Lajmet

​Një foshnje me COVID-19 në gjendje të rëndë

Pediatrja kërkoi nga prindërit që të bëhet vaksinimi i fëmijëve.

Published

on

Dy foshnje në Klinikën e Neonatologjisë dhe dy fëmijë në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë të infektuar me COVID-19 dhe po marrin trajtim në këto dy klinika.

Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrie Ismaili, deklaroi se njëra prej foshnjave është në gjendje më të rëndë dhe është me asistencë respiratore dhe në trajtim intensiv.

Kemi aktualisht dy foshnje, tash në këtë valën e fundit të pandemisë, pra të COVID-it. I kemi vazhdimisht rastet të cilat po pranohen dhe trajtohen në kliniken tonë. Zakonisht janë foshnje të cilat vinë nga shtëpia. Këto foshnje janë foshnje në termin, njëra është 18-ditëshe, tjetra është katër ditëshe, nga momenti kur janë pranuar. Aktualisht e kemi një foshnje që është në gjendje më të rendë është me asistencë respiratorë dhe mbetet tutje me trajtim intensiv”, tha ajo.

Doktoresha Ismaili rekomandon të gjitha nënat që rezultojnë pozitivë më COVID-19 të kenë kujdes gjatë kujdesit me foshnjën dhe gjatë kohës së ushqyerjes ta mbajnë maskën. Ajo ka theksuar edhe rëndësinë e vaksinimit me rregull për foshnjat.

Ajo ka treguar edhe për simptomat e foshnjave të cilat janë me COVID.

Foshnjat të cilat vijnë janë me temperaturë të lartë trupore, me vështirësi respiratorë. Kryesisht janë forma të lehta…1:16 Foshnjat të cilat janë COVID pozitive, janë simptome pothuajse të njëjta edhe me patologjitë e tjera, me sëmundjet e tjera. 1:22 Në rastet kur kanë temperatura të larta trupore duhet të referohen, udhëzohen menjëherë të mjeku. Ata pastaj e bëjnë vlerësimin dhe nëse gjendja kërkon trajtim hospilator, atëherë referohen nga ana e mjekut në spital”, tha ajo.

Edhe në Klinikën e Pediatrisë aktualisht janë dy fëmijë të infektuar me COVID-19, por doktoresha në këtë klinikë, Afërdita Selmanaj, se gjendja e tyre është stabile.

Për shkak të shtimit të rasteve të fëmijëve me COVID-19, kemi rihapur repartin e COVID-it, i cili për një kohë ka qenë i mbyllur. Në repartin COVID janë duke u trajtuar dy fëmijë, gjendja e tyre është stabile. Sa i përket kapaciteteve, numri i shtretërve gjithsej është 10 shtretër, mirëpo me mundësi të shtimi nëse paraqitet numri më i madh i rasteve të fëmijëve me COVID-19”, ka deklaruar Selmanaj.

Pediatrja Afërdita Selmanaj tha se mosha e fëmijëve të prekur nga COVID-19 është 1 deri 4 vite. Ajo gjithashtu tregoi simptomat e para që kryesisht fillojnë me rritjen e temperaturës.

Simptomat fillestare kryesisht janë respiratorë, kollitje, temperaturë. Simptomat tek fëmijët zgjasin 7-10 ditë, shumica janë trajtuar në mënyrë ambullatore, ndërsa pacientët që kanë qenë të spitalizuar tek ne zakonisht kanë qëndruar 7-10 ditë në klinikën tonë… Mosha më e prekur nga COVID-19, ka qenë 1 deri 4 vite”, ka theksuar ajo.

Pediatrja kërkoi nga prindërit që të behët vaksinimi i fëmijëve. Ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë miratoi vaksinimin anti-COVID për fëmijët 5 deri në 11-vjeç.

Lajmet

Një shtetas i huaj theret me thikë në Gjakovë, dërgohet për mjekim në QKUK

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, pasi dyshohet se ishte therur me thikë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës, teksa viktima dyshohet se ka pasur dy plagë kur ka pranuar trajtim mjekësor.

Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK teksa Policia ka nisur hetimet për rastin./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Njëmbëdhjetë të vdekur dhe mbi 30 të lënduar nga zjarri në shtëpinë e pleqve në Tuzlla

Published

on

Njëmbëdhjetë njerëz e kanë humbur jetë dhe më shumë se 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që shpërtheu në katin e shtatë të një shtëpie pleqsh në Tuzlla mbrëmjen e së martës, njoftuan të mërkurën autoritetet në kantonin e Tuzllës në Bosnje.

Sipas të dhënave të fundit të pakonfirmuara, 30 persona janë shtruar në spital në Qendrën Klinike Universitare në Tuzlla, ndërsa numri i të lënduarve që deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore është më i lartë.

Viktimat janë banorë të shtëpisë dhe trupat e tyre do të dërgohen për identifikim dhe autopsi, sipas autoriteteve.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Kryetari i Bashkisë së Tuzllës, Zijad Llugaviq, thirri takim të jashtëzakonshëm mëngjesin e së mërkurës, në të cilin do të paraqiten të dhëna rreth shkaqeve të zjarrit, numrit të viktimave dhe gjendjes së të lënduarve.

Në një njoftim zyrtar disa orë pas zjarrit, shtëpia e pleqve konfirmoi numrin e të vdekurve dhe të lënduarve, dhe shtoi se të lënduarit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Tuzllës.

Sipas saj, mes të lënduarve ka edhe oficerë policie, zjarrfikës, punonjës mjekësorë dhe punonjës të shtëpisë së pleqve në Tuzlla./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjermania planifikon tre miliardë euro shtesë për Ukrainën

Published

on

Qeveria gjermane planifikon të rrisë ndihmën financiare për Ukrainën me tre miliardë euro të tjera (3,4 miliardë dollarë) në vitin 2026, tha Ministria e Financave.

’’Fondet kanë për qëllim të mbështesin artilerinë, dronët, automjetet e blinduara dhe zëvendësimin e dy sistemeve raketore ‘Patriot’’, tha ministria.

“Gjermania qëndron fort me Ukrainën dhe është mbështetësja më e madhe e Ukrainës në Evropë”, theksoi ajo.

Ministri i Financave, Lars Klingbeil do të paraqesë një propozim për miratim parlamentar në koordinim me ministrin e Mbrojtjes Boris Pistorius.

Propozimi duhet të diskutohet më pas nga komisioni i buxhetit i Bundestagut.

Projektbuxheti i Gjermanisë për vitin 2026 aktualisht cakton 8,5 miliardë euro për Ukrainën./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Spektakli i Ligës së Kampionëve vazhdon edhe sot

Published

on

Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara të martën ku u ofrua spektakël i vërtetë në ndeshjet e fazës së ligës, Liga e Kampionëve do të vazhdojë edhe sonte me ndeshje të tjera interesante.

Triumfi i Liverpoolit ndaj Real Madridit dhe ai i Bayernit ndaj PSG-s morën vëmendjen kryesore në sfidat e së martës, ndërsa sonte priten ballafaqime ttë tjera mjaftë interesante.

Njëra nga ndeshjet kryesore është ajo ndërmjet Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundit që zhvillohet nga ora 21:00. Të dy skuadrat kanë nga shtatë pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara dhe momentalisht renditen në pozitat tetë dhe nëntë.

Dule tjetër interesant është ai ndërmjet Ajax dhe Galatasaray, ashtu sikur edhe sfida Neëcastle – Bilbao.

Këto janë të gjitha ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve:

/S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara