Lajmet

​Nis sot vaksinimi anti-COVID në Shqipëri

Published

on

Në Shqipëri sot do të nisë vaksinimi anti-COVID. Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme dhe pritet t’u injektohet së pari mjekëve dhe infermierëve.

Ditë më parë, ishte vet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që konfirmoi se ishin siguruar 500 mijë doza vaksina nga kompania Pfizer. Dhe ishte po shefi i ekzekutivit shqiptar që njoftoi pasditen e së dielës për nisjen e vaksinimit.

Më herët ishte dhënë afat për nisjen e vaksinimit java e tretë e janarit, me mbërritjen e dozave të para të vaksinës, por duket se dozat kanë mbërritur më shpejtë dhe vaksinimi nis sot.

“Shqipëria buzëqesh” hapet kështu sot në qendrën e parë të vaksinimit në stadiumin “Air Albania” ku tashmë janë gati 60 postacione. Shqipëria buzëqesh” është fushata shtetërore e humane e vaksinimit falas anti-COVID. 

Lajmet

Raste të dhunës në familje në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar disa raste të dhunës në familje në Kosovë.

Në Obiliq, një mashkull dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër mashkull, i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Pas intervistimit nga prokuroria, palët janë liruar dhe rasti është në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë, është arrestuar një mashkull për sulm fizik ndaj një femre. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Gllogoc, një mashkull është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy femra pas një mosmarrëveshjeje. Viktimat janë trajtuar mjekësisht, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Podujevë, pas një mosmarrëveshjeje, një mashkull dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër mashkull, pa shkaktuar lëndime. I dyshuari është liruar me vendim të prokurorit dhe rasti është në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Vushtrri është raportuar për një rast të dhunës psikike ndaj një femre nga një mashkull, i cili ndodhet në arrati. Hetimet për këtë rast vazhdojnë.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për falsifikim dokumentesh

Published

on

By

Policia ka arrestuar një person nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të falsifikimit të dokumenteve në Fushë Kosovë.

Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve të tij shoqëruese, janë konfiskuar pesë vula të ndryshme institucionale, si dhe dokumente të ndryshme përfshirë akte noteriale, diploma dhe kontrata-marrëveshje.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 2,000 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka regjistruar një situatë të qetë në trafik pa asnjë aksident me fatalitet. Megjithatë, janë shënuar 26 aksidente me persona të lënduar dhe 29 të tjerë me dëme materiale.

Në këtë periudhë, janë shqiptuar gjithsej 2,031 tiketa trafiku, duke reflektuar angazhimin e forcave të rendit për të siguruar zbatimin e rregullave në komunikacion.

Sa i përket rendit publik, 18 persona janë arrestuar, ndërsa 12 prej tyre ndodhen në mbajtje. Aktualisht, një person është duke vuajtur dënimin, ndërsa nuk ka persona në ndalim policor.

Policia apelon për kujdes maksimal në trafik dhe respekt të ligjit për të parandaluar aksidentet dhe për të ruajtur sigurinë e qytetarëve.

Continue Reading

Lajmet

Dështimi i 34-të i seancës konstituive

Published

on

By

Seanca e 34-të me radhë e Kuvendit të Kosovës, e cila synonte të zgjidhte ngërçin institucional përmes krijimit të një komisioni ad-hoc për votimin e fshehtë, ka dështuar sërish.

Përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e komisionit nuk gjeti mbështetje nga partitë opozitare. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të propozojnë kandidatët për komision, por asnjëra prej tyre nuk e pranoi ftesën dhe nuk morën pjesë në procesin e votimit.

Në votim morën pjesë vetëm 52 deputetë: 51 votuan për, 1 kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

Pas kësaj, Dehari njoftoi ndërprerjen e seancës dhe caktimin e datës së re për vazhdimin e saj – të premten, më 21 qershor, në orën 10:30.

Continue Reading

Të kërkuara