Lajmet

​Mirëpritet rezoluta e PE-së, konsiderohet si ndryshim pozitiv ndaj Kosovës, por kërkohen edhe veprime konkrete

Parlamenti Evropian sot miratoi raportet për Kosovën dhe Serbinë.

Published

on

Miratimi i rezolutës nga Parlamenti Evropian, ku theksohet se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të përfundojë me njohje reciproke po mirëpritet në Kosovë.

Njohës të integrimit evropian, por edhe deputetë të partive opozitare e vlerësojnë si pozitive miratimin e rezolutës, por kërkojnë edhe veprime konkrete, sidomos në liberalizimin e vizave për Kosovën.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi thotë se për herë të parë në formë të shkruar nga një institucion i BE-së, po kërkohet që njohja reciproke të jetë kyçe për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

“Më në fund një dokument zyrtar i Bashkimit Evropian, këtë rast i Parlamentit Evropian, njëri nga institucionet më kredibile të BE-së ka kërkuar që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me njohjen reciproke. Pra për herë të parë thuhet në një dokument zyrtar, e dyta, po ashtu ka kërkuar që sa më shpejt të ndodh liberalizimi i vizave. Mos të harrojmë se Parlamenti Evropian është njëri nga institucionet që e njeh pavarësinë e Kosovës dhe vazhdimisht bën thirrje për pesë vendet e BE-së që se kanë njohur Kosovën, ta bëjnë sa më shpejt që është e mundur”, thotë ai.

Ndërkohë, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, thotë për KosovaPress, se kërkesa e Parlamentit Evropian për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e mirëseardhur. Por konform miratimit të kësaj rezolute, deputetja opozitare shton se duhen veprime konkrete nga BE-ja.

“Natyrisht se është i mirëpritur sepse rikonfirmohet nevoja e Kosovës që të ketë liberalizim të vizave, po ashtu flet për vullnetin e Parlamentit Evropian që ky proces tashmë të marrë një epilog. Ju e dini se ka disa vite që Kosova është në pritje të një vendimi për lëvizjen e lirë, prandaj unë mirëpres këtë rikonfirmim të Parlamentit Evropian sa i përket procesit të liberalizimit. Po ashtu edhe çështjen e marrëveshjes finale (me Serbinë) me njohje të ndërsjellët. Por pres që konform këtij votimi ne të kemi edhe konkretizim të qëndrimit sa i përket lëvizjes së lirë”, thekson Deliu-Kodra.

Arifi miratimin e rezolutës e konsideron edhe si ndryshim pozitiv të qasjes së BE-së ndaj Kosovës.

“Kjo na jep një përgjigje se momentumi politik apo narracioni i tregimit të Kosovës në BE po ndryshon në formën pozitive. Po kërkohet që dialogu të përfundojë, por me njohje reciproke. Kjo po dëshmon se brenda BE-së, vendet në BE kanë filluar të vetëdijësohen për këtë problem”, shton ai.

Parlamenti Evropian sot miratoi raportet për Kosovën dhe Serbinë, mes tjerash aty theksohet edhe perspektiva e tyre evropiane.

Lajmet

Mbi 1 mijë raste të dhunës në familje u raportuan në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026

Published

on

By

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një prej problemeve më serioze sociale në Kosovë. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Drejtësisë, gjatë periudhës janar-qershor 2026 janë raportuar gjithsej 1,341 raste të dhunës në familje, duke përfshirë viktima të gjinive dhe grupmoshave të ndryshme. Kjo i i bie se në Kosovë mesatarisht raportohen më shumë se shtatë raste të dhunës në familje çdo ditë.

Sipas statistikave për viktimat e përfunduara me fatalitet, janë evidentuar gjashtë persona të vrarë – katër burra dhe dy gra. Ndërkaq, sa i përket dhunimeve seksuale të raportuara brenda familjes, janë regjistruar dy raste, përkatësisht në Pejë dhe Gjilan.

