Lajmet

​MPJD harton strategjinë për njohje të reja

Më kritike për punën e diplomacisë kosovare u shpreh nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka hartuar strategjinë për njohje të reja. Krahas kësaj, Kosova shumë shpejt pritet të vendosë edhe marrëdhënie bilaterale me disa shtete. Këto i bëri të ditura, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Në tryezën e diskutimit të organizatës joqeveritare “PIPS”, Ahmeti sa i përket anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare dhe njohje të reja tha se s’ka moratorium.

“Kemi vendosur një listë prioritetesh dhe kur të është koha e duhur do të aplikojmë”, tha ai të martën.

Duke paraqitur punën e diplomacisë në 1 vit qeverisje, Ahmeti tha se qëllim më i madh ka qenë funksionalizimi dhe riorganizimi i MPJD-së.

Më kritike për punën e diplomacisë kosovare u shpreh nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ndërkohë, profesori në Universitetin e Dublinit, Gëzim Visoka, tha se në vitin 2021 s’ka pasur zhvillime në politikën e jashtme dhe më shumë ka pasur politika të mirëmbajtjes së raporteve.

Lajmet

Çitaku akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës: PDK vazhdimisht e gatshme për zgjidhje

Published

on

By

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ndërprerjes për herë të 40-të të seancës konstituive të Kuvendit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryesuesin Avni Dehari për shkelje të Kushtetutës.

Fatkeqësisht edhe sot, me vetëdije të plotë, po e shkelin Kushtetutën”, tha ajo para mediave. Çitaku theksoi se PDK është gjithmonë e gatshme për zgjidhje dhe i bëri thirrje LVV-së që të reflektojë dhe të kthehet në sallë për ta vazhduar punën.

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi: Nesër do të jem në takim te presidentja

Published

on

By

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, konfirmoi pjesëmarrjen në takimin e nesërme me parti politike, të thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani.

Kam pranuar ftesë. Nesër është takimi dhe unë do të jem aty. Qëndrimi që e kemi pasur gjithmonë. Ne ka dy- tre muaj që po mundohemi që të gjejmë zgjidhje për të ofruar kompromise për të dalë nga kjo situatë.

Nesër do të jem te presidentja. Ne kemi pasur kërkesë qysh herët që presidentja të involvohet”, tha Krasniqi.

Continue Reading

Lajmet

Kadrijaj: Qasja e Albin Kurtit po e thellon krizën politike

Published

on

By

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se qasja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është duke e thelluar krizën politike dhe nuk do ta çojë vendin drejt zgjidhjes.

Para nisjes së seancës së 40-të konstituive të Kuvendit, ajo theksoi se partia e saj ka qenë e gatshme të ndihmojë në zhbllokimin e situatës.

Nuk do përfundojë fare me këtë qasje që ka z. Kurti. Ne e kemi pasur një takim dhe kemi qëndruar në takim dy orë. I kemi ofruar si parti alternativat tona për zhbllokim të situatës, duke ofruar votat pa asgjë, vetëm që të zhbllokohet kjo situatë dhe të vazhdojmë”, tha Kadrijaj.

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku: Shkojmë kudo që marrim ftesë

Published

on

By

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia që ai drejton do të marrë pjesë në çdo takim ku ftohet.

Ne shkojmë kudo ku marrim ftesë. Është pozitive që Presidentja po i mbledh liderët, dhe po ashtu është e rëndësishme që të kemi një qëndrim të përbashkët për çështjet me interes shtetëror,” u shpreh Abdixhiku.

Continue Reading

Të kërkuara