Lajmet

​Nënshkruhet marrëveshja Roaming mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Marrëveshja Roaming hyn në fuqi duke nisur nga 1 tetori i vitit 2023.

Published

on

Në kuadër të Samitit BE – Ballkani Perëndimor u nënshkrua sot në Tiranë marrëveshja Roaming, e cila i hap rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të gjashtë udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentes së KE-së, Ursula Von Der Leyen, komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe Sekretares së Përgjithshme të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu.

Marrëveshja Roaming hyn në fuqi duke nisur nga 1 tetori i vitit 2023.

Lajmet

Trump merr sot detyrën si president i ShBA-së, Berisha: Do kërkoj heqjen e non gratës

Published

on

By

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, ceremonitë që po zhvillohen në SHBA për betimin e presidentit të ardhshëm, Donald Trump. Lideri i opozitës tha se fitorja e Trump ishte një mrekulli për njerëzimin.

Ai shtoi gjithashtu se do të kërkojë nga administrata e re amerikane, heqjen e non gratës. Sipas tij, vendimi i Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken që i sanksionoi hyrjen në SHBA, ishte një “grusht shteti” ndaj opozitës shqiptare.

“ Dalim tek rasti im. Ai është një oqean, ky është një pikë ujë në oqean. Natyrisht unë gjer sot, kam patur një vendim që nuk bëj lobim, nuk kërkoj që të heqin vendimin se i kam hedhur në gjyq, tani padiskutim do të kërkoj sipas rregullave që kanë, të shqyrtohet një vendim që ka në bazë, lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit. Kaq. Do marr iniciativë për të kërkuar nga administrata e re sipas rregullave që ekzistojnë që ky vendim strikt anti-opozitë, ky grusht shteti brenda shtetit, ndaj forcës politike opozitare të Shqipërisë, të marrë fund. Sigurisht do të kërkoj”, u shpreh Berisha.

Continue Reading

Bota

Izraeli liron 90 të burgosur palestinezë, mes tyre 69 gra dhe tetë të mitur

Published

on

Izraeli ka liruar 90 të burgosur palestinezë nga burgu ushtarak Ofer në Bregun Perëndimor, si pjesë e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin. Të burgosurit, përfshirë 69 gra dhe tetë të mitur, u mirëpritën nga palestinezët në qytezën Beitunia, pranë Ramallahut. Gjatë kësaj periudhe, forcat izraelite ndërhynë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, e cila kishte ndezur zjarr për ngrohje.

Pasi një e burgosur femër u zhduk nga lista, ka pasur vonesa në nisjen e autobusit që transportonte të burgosurit, por çështja u zgjidh pas një ndërhyrjeje të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Lirimi i këtyre të burgosurve është pjesë e një marrëveshjeje mes Izraelit dhe Hamasit, ku 90 të burgosurit palestinezë u liruan në këmbim të tre grave izraelite, të cilat ishin liruar një ditë më parë.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka paralajmëruar palestinezët të mos organizojnë marshime ose festa, duke kërcënuar ndërhyrje nëse kjo do të ndodhte gjatë ose pas procesit të lirimit të të burgosurve./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Osmani falënderon Mbretërinë e Bashkuar për mbështetje në procesin e shtetndërtimit

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Presidentja Osmani i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, si dhe për rolin thelbësor në procesin e shtetndërtimit.

“Diskutimet u fokusuan në bashkëpunimin e ngushtë dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në reformat institucionale dhe promovimin e sundimit të ligjit, ndaj Presidentja Osmani falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e deritashme në fushën e mbrojtjes. Më tej, Presidentja Osmani shtroi nevojën e ngritjes së nivelit të bashkëpunimit strategjik në këtë fushë, si hap drejt përgatitjes së Kosovës për anëtarësim në NATO”, tha ajo.

Osmani, poashtu falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për programin e bursave Chevening dhe diskutoi mundësitë për zgjerimin e shkëmbimeve arsimore dhe kulturore, si dhe për forcimin e partneritetit në këto fusha.

“Në këtë kontekst, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për adresimin e sfidave dhe avancimin e aspiratave të përbashkëta, duke shfaqur gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve në të gjitha fushat”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Lajmet

Maqedoni- Kërkohet rritja e pagës minimale në 31.500 denarë

Published

on

Pas kërkesës së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për rritjen e pagës minimale, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore ka dalë me një propozim që paga minimale të arrijë në 500 euro, ndërsa kontributet të mbeten në nivelin e pagës aktuale minimale. Ky qëndrim është konfirmuar nga kryetari i Odës, Mendi Qyra, i cili ka theksuar se kjo është mënyra më e mirë për të zgjidhur çështjen e pagës minimale në periudhë afatgjatë.

Qyra ka deklaruar se propozimi për pagën minimale prej 31.500 denarë është i qëndrueshëm dhe se mbajtja e kontributeve në nivelin aktual është një mundësi për të siguruar një zgjidhje të qëndrueshme për vitet në vijim. Ai ka bërë këto komente pas një takimi të organizuar me përfaqësues të Qeverisë, duke nënvizuar se kjo është mënyra më e mirë për të siguruar një rritje të pagës minimale pa shkaktuar pasiguri të tjera ekonomike.

Nga ana tjetër, përfaqësues të LSDM-së kanë kritikuar qeverinë aktuale për vonesën e rritjes së pagës minimale, duke e akuzuar atë se, pas gati 8 muajsh në pushtet, nuk ka ndërmarrë hapa për të rritur këtë pagë, e cila mbetet një shqetësim i madh për shumë punonjës në Maqedoni./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara