Lajmet

​Nga Ministria e Infrastrukturës thonë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Published

on

Ministria e Infrastrukturës (MI) thotë se gjitha rrugët të cilat janë përgjegjësi e tyre, janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

Nëpërmjet një komunikate për media, nga MI thonë se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora.

“Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve. Përkundër reshjeve të pa ndërprera të borës dhe temperaturave të ulëta, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës”, thuhet në komunikatën për media.

Ndër tjera thuhet se MI ka kontraktuar 14 kompanie për 7 regjione të Kosovës dhe 4 të tjera janë për autostradat.

“Theksojmë se MI, me 14 kompani të kontraktuara për 7 regjionet e Republikës së Kosovës dhe 4 për autostradat, ka në përgjegjësi mirëmbajtjen e rrugëve rajonale, magjistrale, nacionale e autostradat dhe jo rrugët komunale. Ministria është e gatshme që të ndihmojë secilën komunë, në rast të pranimit të kërkesave zyrtare”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Infrastrukturës bën thirrje për të gjithë vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor.

Ndërsa në komunën e Prishtinës komunikacioni është rënduar nga reshjet e borës. Kolona të shumta janë krijuar në rrugët e Prishtinës

Bota

​Trump ngre padi miliardëshe kundër New York Times

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur një padi për shpifje me vlerë 15 miliardë dollarë kundër gazetës New York Times dhe katër gazetarëve të saj, raporton The Guardian.

Padia e depozituar të hënën në një gjykatë federale në Florida, përmend disa artikuj dhe një libër të shkruar nga dy prej gazetarëve të botimit dhe të publikuar në prag të zgjedhjeve të vitit 2024, duke pretenduar se ato janë pjesë e një modeli shpifjeje të qëllimshme dhe dashakeqe prej dekadash nga New York Times kundër Presidentit Trump.

“Paditësit kanë botuar këto deklarata në mënyrë të pakujdesshme, me njohuri për pavërtetësinë e tyre ose me shpërfillje të pamatur ndaj të vërtetës apo pavërtetësisë së tyre”, thuhet në padi.

New York Times nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese me email për koment në orët e para të së martës.

Trump e quajti gazetën një zëdhënëse virtuale të Partisë Radikale të Majtë Demokrate, duke veçuar mbështetjen e New York Times për Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Mirëpo, ai nuk ofroi asnjë provë për pretendimet e tij.

Javën e kaluar, media raportoi se Trump kishte kërcënuar me veprime ligjore kundër saj në lidhje me artikujt mbi një shënim ditëlindjeje me përmbajtje të pahijshme dhënë abuzuesit seksual Jeffrey Epstein. Presidenti republikan ka mohuar se e ka shkruar vetë atë shënim.

Trump edhe më parë ka ndërmarrë hapa të ngjashëm kundër mediave të tjera.

Në korrik, ai ngriti një padi për shpifje prej 10 miliardë dollarësh kundër Wall Street Journal dhe magnatit të medias Rupert Murdoch, pasi gazeta botoi një artikull mbi lidhjet e tij me Epstein.

Në një postim në rrjete sociale të hënën vonë, presidenti amerikan akuzoi New York Times për një metodë shumëvjeçare gënjeshtrash ndaj tij, familjes, biznesit personal dhe lëvizjes America First, MAGA./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Rohde

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde, të cilin e falënderoi për angazhimin e tij të gjatë mandatit në Kosovë.

Osmani ritheksoi se Gjermania mbetet partner strategjik i rëndësishëm i Republikës së Kosovës dhe se partneriteti ndërmjet dy shteteve është në rritje të vazhdueshme.

Me këtë rast, u veçua rëndësia e thellimit të marrëdhënieve ekonomike, të cilat janë forcuar edhe falë kontributit të çmuar të mërgatës kosovare në Gjermani, që përmes investimeve dhe angazhimit të tyre përbëjnë një urë të fuqishme lidhëse mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Presidentja shprehu mirënjohje për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës përgjatë viteve, përfshirë edhe mbështetjen për rrugën drejt integrimit euroatlantik.

Po ashtu, ajo vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në sektorë të ndryshëm përmes projekteve të shumta zhvillimore.

Ajo i uroi ambasadorit Rohde suksese të mëtejshme në angazhimet e tij të ardhshme./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Katër policë të Njësisë Speciale suspendohen nga detyra

Published

on

Katër policë të Njësisë Speciale raportohet se janë suspenduar nga Policia e Kosovës, sepse në një grup të mbyllur mes kolegësh kanë bërë shaka me kryeparlamentarin Dimal Basha.

Sipas raportimeve, policët e e suspenduar janë Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi dhe Artan Krasniqi.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka reaguar pas suspendimit të katër policëve, duke e quajtur këtë vendim të panevojshëm dhe me prapavijë politike.

Sipas tij, hapja e një procedure disiplinore për një komunikim të shkurtër ndër-kolegial në një grup të Viber-it nuk është dashur të ndodhë fare, e aq më pak të pasohej me suspendim.

“Ky veprim ka indikacione të presionit të plotë politik ndaj policëve. Urdhëruesit e suspendimit të 4 policëve është e mundur që kanë abuzuar autoritetin dhe kështu të kenë bërë shkelje penale. Prandaj, duhet të hetohen për këtë nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK)”, ka shkruar Ramadani në Facebook./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohen katër policë në Mitrovicë, dyshohet se manipuluan me prova

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar katër policë që ishin me detyrë në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut për shkak se dyshohen se në një rast kanë kryer veprën penale “manipulim me prova”.

Sipas njoftimit të IPK-së, më 13 shtator katër policët dyshohet se nuk kanë proceduar me rast penal në një rast të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, si dhe dyshohet se kanë fshehur si dhe kanë manipuluar me provat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Atyre u është caktuar masa e ndalimit prej 48-orëve nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

“Si pjesë e procedurave administrative IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Jug edhe suspendimin për katër të dyshuarit të cilët kanë qenë me detyrë në Stacionin Policor në Mitrovicën e Jugut. Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara