Lajmet

​Mesazhi i Osmanit për Krishtlindjen ortodokse

Published

on

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, i ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për festën e Krishtlindjes.

Osmani tha se në këtë festë le të ngjallet shpresa dhe besimi në forcimin e humanizmit dhe solidaritetit ndër njerëzor.

“I uroj komunitetit Ortodoks në Kosovë festën e Krishtlindjes! Paqja, toleranca dhe mirëbesimi mbretërofshin çdo ditë në jetën tuaj! Në këtë festë le të ngjallet shpresa dhe besimi në forcimin e humanizmit dhe solidaritetit ndër njerëzor! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse”, ka uruar Osmani.

Lajmet

Kundërshtohet shtrenjtimi i rrymës, Dhoma e Tregtisë: Rrezikohen vendet e punës

Published

on

By

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë i ka bërë thirrje ZRRE-së që të mos shtrenjtojë energjinë, meqë pasojat do të jenë të mëdha.

Në ditën kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë mori vendim për shtrenjtim të çmimit të energjisë, drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike në këtë kohë rrezikon vendet e punës.

Nga fillimi kemi qenë kundër, biznesi dhe qytetarët nuk duhet të paguajnë dështimin. Kemi gati se çdo ditë njoftime nga KESCO se po rritet kërkesa për import të energjisë elektrike. Për katër vjet institucionet kanë dështuar të sjellin investime të jashtme“, deklaroi ai.

Continue Reading

Lajmet

Policia bllokon hyrjen e ZRRE-së

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bllokuar hyrjen e objektit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

ZRRE të premten ka mbajtur mbledhje, ku u mor vendimi për shtrenjtimin e rrymës.

Bordi ka miratuar propozimet për aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale. Raportet në fjalë janë miratuar më shumicë të votave, por nuk është treguar se sa do të rritet çmimi i energjisë elektrike.

Continue Reading

Lajmet

OBSH kërkon më shumë angazhim në luftën kundër fruthit

Published

on

By

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për përpjekje më të mëdha në luftën kundër fruthit, i cili është përhapur në 58 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara ku kanë vdekur dy fëmijë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara, me seli në Gjenevë, theksoi se vaksina kundër fruthit është e sigurt dhe efektive.

Dua t’iu rikujtoj njerëzve se fruthi është një nga viruset më ngjitëse”, tha Kate O’Brien, drejtoreshë e departamentit të vaksinave në OBSH.

Gjatë konferencës për media, ajo shmangu kritikat ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, dhe sekretarit amerikan të Shëndetësisë, Robert Kennedy Jr., i cili njihet si skeptik i vaksinave.

Kennedy është akuzuar se nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar shpërthimin vdekjeprurës të fruthit, që ka epiqendrën në Teksas, ku janë regjistruar qindra raste. Ai vetëm së voni ka pranuar efektivitetin e vaksinës kundër fruthit.

SHBA-ja është duke punuar për ta vënë nën kontroll dhe për ta ndalur këtë shpërthim”, tha O’Brien.

Megjithatë, ajo shtoi se “për secilin shtet, për aq kohë që një shpërthim vazhdon, nuk mund të bëhet mjaftueshëm. Mund të themi se po bëhet mjaftueshëm vetëm kur shpërthimi të ketë përfunduar”, theksoi O’Brien.

Ajo tha se sëmundja po përhapet për shkak të rënies së nivelit të vaksinimit, kjo pjesërisht si pasojë e pengesave të shkaktuara nga shpërthimi i pandemisë COVID-19.

Vaksina kundër fruthit është një vaksinë jashtëzakonisht e sigurt dhe jashtëzakonisht efektive”, tha O’Brien./REL/

Continue Reading

Lajmet

ZRRE-ja pritet të vendos sot për rritjen e çmimit të energjisë

Published

on

By

Zyra e Rregullatorit të Energjisë filloi mbledhjen, në të cilën pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës për 15 për qind.

Rregullatori i energjisë propozoi muajin e kaluar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind, duke argumentuar se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

Kërkesa për shtrenjtimin e rrymës u kundërshtua nga Presidenca dhe nga qytetarë që protestuan të javën e kaluar.

Qeveria në detyrë i ka bërë thirrje ZRRE-së ta mos e shtrenjtojë çmimin e rrymës për konsumatorët që shpenzojmë më pak se 800 kilovat në muaj.

Çmimi i tanishëm i rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë gjatë ditës brenda një muaji, është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë.

Nëse bordi i ZRRE-së merr vendim për rritjen e çmimit të rrymës, atëherë tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo vit më 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.

Javë më parë, tri kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kërkuan rregullatorit të energjisë rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.

Continue Reading

Të kërkuara