Lajmet

Do të subvencionohen kompanitë e transportit të udhëtarëve

Published

on

Ministria e Infrastrukturës do të bëjë subvencionimin e kilometrave brenda territorit të Kosovës për të gjithë operatorët e udhëtimit. Kjo pas hartimit të një Kornize për kompensimin e kompanive që merren me transmetimin e udhëtarëve, e hartuar nga Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Shoqatën e transportit rrugor të udhëtarëve.

Kështu bëri të ditur ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi në një konferencë për media sot, ku tha se kanë shqyrtuar edhe mundësinë e subvencionimit të kilometrave të udhëtimit në rrugët rajonale.

“Kjo kornizë parasheh subvencionimin për të gjithë operatorët e udhëtimit në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike. Ky është hapi i parë, pasi nesër do të kemi edhe një marrëveshje të parimeve dhe të hënën e dorëzojmë planin. Po flasim për mbi 400 kompani të cilat operojnë në Kosovë, me mbi 6 mijë punëtorë. Do të diskutojmë mundësinë e pakos së ndihmës që do të shkojë përmes komunës”, tha Abrashi.

Kryetari i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj e quajti lajm të mirë arritjen e kësaj ujdie.

“Ky kompensim do të bëhet për kilometra. Ne kemi qenë partnerë të Qeverisë për të gjitha çështjet. Është e domosdoshme që këto kompani të subvencionohen për kilometrat e bërë, në mënyrë që të mbijetojmë në kohë pandemie”, u shpreh ai.

Lajmet

2156 tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orët e fundit

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 24 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 30 aksidente me dëme materiale. 

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2,156 tiketa trafiku gjatë kësaj periudhe, ndërsa janë arrestuar 13 persona për shkelje të ndryshme ligjore. Nga këta, 9 persona ndodhen në mbajtje.

Autoritetet policore vazhdojnë të apelojnë për kujdes dhe respekt ndaj rregullave të trafikut, me qëllim të sigurimit të një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Sërish raste dhune në familje dhe armë të sekuestruara nga policia

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, janë evidentuar disa raste të dhunës në familje në Prishtinë, Kamenicë dhe Malishevë.

Në Prishtinë, janë arrestuar dy të dyshuara, vjehrra dhe nusja, pas një përleshjeje mes tyre pas një mosmarrëveshjeje. Të dyja janë intervistuar në stacionin policor dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Ndërkohë, në Kamenicë është raportuar një rast i kanosjes ndaj një viktime femër nga bashkëshorti i saj. Gjatë ndërhyrjes në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar dy pistoleta me karikatorë, 250 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe një pushkë gjuetie të kalibrit 8×57 mm. I dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt, sipas vendimit të prokurorit.

Në Malishevë, është arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij. Viktimave u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.

Continue Reading

Lajmet

Vetëvendosje paralajmëron konferencë për media para vazhdimit të seancës konstituive

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje pritet të mbajë sot një konferencë për media në orën 10:00, në hollin pranë zyrës së Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i LV-së, Arlind Manxhuka, ndërsa në konferencë do të flasin Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu.

Nuk janë dhënë detaje lidhur me temat që do të trajtohen, por konferenca mbahet në prag të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila hyn në tentativën e saj të 38-të për konstituim.

Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar për shkak të mospajtimeve ndërmjet partive politike rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duke zgjatur kështu krizën institucionale për më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve.

Continue Reading

Lajmet

FSK sot certifikon rekrutët e rinj

Published

on

By

Sot në Ferizaj zhvillohet ceremonia e certifikimit të gjeneratës 02/2025 të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ngjarja do të mbahet në Sallën e Sporteve “Bill Klinton”, duke filluar nga ora 10:00, dhe do të përfshijë praninë e udhëheqësve të lartë shtetërorë, zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, mysafirëve dhe familjarëve të rekrutëve.

Sipas njoftimit të FSK-së, kjo ceremoni shënon përfundimin e trajnimit bazë për një numër të konsiderueshëm të të rinjve që do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre profesional brenda strukturave të sigurisë së vendit.

Continue Reading

Të kërkuara