Lajmet

​MSh shqyrton masat e reja, shkollat nuk pritet të hapen deri më 26 shtator

Publikuar

Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia për të diskutuar situatën lidhur me pandeminë COVID-19 me theks të veçantë për masat e reja kundër kësaj pandemie pas datës 13 shtatorit.

Ministri Vitia informoi kryetarët e komunave me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator dhe do të vlejnë deri me 26 shtator 2021.

“Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator, lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra, institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial, gastronomia vazhdon, si edhe masat e deritashme. Po ashtu, është propozuar që në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani. Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator. Ndryshe masat tjera vazhdojne siç kanë qenë në këto dy javët e fundit. Nga data 27 shtator do të kemi masa të reja në varësi nga analizat dhe situatën që mund ta kemi në atë kohë në bashkëpunim me IKSHP dhe institucionet tjera shëndetësore në nivel vendi”, thuhet në komunikatën e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit tjerë komunalë të pranishëm në këtë takim online me ministrin e Shëndetësisë paraqiten edhe sfidat dhe nevojat aktuale që janë në komunat e Kosovës me theks në çështjet e vaksinimit dhe furnizimit me barna shëndetësore.

Lajmet

UNRWA: Situata në Rafah është thellësisht shqetësuese

Publikuar

nga

Derisa Izraeli po pretendon kontrollin e kufirit Rafah në Gaza, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, ka paralajmëruar për ndikimin që do të kenë te civilët furnizimet e pakta me ndihma.

“Problemi më i madh që kemi në 24 deri në 48 orët e fundit është kalimi i kufirit dhe mungesa e furnizimeve të mjaftueshme të ndihmës”, tha Louise Waterridge, një zëdhënëse e agjencisë, për programin Today të BBC Radio 4.

Situata është “jashtëzakonisht shqetësuese”, vlerëson UNRWA.

UNRWA paralajmëron për rrezikun për shëndetin e banorëve të Gazës, duke thënë se situata sanitare po përkeqësohet dhe temperatura shumë të larta priten gjatë verës dhe shumë njerëz aktualisht po strehohen në tenda plastike.

Waterridge, i cili ndodhet në Rafah, thotë se atmosfera është e qetë. Shumë presin të shohin se çfarë do të ndodhë më pas, ndërsa disa po largohen nga qyteti, thotë ajo./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kurti takon ambasadorët e Holandës, Suedisë, Belgjikës dhe Finlandës

Publikuar

nga

Pas takimit që zhvilloi në mëngjes me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje pasdite priti në takim ambasadorët e Holandës, Suedisë, Belgjikës dhe Finlandës.

Sipas Qeverisë, temë qendrore e takimit ishte anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, roli dhe përkrahja e çmuar e këtyre vendeve ndaj Kosovës përgjatë gjithë procesit, si dhe mbështetja e tyre në takimin e komitetit të ministrave, në vijë me votimin e Asamblesë Parlamentare muajin e kaluar.

Kryeministri u shprehi mirënjohjen dhe falënderimin ambasadorëve për përkrahjen e pakushtëzuar të shteteve të tyre përgjatë gjithë procesit.

“Kosova është demokracia e vetme evropiane që është jashtë Këshillit të Evropës. Anëtarësimi i bazuar në merita dhe vlera të përbashkëta sjellë përfitime për të gjithë qytetarët e Kosovës, sidomos komunitetet joshumicë, si dhe i kontribuon demokracisë, paqes dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Deri më tani janë regjistruar mbi 1 milion e 200 mijë qytetarë në Kosovë

Publikuar

nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizoi konferencë për media lidhur me ecurinë e Javës së pestë të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024).

Avni Kastrati (U.D kryeshef Ekzekutiv), Bekim Canoll i (u.d drejtor i DMTI-së), Idris Shala (udhëheqës i GIS) në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) në konferencë për media, kanë dhënë informacione rreth ecurisë së Javës së pestë në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë me të dhëna deri këtë të martë, ora 9-të e mëngjesit.

Kastrati ka thënë se deri më tani pjesëmarrja e popullsisë në regjistrim sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560. Ai ka theksuar se kanë mbetur edhe pak takime deri tek të dhënat preliminare.

“Në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit. Njëkohësisht nuk kemi refuzime të mëdha të qytetarëve edhe ato pak, pas diskutimeve po i pranojnë si një e mirë publike. Edhe pajisjet janë duke funksionuar dhe nuk kemi telashe në terren”, ka thënë Kastrati.

Ai tha se disa komuna kanë qenë shumë aktive dhe disa nuk janë angazhuar aq. Jemi duke shpresuar për angazhim më të madh ka thënë ai.

“Deri më tani po i shihni të dhënat ku janë regjistruar mbi 1 milion e 204 mijë e 560 dhe regjistrimi është duke shkruar sipas planit. Edhe komunitetet, të gjitha janë duke marrë pjesë, disa komuna në veri nga serbët ka ende hezitim, një pjesë e tyre po regjistrohet, ka një hezitim por një pjesë po regjistrohet”, ka thënë Shala.

Sa i përket kualitetit të të dhënave, Kastrati ka thënë se janë duke u shfrytëzuar burime, si ato të kaluarat.

“Për to janë duke u shfrytëzuar burime, si ato të kaluarat. Krahasuar me burime tjera vet sistemi e gjeneron që duhet të rishikohet, është për tu përgëzuar pasi kjo bëhet për herë të parë pasi vitet tjera ishte metodologji tjetër”, ka thënë Kastrati.

Kastrati tha se nëse vazhdon kështu, procesi do të përfundoj i suksesshëm. I pyetur rreth ngacmimeve që mund tu bëhen grave dhe vajzave gjatë intervistimit në terren, Kastrati tha se ato kanë pasur trajnime të cilat mund ti shfrytëzojnë në raste.

Sipas tij, deri më tani nuk ka pasur ndonjë ankesë të tillë deri sa përmendi një rast të viteve të kaluara ku ishte dorëzuar një ankesë me shkrim për ngacmim e që sipas tij kishte rezultuar se ajo kishte faj.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Arrestohet një i mitur në Obiliq, kanosi dhe pengoi policët

Publikuar

nga

Është arrestuar një i mitur në Obiliq pasi i njëjti kishte kanosur dhe penguar zyrtarët policorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Obiliq 06.05.2024, 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, pasi që i njëjti kishte kanosur dhe penguar zyrtarët policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara