Lajmet

​Murati: Bizneset që punësojnë mbajtës të familjes do t’i mbështesim me 70% të pagës

Masa e re sa i përket punësimit i dedikohet atyre familjeve që nuk kanë asnjë të punësuar.

Published

on

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dhënë detaje për masën mbështetëse “Çdo familje së paku një të punësuar”, duke thënë se synimi i masës së re për punësim është që të rritet numri i vendeve të punës dhe mirëqenia e qytetarëve.

Murati në një konferencë për media ka thënë se masa e re sa i përket punësimit i dedikohet atyre familjeve që nuk kanë asnjë të punësuar.

“Nuk ka qenë e lehtë, kemi pasur kriza në vazhdimësi duke filluar me pandemi, pastaj energjinë elektrike si problem dimrin e kaluar, pastaj invazionin në Ukrainë. Jemi munduar me marrë masa të nevojshme për t’i mbështetur qytetarët. Do të mundësojë që bizneset që janë të interesuar të punësojnë mbajtës të familjes, t’i mbështesim me 70% të pagës bruto, subvencioni është 300 euro”, tha ai.

Ai ka thënë se do t’i publikojnë kriteret dhe thirrjet për këtë përfitim.

“Njëri nga kriteret është se kompanitë nuk mund të punësojnë më shume sesa 30% e stafit ekzistues, për t’u regjistruar për këtë përfitim duhet të regjistrohen në Agjencinë e Punës dhe të sjellin kopje certifikatën e bizneset, letërnjoftimin e pronarit dhe listën e punëtorëve të punësuar aktualisht nga kompania. Mbajtësit e familjes duhet të jenë të moshës së punës, të mos kenë asnjë anëtar të punësuar dhe të regjistrohen si të papunësuar në agjencinë e punës rajonale, dhe të sjellin letërnjoftimin dhe të tregojnë në cilët fusha mund të punojnë”, ka thënë Murati.

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Prizren, gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë

Published

on

By

Në Prizren është raportuar një rast i vdekjes së dyshimtë, ku një burrë shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të datës 1 nëntor, rreth orës 01:20.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet një person i zhdukur në Ferizaj

Published

on

By

Në Ferizaj është raportuar zhdukja e një personi, i cili është larguar nga strehimorja ku po qëndronte.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor rreth orës 08:00.

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin është iniciuar shënimi zyrtar dhe hetimet po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Pesë rastet të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjes në disa qytete të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë është raportuar se një viktimë grua është kanosur verbalisht nga një i dyshuar burrë, i cili tashmë ndodhet në kërkim policor.

Në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje, një viktimë grua është sulmuar nga një i dyshuar mashkull, i cili me vendim të prokurorit është liruar pasi ka pranuar tretman mjekësor.

Po ashtu në Prishtinë është regjistruar edhe një rast tjetër i dhunës në familje ndaj një viktime grua, ku pas intervistimit të palëve, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Viti është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy personave. I dyshuari, me rekomandim të specialistit dhe vendim të prokurorit, është dërguar për trajtim mjekësor nën mbikëqyrje të policisë.

Ndërsa në Klinë, njësitë policore kanë arrestuar dhe dërguar në mbajtje një të dyshuar burrë për veprat penale kanosje dhe dhunë në familje ndaj një viktime burrë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari në Podujevë për vrasje në tentativë

Published

on

By

Në Podujevë është arrestuar një person si i dyshuar për veprën penale – vrasje në tentativë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri, por i njëjti nuk kishte qëlluar, ndërsa në vendin e ngjarjes organet e rendit kanë gjetur një gëzhojë.

Ndërsa pas mbledhjes së provave materiale, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, deri sa janë kryer edhe kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit, por që nuk është gjetur diçka e dyshuar. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara