Lajmet

​Nesër mbyllen dy rrugë në Prishtinë

Komuna ka ftuar qytetarët t‘i bashkohen kësaj iniciative dhe të dalin me biçikleta, trotinete apo edhe në këmbë.

Published

on

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ditën e hënë, më datën 9 maj, prej orës 09:00 deri në orën 17:00, dy rrugë do të jenë të mbyllura.

Rruga “George Bush”, duke vazhduar në drejtim të rrugës “Garibaldi”, deri të semaforët pranë bankës qendrorë të Kosovës, do të jenë të mbyllura, për shkak të aktiviteteve të mbajtura me rastin e “Ditës së Evropës”.

“Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, do të jetë aktiviteti i cili ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Komuna ka ftuar qytetarët t‘i bashkohen kësaj iniciative dhe të dalin me biçikleta, trotinete apo edhe në këmbë.

Lajmet

​Regjistrimi i popullsisë, Kurti: Rezultatet thelbësore për planifikim në gjithë sektorët

Published

on

By

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot do t’i publikojë rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave (ReKos 2024).

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë ditë e ka vlerësuar të rëndësishme për vendin, pasi siç tha ai të dhënat e sotme të regjistrimit të popullsisë janë thelbësore për të gjitha aspektet e planifikimit në gjithë sektorët.

Ndërsa ka nënvizuar se ky regjistrim forcon pozitën e vendit në arenën ndërkombëtare.

Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën pasi do të prezantohen rezultatet e para përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare e banesave në Kosovë. Publikimi në një kohë krejtësisht rekorde, përben një komponent shtesë pasi që statistikat cilësore marrin kohë e statistikat në kohë janë me vlerë. Regjistrimi është më shumë se mbledhje e statistikave, është pasqyrë e atyre ku jemi sa jemi dhe si mund të ecim përpara. Janë thelbësore për gjitha aspektet e planifikimit. Përfaqësojnë bazën për të hartuar politika të cilat adresojnë nevojat reale të qytetarëve. Ky regjistrim forcon pozitën tonë në ardhmen ndërkombëtare, shënon një përparim të madh për Kosovën“, tha Kurti.

Ai po ashtu ka ftuar të gjithë që të shfrytëzojnë këto të dhëna për një Kosovë të drejtë e të zhvilluar.

Ky projekt u vlerësua edhe nga ekspert ndërkombëtar. Eksperti ndërkombëtar, Eduardo Jongstra, është shprehur i impresionuar nga aftësitë e stafit të ASK-së.

U impresionuam nga aftësitë e stafit të ASK-së. Veçanërisht lidhur me mënyrën se si u përdor teknologjia në formë tabletësh në përdorimin e sistemit global të pozicionimit, në çdo kohë menaxhmenti në ASK ishte në gjendje të shihte statustin e punës dhe progresin e regjistrimit të popullsisë. U impresionuam nga uniteti dhe solidariteti që u pa nga operatorët, mbikëqyrësit dhe intervistuesit. Nuk është vetëm koha është edhe cilësia dhe puna e plotë e kësaj. Shfrytëzimi i të dhënave është me rendësi vendimtare“, tha ai.

Derisa ende në këtë konferencë nuk është dhënë shifër e re për numrin e banorëve.

Ndërkohë, sipas statistikave preliminare të publikuara muaj më parë, Kosova ka 1, 586,659 banorë.

 

Continue Reading

Lajmet

KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset zgjedhore

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se përfshirja aktive e grave në politikë dhe zgjedhje është element kyç për ndërtimin e një shoqërie demokratike.

Në këtë frymë, KQZ me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Rrjetit të Grave të Kosovës, zhvilloi 10 tryeza tematike që theksuan rëndësinë e barazisë gjinore në proceset zgjedhore.

Tryezat, që u mbajtën në komuna të ndryshme të Kosovës, ishin pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt 2025. Diskutimet në këto dhjetë tryeza patën për qëllim promovimin e rolit dhe përfshirjes së grave në politikë dhe në proceset vendimmarrëse, duke vënë theksin tek rëndësia e angazhimit të tyre aktiv që zëri dhe nevojat e grave dhe vajzave të reflektohen si në politikat lokale, ashtu edhe në ato qendrore”, thuhet në njoftim.

Duke folur për rëndësinë e kësaj nisme, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se barazia gjinore në proceset zgjedhore nuk është vetëm domosdoshmëri demokratike, por edhe mundësi për të fuqizuar zërin e grave në çdo aspekt të jetës publike dhe vendimmarrjes.

Ai u shpreh se përmes këtyre tryezave, është synuar të dërgohet mesazh për ndryshime të prekshme në përfaqësimin e grave në zgjedhje dhe politikë.

Gjatë këtyre tryezave, përfaqësues të KQZ-së, të nivelit lokal, shoqërisë civile dhe medias diskutuan mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në zgjedhje, si një hap i domosdoshëm drejt avancimit të barazisë gjinore dhe demokratizimit të shoqërisë. Gjithashtu, është diskutuar edhe se si përfshirja e grave në zgjedhje ndikon në krijimin e një mjedisi më të barabartë politik dhe fuqizimin e pozitës së tyre në vendimmarrje”, përfundon njoftimi.

Continue Reading

Lajmet

Çka diskutoi Osmani në Samitin BE-Ballkani Perëndimor?

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku u diskutua për situatën e Ballkanit në rrugëtimin europian.

Pas përfundimit të takimit, Osmani deklaroi se ky samit mbetet platformë e rëndësishme për rajonin tonë.

Osmani ka listuar pikat kyçe për të cilat ka diskutuar me liderët institucionalë dhe ata të shteteve anëtare.

“E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për ne mbetet një angazhim i çdoditshëm; Nëse respektohet parimi i meritokracisë, ashtu siç proklamohet, atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkret në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës të cilat janë të padrejta dhe joevropiane; Nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe; Pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euro-atlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Continue Reading

Lajmet

​Pse u arrestua Florian Marku?

Published

on

By

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga.

Ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim për një incident të ndodhur shtatë vite më parë në Selanik. Ai akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Me herët, Marku për këtë ngjarje është dënuar dhe ka bërë 1.5 vite burg në Selanik. Sipas tij, ngjarja kishte të bënte me një sherr në një lokal me disa rusë.

Florian Marku është i njohur në arenën ndërkombëtare, me një karrierë të suksesshme në boks.

Continue Reading

Të kërkuara