Lajmet

​Nis vaksinimi në sheshin “Zahir Pajaziti”, termini do të jetë i nevojshëm

Ekipi mobil i vaksinimit do të jetë aty duke filluar nga ora 10:00 e deri në 17:30.

Published

on

Nga sot qytetarët e komunave të ndryshme të Kosovës mund ta marrin dozën e parë të vaksinës anti-COVID në sheshin “Zahir Pajaziti në Prishtinë“, por të gjithë të interesuarit duhet të kenë gjithsesi termin. E nga java e ardhshme ekipe mobile për vaksinim në hapësira publike do të vendosen edhe nëpër komunat tjera. Ndonëse fillimi kishte disa qytetarët që u interesuan dhe morën vaksinën.

Ekipi mobil i vaksinimit në këtë pjesë të sheshit të Prishtinës do të jetë aty duke filluar nga ora 10:00 e deri në 17:30.

Kështu ka bërë të ditur menaxheri i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi i cili tha se ministria e Shëndetësisë ka marr këtë vendim me qëllim që vaksinimi të jetë sa më afër qytetarëve.

“Bazuar në planin e veprimit për vaksinimin në masë të popullatës në kuadër të planit kemi paraparë që të bëhet edhe vaksinimi përmes ekipeve mobile që me një fjalë do të jemi ne më afër qytetarit. Sot për herë të parë është ngritur dhe tenda me ekipe mobile pranë sheshit “Zahir Pajaziti”, por një gjë e tillë do të filloj së zbatuari në nivel vendi dhe në të gjitha vendet që kemi zbatimin e vaksinës kundër COVID-19 ne do kemi të ngritura ekipet mobile[…]Besoj që nga java e ardhshme e tutje gjithmonë bazuar në rekomandimet e që do dalin nga komiteti për vaksinimin do të shohim së zbatuari edhe në nivel vendi”, theksoi ai.

Sipas Bardhit në këtë tendë të vendosur në sheshin “Zahir Pajazit” do të mund të vaksinohen qytetarët vetëm me dozën e parë. Ndërsa, termini për dozën e parë vazhdon të jetë obligativ.

“Tendat do të shfrytëzohen vetëm për zbatimin e dozës së parë së vaksinës dhe asessi të dozës së dytë sepse doza e dytë për shkak të pajisjeve të teknologjisë ato do të jenë në qendrat e mëdha të vaksinimit dhe doza e dytë do të zbatohet atje….Këtu bëhet përjashtim sa i përket zonës së banimit nëse nuk del ndonjë vendim tjetër nga komiteti kur flasim për termine gjithsesi ato duhet të jenë të dëshmuara…Që të vaksinohet sepse atë veçse një apo më shumë arsye kanë prandaj ne kemi dalë që të jemi sa më afër tyre që të dalin dhe të marrin vaksinës sepse kemi pasur shumë herë ankesa të qytetarëve që për shkak të orarit të gjatë të punës po e kanë të pamundur përkundër ndarjes së terminit për të vaksinuar”, tha Bardhi.

Menaxheri I qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi thotë se vendosja e ekipeve mobile në shesh është bërë që të jenë më afër qytetarëve e jo pse ka rënë interesimi I qytetarëve për imunizim, pasi siç u shpreh ai Kosova është lidere në rajon për këtë proces.

“Mbi 600 mijë persona veçse janë të vaksinuar me të dyja dozat, po i afrohemi shifrës 700 mijë dhe aktualisht kemi rreth 200 mijë që kanë marrë dozën e parë. Nëse bëjmë një kalkulim të tillë del me një përqindje se ku kemi arritur me numrin e të vaksinuarve jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon jemi lider në këtë pjesë sa I përket vaksinimi. Interesimi bazuar në grupmoshat që kemi të ngritura për vaksinat jemi në kuotën e normales dhe shpresojmë që edhe ata pak persona që nuk janë të vaksinuar me dozën e parë të jemi ne tani afër tyre”, deklaroi ai.

E qytetari i parë që e mori dozën e parë të vaksinës nga ekipi mobile e vaksinimit kundër COVID-19, të vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” ishte Afrim Ajeti, i cili e ka mirëpritur këtë vendim të ministrisë së Shëndetësisë.

Ajeti u vaksinua ndonëse nuk kishte termin dhe thotë se deri tani nuk u vaksinua vetëm për shkak të procedurave dhe pritjeve në qendrën e vaksinimit “1 Tetori”.

“Jo( nuk kam pas termin), pa termin[…]Shumë mirë[…]kallaballëk atje ku me prit në radhë aty vetëm për ata”, u shpreh Ajeti.

Krahas një tende të vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”, pranë saj ishte vendosur edhe një ambulancë si dhe ishte organizuar edhe hapësira e pritjes prej 15 minutave për ata që vaksinohen.

Ndërkohë vetëm në 24 orët e fundit janë imunizuar me vaksinës kundër COVID-19 5 mijë e 560 qytetarët.

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Në Mitrovicën e Veriut është arrestuar një person pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë të mitur.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 28 korrik 2026, ndërsa në konsultim me prokurorin viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

I dyshuari, pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara