Lajmet

​Nagavci: Ata që nuk zëvendësojnë orët nuk do të kompensohen

Ajo është shprehur e bindur se kompensimi i orëve do të fillojë nesër.

Published

on

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka thënë se moskompensimi i orëve të humbura për shkak të grevës është vepër penale. Ajo është shprehur e bindur se kompensimi i orëve do të fillojë nesër, ndërsa ka theksuar se inspektorët e arsimit do të jenë në teren dhe nëse nuk mbahet mësimi nuk do të ketë kompensim të pagës.

Nagavci e ka kundërshtuar propozimin e komunave për të kompensuar orët në fund të ditës mësimore, derisa ka shtuar se mbajtja e mësimit të shtunën është vendimi i duhur.

“MAShTI në bazë të kompetencave edhe përgjegjësive që ka, ka nxjerrë edhe kalendarin për vitin e ri shkollor. Të gjithë e dimë që kanë humbur 22 ditë mësimit apo 12% e mësimit për fëmijët është një humbje e madhe që duhet patjetër të kompensohet edhe kushdo që bënë thirrje për mosmbajtje të mësimit jo vetëm që tregon një papërgjegjshmëri edhe pandjeshmëri në raport me humbjet e mëdha që janë shkaktuar, por bënë edhe vepër penale duke bërë thirrje kundër ekzekutimit të një vendimi i cili është në kompetencë dhe përgjegjësi të ministrisë…Inspektorët e Arsimit nesër do të jenë në terren dhe ne kemi pasur mirëkuptim, kemi realizuar pagesat në avans nëse nuk mbahet dita e mëismit sigurisht nuk do të ketë edhe kompensim. Kjo nuk është ndëshkim por është obligim për të respektuar ligjin”, ka thënë ajo.

Sipas saj, kushdo që bën thirrje për mosmbajtje të mësimit po shtynë përpara agjenda politike. Ajo ka kritikuar Sindikatës e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për papërgjegjshmëri, derisa ka thënë se kryetari i sindikatës duhet të vë përpara interesin e fëmijëve dhe jo atë personal.

“Sindikata e Arsimit ka kundërshtuar në vazhdimësi, është mungesë e përgjegjësisë së tye dhe unë bëj thirrje edhe nga këtu që edhe zotëri Jashari dhe gjithë të tjerët duhet të dinë kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre. Përcaktimi i kalendarit të vitit shkollor është përgjegjësi ligjore e Ministrisë së Arsimit, kryetari i sindikatës duhet të ndjehet keq për gjithë këto humbje dhe duhet së paku një herë në jetën e vet të vë përpara interesin e fëmijëve e jo interesat personale. Nuk i takon askujt të bëjë thirrje të mos realizohet mësimi”, ka shtuar ajo.

Mbajtja mësimit në ditët e shtuna, sipas ministres Nagavci nuk është as ngarkesë fizike dhe as psikologjike për nxënësit.

Këto deklarata, Nagavci i ka bërë pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes bashkëpunimit mes Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” dhe përfaqësuesve të bizneseve, si dhe nënshkrimit të kontratave me nxënësit për kryerjen e praktikës profesionale në ndërmarrje në profilin e Flokëtarisë.

Lajmet

Bashkë-yjet e “Friends” refuzojnë të marrin pjesë në dokumentarin për Matthew Perry

Published

on

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer nuk do të marrin pjesë në dokumentarin e ri të Netflix për aktorin e ndjerë Matthew Perry, sipas burimeve të cituara nga “Page Six”.

Bëhet fjalë për serialin dokumentar me tri pjesë “The One About Matthew Perry”, i cili do të trajtojë jetën, karrierën dhe betejën e aktorit me varësinë, përmes rrëfimeve të familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Sipas burimeve, pesë aktorët e “Friends” janë kontaktuar nga ekipi i dokumentarit, por kanë vendosur të mos marrin pjesë. Në vend të tyre, dokumentari do t’u japë hapësirë njerëzve të tjerë që e kanë njohur dhe kanë qenë pranë Perry-t gjatë jetës së tij.

Një burim ka thënë se për Jennifer Aniston, e cila ishte veçanërisht e afërt me Perry-n, do të ishte e vështirë ta përjetonte përsëri humbjen në mënyrë publike dhe para kamerave.

Dokumentari, i drejtuar nga Mary Robertson, do të përfshijë edhe rrëfimin e motrës së Perry-t, Mia Perry Bowick, si dhe fotografi dhe video të papublikuara nga arkivi privat i familjes.

Matthew Perry u bë i njohur në mbarë botën për rolin e Chandler Bing në serialin “Friends”, i cili u transmetua nga viti 1994 deri më 2004. Pas përfundimit të serialit, ai mbeti i afërt me bashkë-yjet e tij.

Perry ndërroi jetë në tetor të vitit 2023, në moshën 54-vjeçare. Sipas autoriteteve, shkaku i vdekjes ishte efektet akute të ketaminës. Hetimi për vdekjen e tij çoi në arrestimin e pesë personave, përfshirë asistentin e tij dhe dy mjekë.

Aktori kishte folur publikisht për betejën e tij me varësinë dhe për përpjekjet për t’u rehabilituar. Në vitin 2022 ai publikoi kujtimet “Friends, Lovers, and the Big Terrible Thing”, ku rrëfeu përvojën e tij personale me varësinë dhe shërimin./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ramë Lahaj nis turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” në Zürich

Published

on

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, po përgatitet për koncertin që do të hapë turneun e tij ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, më 10 tetor në Zürich të Zvicrës.

Në skenën e Kongresshaus Zürich, Lahaj do të performojë së bashku me ARMA Ensemble, me një program muzikor që ndërthur repertorin shqiptar me këngë italiane, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja.

Pas koncertit në Zürich, turneu do të vazhdojë në Düsseldorf më 30 tetor, në Vjenë më 8 nëntor dhe në Toronto më 13 dhjetor. Organizatorët kanë bërë të ditur se pritet të shtohen edhe qytete të tjera në kalendarin e turneut.

Biletat për koncertin në Zürich tashmë janë në shitje përmes platformës Ticketmaster.

Përmes këtij turneu, Ramë Lahaj synon të sjellë para publikut ndërkombëtar një program që bashkon traditën muzikore shqiptare me repertorin ndërkombëtar, duke promovuar kulturën dhe identitetin shqiptar në skenat botërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Oficerët e FSK-së përfundojnë trajnimin ushtarak kanadez në Bosnje dhe Hercegovinë

Published

on

By

Pesë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në kursin “Defence Resource Management Course”, të organizuar nga Ushtria Kanadeze në Bosnje dhe Hercegovinë.

Gjatë trajnimit njëjavor, pjesëmarrësit avancuan njohuritë në menaxhimin e resurseve të mbrojtjes, prokurim, projekte dhe burime njerëzore, duke shkëmbyer praktikat më të mira ushtarake kanadeze që mund të zbatohen në FSK.

Përveç aktivitetit ushtarak, ekipi i FSK-së vizitoi edhe Shoqatën e Shqiptarëve në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u prit nga përfaqësues të komunitetit shqiptar atje.

Pjesëmarrja në këtë program ndihmon në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit ushtarak kosovar dhe fuqizon bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Baleti i Shqipërisë dhe Kosovës bashkohen në një skenë, publiku duartroket për 10 minuta

Published

on

Premiera botërore e veprës “Neighbours / from Motherland”, e cila hapi Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tiranë, u prit me duartrokitje për 10 minuta nga publiku.

Vepra, e krijuar nga Brigel Gjoka dhe Rauf “Rubberlegz” Yasi, bashkoi për herë të parë në të njëjtën skenë trupat e Baletit të Shqipërisë dhe Baletit të Kosovës.

E shfaqur në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, kjo vepër e baletit bashkëkohor vuri në qendër rrënjët e përbashkëta dhe identitetin, duke sjellë një bashkëpunim artistik mes dy trupave shqiptare.

Salla e teatrit ishte e mbushur me artdashës, të cilët ndoqën hapjen e edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tiranë (IDFT).

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit në Shqipëri, Blendi Gonxhja, ndau pamje nga performanca dhe bëri të ditur se më 7 tetor shfaqja do të prezantohet edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë.

Festivali vazhdon me aktivitete të tjera, duke sjellë në Tiranë artistë dhe produksione nga skena ndërkombëtare e vallëzimit bashkëkohor./ATSH/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara