Lajmet

​Nëse e vëreni këtë në patate mos e hani, është e rrezikshme për shëndetin

Published

on

Patatet janë një ushqim që e lëmë në qilar shumë më gjatë sesa duhet, kështu që nuk është e pazakontë t’i hedhim pasi vërejmë një erë të pakëndshme. Por ka edhe nga ata që do të supozojnë se mjafton vetëm të qërojmë lëvoren, të heqim njollat e zeza, për t’u ngrënë.

Ekspertët thonë se ekziston një shenjë specifike që zbulon se patatet nuk janë më të mira për t’u ngrënë, por gjithashtu se ato mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.

Është e lehtë të mendosh se ne vetëm duhet t’i heqim ato nga patatet për ta bërë atë të ngrënshëm, por ju thjesht nuk jeni në dijeni të problemit.

Sipas portalit Healthline, ngjyra e gjelbër në patate shfaqet kur fillon të prodhojë klorofil, i cili është një proces natyror. Por kur vini re këtë pigment, kjo do të thotë që patatja gjithashtu ka filluar të prodhojë solaninë, një përbërës që mbron nga dëmtimet e shkaktuara nga kafshët, insektet, kërpudhat dhe bakteret. Është një toksinë që gjendet në patate, jo vetëm në njollat e gjelbra, dhe nëse është në një nivel më të lartë, mund të jetë e rrezikshme për njerëzit.

Nivelet e solaninës janë më të larta në lëvoret e patates, kështu që qërimi patjetër do të largojë disa nga toksinat (rreth 30 për qind), por ju nuk do ta zgjidhni problemin.

Ekspertët nuk janë të sigurt saktësisht se sa nga ky komponent duhet të jetë në patate për t’ju sëmurë, por një studim zbuloi se 0.6 miligram për kilogram peshë mund të çojë në sëmundje.

Është veçanërisht e rëndësishme të mbani patate të tilla larg fëmijëve që kanë një peshë shumë më të ulët trupore, kështu që ata mund të ndiejnë efektet e helmimit me solaninë më fort.

Lajmet

Arrestohen tre të mitur në Mitrovicë të Veriut, dyshohen për lëndim të lehtë

Published

on

By

Tre të mitur janë arrestuar sot në Mitrovicën e Veriut për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuarit janë: I.D. – 2010, J.S. – 2010, V.M. – 2011.

“Arrestimi i tre të dyshuarve është bërë mbi dyshimet e bazuara se ata janë të përfshirë në rastin e raportuar më 28 shtator në Mitrovicë të Veriut, kur ankuesi kishte raportuar se ishte sulmuar fizikisht derisa po lëvizte në rrugën ‘Lola Ribar’ dhe të njëjtët gjithashtu kishin kanosur nipin e tij të mitur, ankuesi pas rastit kishte pranuar edhe trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar.

“Arrestimi i të miturve është realizuar në qytetin e Mitrovicës së Veriut, ndërsa ata janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me urdhër të prokurorit të Shtetit, pas intervistimit, të njëjtët janë liruar, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale: ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Kanosje’”, ka njoftuar Policia./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Lautaro thyen tjetër rekord në Inter

Published

on

Lautaro Martinez është tashmë pjesë e historisë së Interit, pasi ka shënuar në shtatë sezone radhazi në Ligën e Kampionëve, dhe kjo pasi vetëm tre kolegë të nivelit të lartë si Mbappé, Haaland dhe Griezmann kanë arritur ta bëjnë këtë.

Dy golat e tij kundër Slavias e çojnë totalin e golave të tij në 23 në garën më të mirë evropiane për klube, nga 159 për Nerazzurrët.

Nëntë prej tyre erdhën sezonin e kaluar, ai që përfundoi me finalen e pafat në Mynih.

E gjithë kjo pasi hyri në pesëshen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të Interit. Edhe të shtunën e kaluar, në Cagliari, ai arriti 117 gola në Serie A, duke tejkaluar Sandro Mazzola-n dhe duke u zhvendosur në vendin e pestë në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të ligës për Nerazzurrët.

Përpara tij mbeten vetëm Meazza, Lorenzi, Nyers dhe Altobelli , një përzierje e shkëlqyer e legjendave të Interit.

Ai nuk ishte aty kundër Ajax, në debutimin e tyre evropian të sezonit, por e kompensoi menjëherë pasi arriti të rikthehej në atmosferën e Ligës së Kampionëve me një dopietë që tregoi urinë e tij për gola. Së pari, duke shtypur në sulmin e ulët të Slavias dhe më pas duke qenë gati t’i përgjigjej krosit të Bastonit. Shkurt, nëse dëshiron të kesh një sezon të nivelit të lartë, duhet ta shikosh atë./S.K/KP/Copa America/

Continue Reading

Lajmet

Aksion i policisë në Kamenicë, tre persona të arrestuar, i kapen armë e municion

Published

on

By

Policia në Gjilan ka realizuar sot një operacion të gjerë policor në disa lokacione të ndryshme.

Policia njofton se aksioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit ku janë kryer bastisje në disa lokacione në komunën e Kamenicës, të identifikuara paraprakisht përmes punës operative hetimore policore ndaj një grupi të personave më dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në veprat penale si; ‘’Detyrimi’’, ‘’Posedim i substancave narkotike’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj kosovar A.K. (viti i lindjes 1988), A.K. (viti i lindjes 1986), dhe B.Th. (viti i lindjes 200), , të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas policisë gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar;

Para në vlerë 8700 Euro1 (një) Granatë dore1 (një) Revole TT me një karikator me shtatë fishek cal.7.62 mm145 (njëqindedyzetepesë) fishek cal.7.62 mm1 (një) karikator201 (dyqindenjë) fishek të cal.7.62×39 mm1 (një) sprej piper1 (një) gëzhoj 7.62×39 mm1 (një) cigare e mbushur me substancë të dyshuar Marihuanë me peshë 1.1 gr./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Aksident në rrugën Dragash-Prizren, tre të lënduar

Published

on

By

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes dy veturave në rrugën Dragash-Prizren.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në aksident janë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka dal në vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin” deklaroi Bytyqi./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara