Lajmet

​Në Kavajë shpall fitoren kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”

Qosja falënderoi qytetarët e Kavajës për mbështetjen.

Published

on

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja shpalli fitoren në Kavajë.

Në një postim në rrjetet sociale, Fisnik Qosja falënderoi qytetarët e Kavajës për mbështetjen, si dhe e konsideroi fitoren një shpresë dhe fillim të ri.

“Kavaja dhe kavajasit sot janë zemra e Shqipërisë. Një shpresë e madhe për një fillim të ri për të gjithë e që ngroh zemrat e mijëra shqiptarëve si në kohërat e saj më të lavdishme. Kavaja sonte është një magjepsje. Mirënjohje përjetë”, shkroi ai.

Kandidati i koalicioni “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja mori 51.62% ose 8393 vota kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste Redjan Krali, i cili mori 48.38% ose 7872 vota.

Continue Reading

Lajmet

​Prokuroria mirëpret aktgjykimin dënues ndaj Millosh Pleskoviqit

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ka mirëpritur aktgjykimin dënues ndaj Millosh Pleskoviqit, të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi më 15 vjet burgim. Aktgjykimi fajësues për krime lufte ndaj popullatës civile në Prizren, u shpall sot, më 31 korrik.

“Ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për viktimat dhe familjarët e tyre”, tha Prokuroria Speciale.

Në njoftim u tha gjithashtu se ky aktgjykim fuqizon përpjekjet dhe angazhimin e Prokurorisë Speciale për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e kryera gjatë luftës, si dhe për të siguruar që autorët të përballen me drejtësinë.

Pleskoviq akuzohet se gjatë vitit 1998-1999 në Prizren, në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur kishin vrarë tre civilë shqiptarë dhe plagosur disa të tjerë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur më 7 qershor 2024, Millosh Pleskoviq gjatë vitit 1998-1999 në Prizren, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civilë, duke kryer vrasjen e viktimave.

Pas shpalljes së aktgjykimit, nëna dhe motra e viktimave thanë se dënimi prej 15 vjetësh është i ulët. Sipas tyre, i akuzuari Pleskoviq duhej të dënohej me burgim të përjetshëm.

Po ashtu, edhe avokati i rastit, Gent Gjini, tha se do të bëjnë ankesë ndaj vendimit të gjykatës.

Continue Reading

Lajmet

​Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte

Published

on

By

Millosh Pleskoviq është shpallur fajtor për krime lufte ndaj popullsisë civile dhe është dënuar me 15 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Aktgjykimi është shpallur sot, më 31 korrik.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Rrahman Beqiri ka njoftuar aktgjykimin për të akuzuarin, cili ishte i pranishëm në gjykatore.

Të pranishëm në seancë ishin edhe nëna, 80-vjeçe, e viktimave dhe familjarë të tjerë.

Pleskoviq akuzohet se gjatë vitit 1998-1999 në Prizren, në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur kishin vrarë tre civilë shqiptarë dhe plagosur disa të tjerë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur më 7 qershor 2024, Millosh Pleskoviq gjatë vitit 1998-1999 në Prizren, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civilë, duke kryer vrasjen e viktimave.

Continue Reading

Lajmet

Lindsay Lohan trondit moderatorët me arsyen kryesore pse ajo e do jetën në Dubai

Published

on

Lindsay Lohan po e adhuron jetën në Dubai.

Ylli i “Freakier Friday” zbuloi në “Live with Kelly and Mark” se arsyeja kryesore pse i pëlqen të jetojë në qytet është se i ofrohet njëfarë privatësie që të famshmit nuk e kanë në vende të tjera, veçanërisht në Hollywood.

“Është larg Hollywood-it dhe unë jetoj një jetë shumë normale”, tha Lohan. “Nuk kam asnjë shqetësim se nuk mund të shkoj të ha në këtë vend sepse dikush do t’i bëjë një foto djalit tim. Dhe thjesht, ndihem shumë e sigurt.”

“Nuk kanë fotografë atje?”, pyeti prezantuesja Kelly Ripa , të cilës aktorja iu përgjigj: “Jo, nuk është e ligjshme. Nuk mund të bësh një foto të dikujt tjetër nëse je në një restorant. Duhet ta pyesësh personin, gjë që është një ndryshim i madh nga këtu.”

«Kjo është e pabesueshme», tha Ripa e tronditur.

Lohan u zhvendos në Dubai më 2014 dhe atje takoi bashkëshortin e ardhshëm, Bader Shammas. Çifti ndezi thashetheme për një romancë në shkurt të vitit 2020 dhe u martua në vitin 2022. Më shumë se një vit më vonë, ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, djalin Luai, 2 vjeç.

Continue Reading

Bota

Gjysma e tokës në Evropë e prekur nga thatësira, vendet më të goditura

Published

on

Një valë e re thatësire ka përfshirë Evropën dhe rajonin e Mesdheut, me 52% të tokës të prekur në fillim të korrikut, sipas të dhënave të Observatorit Evropian të Thatësirës. Kjo është përqindja më e lartë e regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë që prej 2012.

Evropa Lindore është më e prekur, me Kosovën, Serbinë dhe Bullgarinë që përjetojnë ndikimin më të madh, në disa zona deri në 100% të territorit.

Në Bullgari, thatësira ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë për mbi 156 mijë banorë.

Në Hungari, 47% e tokës është në nivel paralajmërimi, në Mesdheun Lindor, si në Armeni (95%) dhe Turqi (77%), situata është rënduar edhe nga zjarret.

Në Siri, thatësira kërcënon prodhimin e grurit, duke vënë në rrezik ushqimor mbi 16 milionë njerëz, ndërsa Perëndimi i Evropës përjeton një situatë më të përzier, Franca, Britania dhe Italia kanë raportuar rritje të ndjeshme të tokës së prekur, ndryshe nga Spanja dhe Portugalia, ku përqindjet mbeten minimale.

Kjo valë e re ngre sërish alarmin për ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe pasojat e tyre në sigurinë ushqimore dhe furnizimin me ujë.

Continue Reading

Të kërkuara