Për sa u përket urdhrave për mbrojtje të përkohshme emergjente, janë lëshuar gjithsej 77 urdhra. Mitrovica shënon numrin më të lartë të shqiptimit të këtyre urdhrave, e ndjekur nga Prishtina dhe Gjakova me nga tetë raste, si dhe Prizreni, Ferizaj dhe Gjilani me nga tri raste secili.

Nga raporti i Ministrisë së Drejtësisë rezulton se numri më i lartë i kryesve të dhunës në familje i përket grupmoshës 30-40 vjeç, ku shumica e viktimave janë gra. Ndërkaq, mosha më e prekur e viktimave i përket grupmoshës 20-30 vjeç.

Sa i përket rajoneve, Prishtina prin me numrin më të madh të raportimeve për dhunë në familje me 441 raste. Pas saj renditen:

  • Mitrovica: 174 raste
  • Gjakova: 165 raste
  • Peja: 162 raste
  • Gjilani: 150 raste
  • Prizreni: 135 raste
  • Ferizaj: 114 raste

 

Continue Reading

Lajmet

Joe dhe Shirley DioGuardi, lobistët e njohur amerikanë, pajisen me shtetësi të Kosovës

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, i ka dorëzuar zyrtarisht dekretin e shtetësisë së Kosovës ish-kongresistit amerikan Joe DioGuardi dhe bashkëshortes së tij, Shirley Cloyes DioGuardi.

Ceremonia e dorëzimit të dekretit u zhvillua në ambientet e zyrës së Presidencës.

Joe DioGuardi, ish-drejtues i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, njihet si një nga miqtë e mëdhenj të Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA në mbështetje të lirisë dhe pavarësisë së vendit. Po ashtu, edhe Shirley Cloyes DioGuardi ka vepruar për vite me radhë në promovimin e çështjes së Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Uashington.

Me rastin e dorëzimit të dokumenteve, Haxhiu i uroi ata për marrjen e shtetësisë.

“Për mua është nder i veçantë t’ua uroj shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe t’ju them mirësevini në mesin e qytetarëve të saj, mirësevini në shtetin tuaj të dytë, në Republikën e Kosovës”, deklaroi Haxhiu. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

PDK-ja dhe AAK-ja mblidhen në Kuvend, akuzojnë pushtetin për mospërgjegjësi

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë mbledhur sërish sot në Kuvendin e Kosovës, ku kanë drejtuar akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për uzurpim të institucioneve dhe prirje për ta dërguar vendin në zgjedhje të reja.

Gjatë këtij takimi, deputetja e PDK-së, Sala Jashari, deklaroi se karriget e zbrazëta në sallën e Kuvendit pasqyrojnë ikjen e pushtetit nga përgjegjësitë që i takojnë. Ajo theksoi se kërkesa e tyre e vazhdueshme ka qenë që shteti të punojë në shërbim të qytetarëve dhe jo për interesa partiake.

“Demokracia nuk matet vetëm në ditën kur numërohen votat, por çdo ditë pas zgjedhjeve. Për gati 2 vjet Kosova ka pritur që përgjegjësitë të merren, dhe pas 6 vjet qeverisjeje, çfarë kanë bërë të tjerët nuk mund të jetë përgjigje, sepse përgjegjësia ju takon juve. Jemi vetëm pak ditë larg shtatorit dhe prindërit ende përballen me pasiguri për librat e fëmijëve të tyre”, deklaroi Jashari. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

14 armë të sekuestruara dhe 4,855 gjoba në Rajonin e Prishtinës gjatë një jave

Published

on

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë të Rajonit të Prishtinës kanë realizuar gjatë javës së kaluar 65 urdhëresa të gjykatës, në lokacione të ndryshme dhe në aksione të ndara.

Prej tyre, 47 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe raste të tjera.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresat gjyqësore.

Gjatë së njëjtës periudhë, në Rajonin e Prishtinës janë sekuestruar 14 armë zjarri.

Policia ka shqiptuar gjithashtu 4,855 masa administrative me gjobë për kundërvajtje dhe shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Prej tyre, 466 janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe radarëve mobilë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara