Lajmet

​Nesër takimi inaugurues i Këshillit për Demokraci e të Drejta të Njeriut

Këshilli për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut është formuar nga presidentja Osmani.

Publikuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar për nesër nga ora 10:00 takimin inaugurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.

Në kuadër të edicionit të parë të Samitit për Demokraci të organizuar nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden, institucionet e Kosovës kanë marrë një sërë zotimesh drejt avancimit të demokracisë në Kosovë.

Përmes këtyre zotimeve, institucionet e vendit janë angazhuar për luftim të korrupsionit, mbrojtje nga autoritarizmi dhe avancim të të drejtave të njeriut.

Këshilli për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut është formuar nga presidentja Osmani dhe ka rolin e mekanizmit përgjegjës për udhëheqjen dhe garantimin e mbarëvajtjes së punës së të gjitha institucioneve, të cilat janë përgjegjëse për përmbushjen e zotimeve të prezantuara në Samitin për Demokraci.

Lajmet

Lushtaku: Skulptura e Leotrim Ahmetit, simbol i sakrificës së 1432 fëmijëve të rënë për liri

Publikuar

nga

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, përurimin e skulpturës së Leotrim Ahmetit, e ka quajtur simbol të sakrificës së mbi 1 mijë e 400 fëmijëve të rënë për liri.

Skulptura e 7-vjeçarit, u zbulua sot në Skenderaj në 25-vjetorin e çlirimit të këtij qyteti.

“Tashmë Leotrim Ahmeti është përjetësuar në qendër të Skenderajt, për të qëndruar përgjithmonë si simbol i sakrificës së 1432 fëmijëve të rënë për lirinë e Kosovës! Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Lushtaku në rrjetin social Facebook.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kryeministri Kurti pas takimit me Ministrin e Brendshëm të Izraelit: U nënvizua rëndësia e fuqizimit edhe më tej të bashkëpunimit ekonomik

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i uroi fillimisht mirëseardhje ministrit Arbel, veçanërisht me rastin e marrëveshjes e cila do të nënshkruhet sot mes dy shteteve tona për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës. Ai e vlerësoi këtë marrëveshje si zhvillim pozitiv në marrëdhëniet Kosovë-Izrael, por edhe lajm i mirë për qytetarët tanë, i cili vjen 6 muaj pasi u arrit dhe liberalizimi i vizave me zonën Shengen.

Vizitat e ndërsjella dhe marrëveshjet e nënshkruara në fusha e sektorë të ndryshëm mes nesh, janë rezultat i zgjerimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit. U nënvizua rëndësia e fuqizimit edhe më tej të bashkëpunimit ekonomik, rritjes dhe promovimit të shkëmbimeve tregtare, për të cilën kryeministri dhe i ftoi kompanitë dhe investitorët izraelit që të hulumtojnë e njohin prej së afërmi ambientin e përshtatshëm të të bërit biznes që ofron Kosova.

Kryeministri Kurti përmendi dhe iniciativën për renovimin e Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në përfundim të takimit, ai falënderoi ministrin Arbel për vizitën dhe bisedën e frytshme.

Vazhdo të lexosh

Bota

Tajlanda aprovon ligjin për martesat brenda së njëjtës gjini

Publikuar

nga

Ligjvënësit tajlandezë votuan për të miratuar një projektligj për martesat e së njëjtës gjini, një lëvizje që e vendos vendin në rrugën e duhur për t’u bërë i pari në Azinë Juglindore që legalizon këtë lloj martese, shkruan nytimes.com.

Senati tajlandez miratoi projektligjin me 130 vota pro, katër kundër dhe disa abstenime. Ai u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve në muajin mars. Legjislacioni do të bëhet ligj pasi të shqyrtohet nga një komision i Senatit dhe Gjykata Kushtetuese dhe të marrë miratimin mbretëror nga mbreti, një formalitet që pritet gjerësisht të jepet.

Kalimi i projektligjit nxjerr në pah statusin e Tajlandës si një strehë relative për çiftet homoseksuale në Azi. Deri më tani vetëm Tajvani dhe Nepali kanë legalizuar martesat e të njëjtës gjini./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Konjufca pret në takim Ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel

Publikuar

nga

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel.

Në takim u diskutuan çështje të ndryshme të interesit të përbashkët, që përfshijnë bashkëpunimin ekonomik, marrëdhëniet diplomatike dhe kulturore, çështje të sigurisë dhe mundësitë për të forcuar edhe më tej raportet mes dy vendeve.

Kryetari Konjufca e falënderoi ministrin izraelit, Moshe Arbel, për punën e bërë për të arritur deri te heqja e vizave nga shteti i Izraelit, për qytetarët e Republikës së Kosovës. Palët vlerësuan se kjo gjë përbën një hap shumë domethënës në zhvillimin e raporteve mes dy shteteve, si dhe është një mundësi shumë e mirë për të rritur shkëmbimet e dyanshme, ku qytetarët e dy vendeve tona do të jenë ata që do të përfitojnë më së shumti.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara