Ekonomi

​Murati zotohet për koordinim me sektorin privat për çështjet fiskale

Published

on

Vazhdimi i masave të përkrahjes në kuadër të pakos së re të ringjalljes ekonomike për ndërmarrjet e goditura nga pandemia COVID-19, rishikimi i mundshëm i politikave tatimore dhe luftimi i ekonomisë joformale ishin çështjet kryesore të diskutuara sot në forumin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ministri Hekuran Murati tha se çfarëdo rishikimi i politikave tatimore do të bëhet në koordinim të ngushtë me sektorin privat, ndërsa një vendim i mundshëm do të pasojë një analizë të thukët të të gjithë sektorëve të ekonomisë.

Sipas komunikatës së lëshuar nga OEAK, ministri Murati tha se Ministria është duke bërë përpjekje që të ketë një pasqyrë të qartë të ekonomisë në Kosovë, në mënyrë që të lansohet një fushatë formalizimi për të gjithë sektorët. Në këtë mënyrë, Ministria do te mundohet të shqyrtojë kërkesat dhe nevojat e bizneseve dhe në afat të gjatë të bëjë ndërhyrje aty ku është e nevojshme. Ministri theksoi se politikat tatimore në Kosovë janë të konsoliduara mirë, por megjithatë ka disa hapësira të cilat kërkojnë rregullim e të cilat mund të ndikojnë edhe në rritjen e mbledhjes së të hyrave buxhetore.

Ministria do të sigurojë një ambient të favorshëm për të bërë biznes dhe për investime ne vend, sepse siç theksoi ministri Murati, Qeveria duhet të jetë në shërbim të sektorit privat dhe të shoqërisë në përgjithësi. Ai sqaroi edhe për planet e Ministrisë për zbatimin e masave përkrahëse në kuadër të pakos së re të ringjalljes ekonomike të paralajmëruar nga Qeveria, e sidomos për sektorin e prodhimit.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka kërkoi nga ministri Murati që të shmanget mundësia e vendosjes së tatimeve të reja ose rritjes së normave ekzistuese tatimore, derisa ekziston mundësi reale nga mbledhja e më shumë të hyrave buxhetore përmes luftimit të ekonomisë joformale.

Përfaqësuesit e ndërmarrjeve të sektorit privat shprehën shqetësimet e tyre lidhur me praninë e lartë të aktiviteteve joformale, si dhe të nevojës për rritje të integritetit dhe llogaridhënies brenda institucioneve tatim mbledhëse në vend.

Ekonomi

Komercialja pezullon daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani, OEK ka apel për ZRrE-në

Published

on

Gjykata Komerciale ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani, pas padive individuale të tyre.

Si rezultat, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga ZRrE të tërheqë këtë vendim, për të mbrojtur konkurrencën, bizneset dhe ekonominë e vendit.

”Oda Ekonomike e Kosovës njofton për aktvendimin e radhës të Gjykatës Komerciale, e cila ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani të tjera që kanë ushtruar padi individuale ndaj këtij vendimi të ZRrE-së. Siç kemi theksuar edhe më herët, legjislacioni aktual nuk parasheh padi në formë grupore ose kolektive, prandaj vetëm paditë individuale po trajtohen dhe po pranohen nga gjykata. Këto pesë kompani kanë fituar të drejtën e tyre ligjore përmes këtij mekanizmi” ,thuhet në njoftim.

Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për daljen e dhunshme në tregun e lirë të energjisë, në mënyrë që të mos dëmtohet konkurrenca, bizneset, qytetarët dhe ekonomia e vendit”, thuhet në reagimin e OEK-së./Ekonomia Online

Continue Reading

Ekonomi

882 milionë euro të bllokuara për shkak të moskonstituimit të Kuvendit thotë IKD

Published

on

Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Demokraci (IKD) ka ngritur shqetësimin se vendi tash e tre muaj ndodhet pa Kuvend funksional, dhe sipas tij, për shkak të kësaj bllokade institucionale, Kosova nuk po arrin të përfitojë nga fondet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.

“882 milionë euro të bllokuara për shkak të një Kuvendi që nuk po bëhet. Dëm i interesave të ngushta partiake”, ka shkruar Kryeziu në një postim në Facebook.

Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor parasheh disbursimin e këtyre fondeve, por ato mund të kalojnë vetëm pasi të ratifikohen marrëveshjet përkatëse në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq pa funksionalizimin e tij, procesi mbetet i bllokuar./ Ekonomia Online

Continue Reading

Ekonomi

Alarm nga Ruzhdi Kurtishaj: Shqipëria po e vret vetë turizmin me çmime të çmendura

Published

on

Pronari i Sharr Travel, Ruzhdi Kurtishaj, kompanisë më të madhe turistike në Kosovë, ka ngritur një alarm serioz për atë që po ndodh me turizmin në Shqipëri. Ai paralajmëron se nëse vazhdohet me këtë trend të rritjes ekstreme të çmimeve, Shqipëria rrezikon të humbë përfundimisht shqiptaret e Kosovës, ata që sipas tij deri më tani kanë qenë shtylla kryesore e sezonit veror.

Sipas Kurtishajt, çmimet në hotele dhe resorte shqiptare kanë dalë jashtë çdo logjike, duke shkuar në nivele që nuk arsyetohen as me cilësinë e shërbimit dhe as me kushtet që ofrohen.

“Të paguash 300 euro nata për një dhomë pa shërbim të denjë dhe me produkte të lira në paketën all inclusive, është tallje me shqiptaret e Kosovës”, thotë ai.

Kurtishaj e quan këtë një autogol ekonomik nga ana e Shqipërisë, që po e shndërron një destinacion të dashur për kosovarët në një terren të papërballueshëm dhe të zhgënjyeshëm. Ai paralajmëron se nëse nuk ndërhyhet urgjentishtKosova do ta kthejë sytë drejt Greqisë, Turqisë apo Bullgarisë, ku çmimi dhe cilësia ecin paralelisht.

“Shqipëria po e vret vetë turizmin e vet. Me këtë ritëm, sezoni tjetër mund të jetë shumë më i varfër dhe më i zbrazët,” përfundon Kurtishaj, duke i bërë thirrje autoriteteve dhe pronarëve të hoteleve që të reflektojnë para se të jetë tepër vonë.

Më tutje Kurtishaj tregon se gjatë muajit qershor Shqipëria pat një fillim jashtëzakonisht të mirë, duke u bazuar në ofertat e qershorit të cilat ishin jashtëzakonisht të favorshme, të pranueshme, të arsyeshme, në aspektin ekonomik për qytetarët e Kosovës./Ekonomia Online

 

Continue Reading

Ekonomi

Bie tregu global i arit

Published

on

Tregu global i artit ka shënuar një rënie prej 12% në vitin 2024, duke arritur në një vlerë prej 57.5 miliardë dollarësh, sipas raportit të publikuar nga banka zvicerane UBS dhe Art Basel.

Kjo rënie vjen pas një uljeje prej 4% të regjistruar në vitin 2023.

Raporti ia atribuon këtë tkurrje pasigurisë ekonomike globale dhe tensioneve në rritje gjeopolitike.

Kina,  dikur kishte rol të fuqishëm në tregtinë ndërkombëtare të artit, ka pësuar rënien më të madhe, me një ulje prej 31% në shitjet vjetore.

Tashmë, Kina ka zbritur në vendin e tretë, pas Britanisë së Madhe, e njohur për shtëpitë e saj të ankandeve prestigjioze si Sotheby’s dhe Christie’s, transmeton albinfo.ch.

Shtetet e Bashkuara mbeten udhëheqësja dominuese, me 43% të pjesës së tregut botëror të artit.

Pas tyre renditet Britania e Madhe me 18%, ndërsa Kina ka rënë në 15%.

Continue Reading

Të kërkuara