Kulturë

​Nis ndërtimi i objektit të bibliotekës në Mitrovicë

Punimet pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.

Published

on

Komuna e Mitrovicës ka nisur sot ndërtimin e objektit të bibliotekës së qytetit, “Latif Berisha”. Projekti i financuar nga Komuna e Mitrovicës arrin vlerën prej rreth 700 mijë euro, ndërsa punimet pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ndërtimin e kësaj biblioteke e ka quajtur ndër projektet më të rëndësishme në mandatin e tij qeverisës. Sipas tij, paratë e investuara në arsim, kulturë, sport dhe shëndetësi, nuk janë shpenzim, por investimi më i duhur.

“Për mua është nder, kënaqësi, përgjegjësi, që sot jam këtu bashkë me juve në fillimin e ndërtimit të një prej objekteve ndër më të rëndësishmet në mandatin tim qeverisës. Jo si vlerë financiare, por si peshë dhe rëndësi, sepse çdo para e shpenzuar në arsim, kulturë dhe sport, nuk është shpenzim, është investimi më i duhur. Nuk ka ekonomi dhe prosperitet pa arsim, kulturë dhe pa shëndetësi…Kur kam bërë programin me të cilin kam garuar, kam qenë drejtpërdrejt i involvuar, i kam pasur tre pyetje për veten, kur bëhet ky projekt, sa kushton dhe nga financohet ky projekt. Pa i dhënë përgjigje vetes në këto pyetje, nuk e kam vendosur në program”, ka thënë Hamza.

Valdete Idrizi, drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Mitrovicë, e ka quajtur ditën e sotme historike për qytetin e Mitrovicës dhe qytetarët e saj. Ajo ka thënë se ndërtimi i bibliotekës në qytetin buzë Ibrit, ka qenë jo vetëm nevojë, por domosdoshmëri e kohës.

‘Jam shumë e lumtur, sepse sot me të vërtetë është një ditë historike… Jo se ka qenë nevojë, por ka qenë domosdoshmëri e kohës…Biblioteka e qytetit nuk ka pasur asnjëherë shtëpi të veten, asnjëherë objekt të saj”, ka theksuar Idrizi.

Ndërkaq sipas akademikut Isak Shema, të gjithë qytetarët e vendit i kanë sytë dhe përkushtimin nga Mitrovica.

“Mitrovica është vendi nga i kemi sytë të gjithë dhe ku e kemi përkushtimin tonë, prandaj me padurim presim jo vetëm ndërtimin, por edhe fillimin e punës të kësaj biblioteke”, është shprehur Shema.

Biblioteka në Mitrovicë gjatë periudhës së pasluftës kishte ndërruar disa herë adresë, por që së fundi ishte vendosur në lokacionin e qendrës multifunksionale “Omni Sport”, ku vazhdon të funksionojë edhe sot. 

Magazinë

Humbje për kinemanë: Ndërron jetë aktori i njohur i “Dazed and Confused”

Published

on

Aktori amerikan Nicky Katt, i njohur për rolet e tij në filmat “Dazed and Confused” dhe “School of Rock”, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, John Sloss, për mediat amerikane.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Katt lindi më 11 maj 1970 në South Dakota dhe nisi karrierën si aktor fëmijë në vitet ’80, me paraqitje në seriale si “CHiPs” dhe “Fantasy Island”. Ai u bë i njohur për interpretimin e personazheve kompleksë dhe shpesh të errët, si në filmat “A Time to Kill”, “The Limey”, “Boiler Room” dhe “The Way of the Gun”.

Në televizion, ai spikati me rolin e mësuesit Harry Senate në serialin “Boston Public”.

Aktori u tërhoq nga skena në vitin 2018, por mbetet i kujtuar për stilin e tij të veçantë dhe prezencën e fortë në ekran. Vdekja e tij përfaqëson një humbje të ndjeshme për industrinë e filmit dhe televizionit.

Continue Reading

Magazinë

Olivia Munn: Pasi u bëra nënë, isha gati ta lija aktrimin

Published

on

Aktorja Olivia Munn ka rrëfyer për Los Angeles Times se ishte gati ta linte përfundimisht aktrimin pasi solli në jetë djalin e saj të parë, Malcolm. Ajo ka treguar se në atë kohë kishte filluar të përjetonte sulme ankthi dhe nuk e shihte më veten përballë kamerës.

“Thirra agjentët dhe menaxherin tim dhe u thashë: ‘Jam gati, nuk dua më të jem përpara kamerës. Mos më propozoni për asgjë’”, ka kujtuar ajo.

Munn, 44 vjeçe, është nënë e dy fëmijëve, që i ka me komedianin John Mulaney: Malcolmin, tre vjeç, dhe Mein, gjashtë muajshe.

Por vendimi i saj ndryshoi kur iu ofrua roli i Sam, një gruaje të divorcuar, në filmin “Your Friends and Neighbors”. Ajo e pati pranuar rolin, por shumë shpejt pas kësaj kishte morrë lajmin se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit.

Pas trajtimit dhe pesë operacioneve, ajo e realizoi rolin. Megjithatë, ka pranuar se kishte pasiguri sidomos për skenat intime në film.

“Kisha ankth për skenat intime se kam shumë plagë. Disa duken kur jam e veshur, disa tjera vetëm kur jam plotësisht lakuriq. Më bëhej vetja e pasigurt, por sa herë që e bëja, ndihesha më mirë”, ka thënë ajo.

Tani, Munn është pa kancer dhe mezi pret të rikthehet në normalitet.

“Qëllimi nuk është të më njohin si ‘personi i sëmurë’. Qëllimi është ta kalosh këtë dhe të vazhdosh jetën. Jam shumë mirënjohëse për trupin tim që më ndihmoi ta kaloj këtë sfidë”, ka thënë ajo.

Burri i saj, John Mulaney, në monologun e tij për Netflix-in (Everybody’s in LA), ka bërë shaka me harresën e saj pas trajtimeve, duke e quajtur Munnin “truri i kancerit”. Ajo nuk e dinte se ai do ta përfshinte këtë detaj në shfaqje, por ka thënë se nuk e kishte problem.

“E besoj plotësisht. E dua humorin e tij. Ai e do familjen tonë dhe më do mua. Bëjmë shumë shaka për gjithçka që kemi kaluar. Kur e pashë monologun, mendova, dhe ai do të më urrejë që po e them, por kjo ishte mënyra e tij për të thënë: ‘Të dua’”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Magazinë

Billboard 200: Drake thyen rekordin e Beatles

Published

on

Drake nuk ka të ndalur dhe këtë herë ka shënuar një tjetër sukses historik, duke tejkaluar edhe një herë Beatles dhe duke forcuar pozicionin e tij si një nga artistët më me ndikim të kohës që po jetojmë.

Reperi kanadez tashmë është bërë artisti me praninë më të gjatë në tabelën e Billboard 200, duke qëndruar aty 3348 javë në total.

Me këtë rekord të ri, Drake lë pas grupin legjendar britanik, javët totale të të cilit në Billboard 200 arritën në 3311. Ndër sukseset e tij më të mëdha është albumi “Take Care”, i cili qëndroi në krye të renditjes për 578 javë, i ndjekur nga “Nothing Was the Same” me 505, “Views” me 411, “More Life” me 350 dhe “Scorpion” me 300 javë.

Rekordi i mëparshëm i Beatles ishte thyer nga Taylor Swift, e cila qëndroi në Billboard 3,313 javë.

Në dhjetëshen e parë është edhe Eminem, me 2423 javë në Billboard 200.

Vlen të theksohet se në vitin 2022, Drake theu tjetër rekord të Beatles, atë të numrit më të madh të hiteve në Top 5 të klasifikimit “Hot 100”.

Continue Reading

Lifestyle

Mënyrat e shëndetshme për të pirë ujë me limon

Published

on

Një shprehje e përhapur thotë se “kur jeta të jep limonë, bëj një limonatë.”

E nëse për të bërë limonatë të duhen disa përbërës dhe shumë kohë, ju rekomandojmë ujin me limon.

Vlerat e ujit me limon

Pirja e rregullt e ujit me limon ju ndihmon të shëroni fytin e thatë, të përmirësoni tretjen dhe të largoni toksinat nga organizmi,

Mjaftojnë disa feta limoni (me lëkurë të pastruar mirë) në një gotë me ujë dhe do merrni përfitime të mëdha për organizmin. Studimet konfirmojnë se polifenolët që gjenden te lëkura e kësaj agrumeje të mirë ndihmojnë për rënien në peshë.

Limoni është i pasur me vitaminë C, e cila është e nevojshme për të prodhuar kolagjen, forcuar imunitetin dhe pastruar trupin nga toksinat.

Ujë i ftohtë, i vakët apo i nxehtë?

Uji të jetë i vakët, në këtë temperaturë çlirohen vitamin C dhe antioksidantët, uji i vakët është ideal se pihet edhe në sasi të konsiderueshme, ndërkohë që uji i nxehtë nuk pihet dot aq lehtë.

Koha e duhur për të pirë ujë me limon

Kur zgjohemi, trupi është i dehidratuar në mënyrë ekstreme, sapo të zgjoheni të pijni një gotë me ujë me limon. Gjatë gjumit, njeriu humbet shumë lëngje nëpërmjet frymëmarrjes. Hidratimi i mëngjesit me një gotë me ujë me limon është ideal për të zëvendësuar humbjet e natës.

Në mëngjes, limoni i jep forcë sistemit imunitar dhe ndihmon në prodhimin e kolagjenit.

Kujdesi për dhëmbët

Pirja e tepërt e ujit me limon rrezikon prishjen e enamelit të dhëmbëve. Kujdes me sasinë, njerëzit që kanë sasi të larta të hekurit në gjak duhet të tregojnë kujdes, sepse limoni përmirëson aftësitë përthithëse të hekurit në organizëm.

Continue Reading

Të kërkuara