosura gjatë administratës së tij.

Nëse administrata Trump humbet apelimin e saj në Gjykatën Supreme të tarifave, kjo do të ishte një katastrofë ekonomike ka thënë presidenti Trump.

Ai e tha këtë në emisionin radiofonik të Scott Jennings, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara do të keqtrajtoheshin dhe do të talleshin nga vendet e tjera nëse nuk do të ruanin tarifat.

/S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Vdes gazetari i njohur Italian Emilio Fede

Published

on

Gazetari i njohur italian, ish-drejtor i Tg4, Emilio Fede ka vdekur në moshën 94-vjeçare. Lajmin e konfirmoi vajza e tij, Sveva për gazetën italiane ”Corriere della Sera” pasi që gjendja e tij ishte përkeqësuar ditët e fundit.

Fede ishte një nga figurat ikonike të televizionit italian, një karrierë që filloi në RAI në vitet 1960, si korrespondent lufte, vazhdoi si drejtor i Tg1, dhe më pas me ardhjen e tij në ”Fininvest”, ku Silvio Berlusconi e emëroi për të drejtuar Tg4.

Për 20 vjet, nga 1992 deri në 2012, edicioni i tij i lajmeve ishte zëri më hapur pro Berlusconit në ekranin televiziv, i dashur dhe i urryer, ndonjëherë karikaturizuar, por padyshim i dallueshëm për tonin e tij gjithmonë të tepruar.

“Jam redaktori më i kritikuar, por edhe më i ndjekuri”, pretendonte ai.

Me editorialet e tij, Fede mishëronte një epokë televizive dhe një stil unik të gazetarisë.

Karriera e tij profesionale përfundoi papritur në 2012, kur ai u largua nga ”Mediaset”, pas përfshirjes së tij në hetimin e skandalit ”Ruby”.

Periudha e fundit e jetës së tij u ndikua gjithashtu thellë nga humbja e bashkëshortes, Diana De Feo, gazetare dhe më pas deputete e ”Forza Italia”, me të cilën u martua në 1963.

Ajo vdiq në qershor 2021, dhe vdekjen e saj ai vetë e quajti si dhimbjen e tij më të madhe.

/S.K/KP/Libero Magazine/

Continue Reading

Aktualitet

​Paga shtesë për punonjësit e angazhuar në shuarjen e zjarreve në Shqipëri

Published

on

Këshilli i Ministrave në Shqipëri vendosi të shpërblejë financiarisht të gjithë personelin shtetëror të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve gjatë kësaj vere.

Vendimi, i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe i mbështetur në kuadër të buxhetit të miratuar për vitin 2025, ka për qëllim vlerësimin dhe motivimin e forcave që kanë kontribuar në menaxhimin e emergjencave natyrore, përmes një skeme të strukturuar shpërblimi në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre.

Sipas vendimit, shpërblimi do t’u jepet punonjësve të këtyre institucioneve: Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë; Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile; Policisë së Shtetit; Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi; Shërbimeve të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në nivel bashkiak.

Shuma e shpërblimit do të përcaktohet sipas ditëve të angazhimit të personelit në operacionet e shuarjes së zjarreve: 1 deri në 7 ditë angazhim- shpërblim në masën e 1 page mujore bruto; 8 deri në 15 ditë angazhim -shpërblim në masën e 2 pagave mujore bruto; 16 ditë ose më shumë -shpërblim në masën e 3 pagave mujore bruto.

Efekti financiar për strukturat e përcaktuara do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2025.

Sipas vendimit, në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, në shpenzimet korrente, shtohet fondi prej 193 140 098 lekësh, përkatësisht 145 809 950 lekë në programin buxhetor “Forcat e luftimit”, 43 408 127 lekë në programin buxhetor “Mbështetja e luftimit” dhe 3 922 021 lekë në programin buxhetor “Emergjencat civile”.

Në buxhetin e Ministrisë së Brendshme, në shpenzimet korrente, shtohet fondi prej 69 615 100 lekësh në programin buxhetor “Policia e Shtetit”.

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.

/S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të “Interreg Europe”, si kandidat i parë në këtë rol

Published

on

Shqipëria merr për herë të parë drejtimin e Komitetit Monitorues të programit “Interreg Europe”, duke u bërë vendi i parë kandidat për Bashkimin Europian që mban këtë rol.

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës e konsideroi këtë një hap historik që reflekton rritjen e rolit tonë në bashkëpunimin ndërajonal evropian.

“Me 34 partneritete aktive dhe mbi 30 organizata pjesëmarrëse, Shqipëria po kontribuon realisht në fusha si tranzicioni i gjelbër, inovacioni territorial dhe menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Në dhjetor 2025 Tirana do të presë mbledhjen e radhës të Komitetit me përfaqësues nga 36 vende europiane, një mundësi unike për të promovuar partneritetet tona dhe për të shkëmbyer praktikat më të mira ndërmjet rajoneve.

Kryesimi i Shqipërisë konsiderohet më shumë se një përgjegjësi, një mundësi për të çuar më përpara vizionin europian të vendit.

“Është një tregues i rolit në rritje të vendit tonë në vendimmarrjen evropiane dhe një mundësi për të nxjerrë në pah kontributin e Shqipërisë në projekte konkrete me ndikim rajonal. Ne jemi të përkushtuar ta shfrytëzojmë këtë mandat, jo vetëm për të avancuar rrugën tonë drejt BE-së, por edhe për të sjellë rezultate të prekshme për qytetarët tanë, për bashkitë dhe për komunitetet”, deklaroi Eridana Cano, drejtoreshë e përgjithshme e SASPAC.

/S.K/KP/Interreg Europe/

Continue Reading

Të kërkuara