Lajmet

​MPJD: Petkoviq nuk iu lejua hyrja në Kosovë sepse në vazhdimësi përdori gjuhë të urrejtjes

Published

on

Shefit të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq nuk i është lejuar vizita dy ditore (3-4 shtator) në Kosovë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë kanë treguar se ai në tri vizitat e fundit haptazi ka përdorur gjuhën e urrejtjes dhe nxitëse duke kulmuar në vizitën e fundit në inaugurimin e të ashtuquajturit “universitetet” në Mitrovicë të Veriut.

“Z. Petkoviq, në rolin e tij si drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ashtu edhe si kryenegociator i palës serbe, ka ofruar në vazhdimësi garancione që vizitat e tij në Kosovë do t’i organizojë duke shmangur në tërësi provokimet dhe deklarimet eventuale nxitëse. Në kundërshtim me obligimin e marrë dhe zotimin që do të përmbahet nga deklaratat provokuese dhe nxitëse të urrejtjes, ai në vazhdimësi në tri vizitat e fundit haptazi ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe nxitëse, duke kulmuar në vizitën e fundit në inaugurimin e të ashtuquajturit “universitetet” në Mitrovicë të Veriut. Për më tepër, ai nuk e ka paralajmëruar këtë aktivitet tek pala kosovare”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për KosovaPress.

Vizita me 3-4 shtator i është ndaluar vetëm Petkoviqit, ndërsa pjesës tjetër të delegacionit i është miratuar hyrja.

“Bazuar në këtë, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk i ka lejuar hyrjen në Kosovë për datat 3-4 shtator 2021 atij, teksa për pjesën tjetër të delegacionit ka miratuar hyrjen”, potencohet në përgjigjen e MJPD-së.

Ndërsa paraditen e kësaj të premte nga zyra e të ashtuquajtëres zyra Serbe në Kosovë u tha se “Autoritetet në Prishtinë nuk i kanë lejuar hyrjen në Kosovë drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq, të vizitojë Kosovën. Sot dhe nesër, drejtori Petkoviq ishte paraparë të qëndrojë në Kosovës dhe të vizitojë disa subjekte afariste ku shteti i Serbisë ka siguruar vende të reja pune, si dhe të vizitojë disa familje në gjendje të rënd sociale dhe tu ofrojë ndihmë. Është më se e qartë se Prishtina e filloi fushatën zgjedhore edhe para afatit zyrtar, e cila, si rregull, gjithnjë thyet mbi kurrizin e popullit serb. Ky është ndalimi i tretë i Prishtinës për drejtorin e Zyrës për Kosovën dhe negociatorit kryesor serb në dialogun teknik, dhe kjo vjen përpara vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës javën e ardhshme në Bruksel, gjë që tregon gjithashtu edhe mosgatishmërinë e Prishtinës për normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin. Më parë, Petkoviq ishte parandaluar të dërgonte ndihmë për familjet e përmbytura në fillim të vitit dhe të vizitonte djalin e lënduar Luka Dimitrijević nga Graçanica. Është kjo shkelje flagrante e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe marrëveshjes për vizitat e zyrtarëve. Ky ndalim dhe sjellje kundërligjore e Prishtinës sigurisht që do të jetë tema e bisedimeve të ardhshme në Bruksel, veçanërisht duke pasur parasysh se vizita u njoftua me kohë dhe në përputhje me marrëveshjen”.

Lajmet

Dita Evropiane e Mikrofinancës

Published

on

Institucionet mikrofinanciare në gjithë Evropën sot shënojnë Ditën Evropiane të Mikrofinancës. Në vitin 2015, Rrjeti Evropian i Mikrofinancës (EMN) lançoi Fushatën e Ditës Evropiane të Mikrofinancës me objektivin e qartë të krijimit të një mjeti për të nxjerrë në pah ndikimin e sektorit të mikrofinancës në Evropë nga një perspektivë sociale dhe ekonomike.

Dita Evropiane e Mikrofinancës, synon rritjen e ndërgjegjësimit për mikrofinancën si një mjet për të luftuar përjashtimin social dhe papunësinë në Evropë dhe shënohet për herë të parë në Kosovë sikurse edhe në Evropë.

Ndryshe, institucionet mikrofinanciare llogaritet se brenda një viti japin afër 100 milionë euro në të gjithë sektorët.

Kredia mesatare është rreth 1.100 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

KSHZ: VMRO-DPMNE kryeson në 54 komuna, LSDM në 8, VLEN në 8 dhe AKI në 5 komuna

Published

on

Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut nga 75.37 përqind e votave të përpunuara, kandidatët për kryetarë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit kryesojnë në gjithsej 54 komuna, LSDM dhe Koalicioni në 8, Koalicioni VLEN në 8 dhe Aleanca Kombëtare për Integrim në 5.

Kandidati i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, kryeson në Kumanovë, Kurto Duduš nga Unioni i Romëve në Shuto Orizare, Arijan Ibraim nga Partia Demokratike e Turqve në Qendër Zhupë.

Në Strugë dhe Studeniçan, kryesojnë kandidatët e pavarur Mendi Qyra dhe Azem Sadiki.

Kandidatët për kryetarë të komunave të VMRO-DPMNE-së garojnë në Aerodrom, Berovë, Manastir, Bosilevë, Bërvenicë, Butel, Valandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Debarcë, Dellçevë, Demir Kapijë, Dollek Ilinden, Jegunovce, Kavadar, Karbinci, Karposh, Kisella Voda, Kërçovë, Koçan, Kratovë, Mavrovë dhe Rostushë, Makedonska Kamenica, Makedonski Brod, Mogila, Negotino, Novaci, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Prilep, Radoviçe, Staro Nagoriçan, Strumicë, Çucer Sandevë dhe Shtip.

LSDM dhe Koalicioni prijnë në komunat Bogdacni, Zërnovci, Konçe, Kriva Pallankë, Krivogashtani, Krushevë, Lozovë, Rosoman dhe Qendër.

Sipas të dhënave të deritanishme, kandidatët nga Koalicioni VLEN prijnë në komunat e Haraçinës, Bogovinës, Dibrës, Zhelinës, Sarajit, Tearcës, Tetovës dhe Çairit.

Kandidatët e AKI-së prijnë në komunat Vrapçisht, Gostivar, Likovë, Pllasnicë dhe Çashkë./S.K/KP/AlsatMK/

Continue Reading

Lajmet

​Aleanca Kombëtare për Integrim fiton bindshëm Gostivarin dhe Vrapçishte

Published

on

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka fituar në Gostivar sipas rezultateve zyrtare në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Kandidati nga radhët e AKI-së Valbon Limani ka marrë 60.75 për qind ose 16 mijë e tetë vota nga 115 vendvotime të numëruara deri më tash nga gjithsej 121 sosh.

Sebaedin Dauti nga koalicioni VLEN, ka marrë 4 mijë e 60 vota ose 15.41 për qind.

Në komunën Vrapçishte, kandidati Isen Shabani nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI ka fituar garën për kryetar të komunës duke marrë 6 mijë e 50 vota ose 88.13 për qind.

Kandidati nga radhët e VLEN-it Mehmet Seferi ka marrë 6.80 për qind ose 467 vota.

Ndërkaq,në Bogovinë kandidati nga radhët e VLEN-it ka marrë 48.83 për qind ose 5 mijë e 295 vota, ndërsa kandidati nga Aleanca Kombëtare për Integrim 5 mijë e 207 vota ose 48.02 për qind,

Sipas kësaj, Feti Abazi nga koalicioni VLEN dhe Besnik Emshi nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI do të garojnë në balotazh më 9 nëntor, pasi asnjëri prej tyre nuk ka marrë 50 për qind të votave të nevojshme në raundin e parë.

/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Mickoski nga VMRO-DPMNE shpall fitoren në më shumë se 30 komuna

Published

on

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski shpalli fitoren në më shumë se 30 komuna, përfshirë edhe Strumicën e cila njihej si bastion i LSDM-së.

Mickoski tha se VMRO-DPMNE ka fituar edhe në Dellçevë, Berovë, Manastir, Shtip, Kavadar, Gjevgjeli, Sveti Nikollë, Ohër, Gazi Babë, Gjorçe Petroc, Resnjë dhe në shumë të tjera.

“Para nesh ka edhe dy javë, dy javë ku duhet ta rrethojmë ndryshimin që e filluam. Kemi fitore në mbi 30 komuna që në raundin e parë. Fituam bindshëm në raundin e parë në Strumicë, 20 vjet e kemi pritur këtë ditë”, tha ai./S.K/KP/AlsatMk/

Continue Reading

Të kërkuara