Lajmet

​Ministrja Haxhiu nënshkrun vendimin për zbritjen e çmimeve për shërbimet noteriale

Sipas njoftimit të ministres Haxhiu, me udhëzimin e ri adminsitrativ, do të lirohen në tërësi nga tarifat disa kategori.

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar sot një udhëzim të ri administrativ, përmes të cilit ulen çmimet e shërbimeve noteriale në vend.

Sipas njoftimit të ministres Haxhiu, me udhëzimin e ri adminsitrativ, do të lirohen në tërësi nga tarifat disa kategori, përfshirë fëmijët pa kujdes prindëror, si dhe personat që përfitojnë nga Ligji për Ndihmë Juridike Falas.

Sot nënshkrova Udhëzimin e ri Administrativ për Tarifat Noteriale, me të cilin ulen konsiderueshëm tarifat për shërbimet noteriale, si dhe: lirohen në tërësi nga tarifat noteriale fëmijët pa kujdes prindëror, personat me nevoja të veçanta, personat që kërkojnë të realizojnë të drejtat në Qendrën për Punë Sociale dhe personat që përfitojnë nga Ligji për Ndihmë Juridike Falas”, tha ministrja, përmes një shkrimi në Facebook.

Lajmet

Harry Styles nis rezidencën prej 30 netësh në Madison Square Garden

Published

on

Harry Styles është rikthyer në skenën e Madison Square Garden në Nju Jork, këtë herë për një rezidencë prej 30 koncertesh të shitura tërësisht, duke dyfishuar rekordin e tij të mëparshëm prej 15 netësh me turneun “Love on Tour”.

Në moshën 32-vjeçare, Styles u shfaq në skenë me një imazh të ri, të shoqëruar nga kostume të personalizuara Tom Ford dhe një siguri më të madhe skenike. Megjithatë, ai ka ruajtur atë ndjesinë e habisë që e ka shoqëruar që nga fillimet e karrierës.

Kjo është edhe ndalesa e vetme e tij në Shtetet e Bashkuara në kuadër të turneut “Together, Together”, i cili shoqëron albumin e tij të katërt, “Kiss All the Time. Disco, Occasionally”.

Albumi i ri zë pjesën kryesore të repertorit, me tinguj elektropop dhe ritme disko që e transformojnë arenën në një klub gjigant. Një nga momentet e veçanta ishte versioni i ri i “Kiwi”, i rikonstruktuar me ritme funk dhe elemente elektronike.

Pavarësisht përmasave të produksionit, Styles nuk mbështetet te spektaklet e stërmëdha, por te prania e tij në skenë. Në një prej momenteve më të qeta, kur interpreton “Fine Line” me kitarë, e gjithë arena mbetet në heshtje.

Koncertet e tij janë shndërruar edhe në një hapësirë komunitare për fansat, të cilët mbushin zonën përreth Madison Square Garden me veshje shumëngjyrëshe, temina dhe simbole karakteristike të stilit të Styles.

Një tjetër moment emocional erdhi pas ndarjes nga jeta të Dolly Parton. Në vend të interpretimit të drejtpërdrejtë të një kënge të saj, Styles la të dëgjohej regjistrimi i zërit të Partonit në “I Will Always Love You”, ndërsa mijëra fansa ndezën dritat e telefonave.

Nga djaloshi 18-vjeçar që dikur nuk mund ta besonte se ndodhej në Madison Square Garden, Styles tani po mbush të njëjtën arenë për 30 net radhazi. Por, pavarësisht transformimit dhe famës, ai vazhdon ta ruajë atë lidhje personale me skenën që e ka shoqëruar që nga ditët e para të karrierës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Irani dhe SHBA-ja shkëmbejnë sulme pas goditjes ushtarake në ishullin Larak

Published

on

By

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë shkëmbyer sulme ushtarake pasi forcat amerikane goditën dy lëshues raketash në ishullin Larak, i cili ndodhet në Ngushticën e Hormuzit.

Sulmet e para të konfirmuara të SHBA-së ndaj Iranit që nga fundi i korrikut lanë të vdekur dy persona dhe plagosën dy të tjerë, sipas Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), të cilët u zotuan për “përgjigje dhe ndëshkim”.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) deklaroi se kishte ndërmarrë një “veprim të kufizuar dhe të saktë” kundër “forcave që po vendosnin mina dhe që përbënin një kërcënim të menjëhershëm në Ngushticën e Hormuzit”.

Si përgjigje, Irani njoftoi se ka goditur bazat ushtarake amerikane në Jordani. Ushtria e Jordanisë bëri të ditur se ka penguar tetë raketa në orët e hershme të mëngjesit të së hënës. Ndaras nga kjo, televizioni shtetëror iranian tha se ushtria vendase ka sulmuar me dronë një bazë ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sulmi amerikan është i pari i këtij lloji ndaj Iranit që nga fundi i korrikut, kur presidenti Donald Trump pezulloi një fushatë të rinovuar ushtarake.

Ishulli Larak ndodhet pranë bregdetit të portit kyç të Bandar Abbasit, drejtpërdrejt në Ngushticën e Hormuzit — një rrugë detare me rëndësi jetike për transportin global. Rreth 20% e naftës dhe gazit të lëngshëm natyror në botë kalonin përmes saj para fillimit të luftës.

Tani Irani po kërkon që trafiku i anijeve me cisternë të kalojë pranë këtij ishulli për kontroll dhe, sipas raportimeve, po i detyron anijet të paguajnë 2 milionë dollarë (1.5 milionë funte) për të kaluar.

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e afërt me IRGC-në, raportoi më herët se sulmi në Larak u krye me dronë. Disa orë më vonë, mediat iraniane transmetuan një deklaratë të IRGC-së ku thuhej se ajo ka sulmuar me raketa balistike bazat amerikane Mbreti Hussein dhe Al-Azraq në Jordani, si përgjigje ndaj sulmit në ishullin Larak.

Ministria e Jashtme e Iranit dënoi ashpër “agresionin ushtarak amerikan në Larak”, duke i cilësuar sulmet ndaj bazave në Jordani si “mbrojtje të legjitime”.

Ndërkohë, presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha në një deklaratë të cituar nga televizioni shtetëror: “Ne nuk kërkojmë luftë, por do t’u japim një përgjigje vendimtare agresorëve”, sipas agjencisë AFP.

Disa orë pas sulmit amerikan, Trump publikoi në platformën Truth Social video që dukeshin si të krijuara me inteligjencë artificiale, ku shfaqej shpërthimi i infrastrukturës së naftës.

Njëra nga videot mbante mbishkrimin: “Ishulli Kharg po bëhet copë e çikë”, duke iu referuar një terminali kryesor të naftës pranë bregdetit të Iranit, të cilin Trump ka kërcënuar ta marrë. Postimi i tij nuk jepte detaje të mëtejshme.

Trump tha javën e kaluar se të gjitha minat e vendosura nga Irani në Ngushticën e Hormuzit si pjesë e bllokadës së rrugës detare u çaktivizuan ose u larguan. Ai shtoi se Irani është paralajmëruar se çdo anije apo varkë që vendos mina të reja do të shkatërrohet. Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, e cilësoi këtë deklaratë të Trumpit si një mashtrim “propagandistik”.

Irani po përballet me presion të ri ekonomik pasi Uashingtoni shpalli më 24 gusht një fushatë të re sanksionesh, me synim izolimin e mëtejshëm të Teheranit dhe zgjerimin e sanksioneve dytësore ndaj aleatëve të tij. /BBC/

 

Continue Reading

Lajmet

Deputetët e PDK-së dhe AAK-së bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, bashkohen edhe strukturat nga Skenderaj e Istogu

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë vazhduar edhe sot bllokimin e hyrjes kryesore të ndërtesës së Qeverisë.
Në aksionin e mbajtur në orët e mëngjesit, grupit të deputetëve u janë bashkuar asamblistë, drejtorë komunalë dhe aktivistë të PDK-së nga Komuna e Skënderajt dhe ajo e Istogut.
Kjo protestë para objektit të ekzekutivit po zhvillohet tash e disa javë nga deputetët opozitarë, ndërsa ditët e fundit po mbështetet edhe nga struktura drejtuese e lokale nga komuna të ndryshme të vendit. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot: Ditë kryesisht me diell dhe temperatura deri në 34 gradë

Published

on

By

Dita e sotme do të karakterizohet nga një mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, të cilat do të jenë më të pranishme përgjatë zonave malore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale të ditës pritet të arrijnë nga 29 deri në 34°C.

Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara