Shëndet

​Merrni dozën tuaj ditore të ujit

Në tru, uji ndihmon proteinat, enzimat dhe lëndët ushqyese të arrijnë destinacionin e tyre.

Published

on

Uji jep disa kontribute të rëndësishme për trupin. Pothuajse çdo qelizë ka nevojë për ujë për të funksionuar siç duhet, ashtu si pothuajse çdo proces metabolik.

Ndërmjet 55 për qind dhe 75 për qind e trupit të njeriut përbëhet nga uji, dhe duke pasur parasysh që humbim rreth tre gota ujë në ditë përmes frymëmarrjes, djersitjes dhe urinimit, është e rëndësishme që kjo humbje të kompensohet.

Trupi juaj djersitet në përpjekje për t’u ftohur. Zëvendësimi i lëngjeve të humbura është jetik. Mos u mbështetni në ndjenjën e etjes, sepse atëherë tashmë jeni pak të dehidratuar. Shmangni pijet që përmbajnë kafeinë ose alkool, pasi ato dehidratojnë më tej trupin tuaj.

Nëse nuk e mbani mend atë që shkruhej në hyrje të këtij artikulli, truri juaj mund të jetë i etur. Meqenëse rreth 80 për qind e indeve të trurit përbëhet nga uji, është e rëndësishme që truri juaj të jetë i hidratuar. Studimet klinike kanë treguar se dehidrimi redukton kujtesën dhe përqendrimin afatshkurtër.

Në tru, uji ndihmon proteinat, enzimat dhe lëndët ushqyese të arrijnë destinacionin e tyre. Kur trupi është i dehidratuar, lëngjet lëvizin më ngadalë. Uji gjithashtu pastron trurin nga radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.

Artriti, kanceri dhe sëmundjet e zemrës janë sëmundje serioze që prekin miliona njerëz, por ju mund të shmangni përfshirjen në këto statistika nëse pini mjaftueshëm ujë. Lëngu i kyçeve lejon që skajet e kërcit të kockave të rrëshqasin në zgavrën e kyçit. Kur ka ujë të mjaftueshëm, ka më pak fërkime rreth kyçeve, dhe kështu më pak gjasa për artrit.

Po kështu, kur ka ujë të mjaftueshëm, trupi pastrohet nga toksina. Duke reduktuar sasinë e kohës që këto toksina kalojnë në kontakt me zorrën e trashë dhe fshikëzën tonë, ne mund të zvogëlojmë shanset për të zhvilluar kancer. Uji gjithashtu pastron trupin nga kripa e tepërt. Disa studime kanë lidhur nivelet e larta të kripës, presionin e lartë të gjakut dhe çrregullime të shumta të zemrës.

Provoni ta mbushni stomakun me një gotë ujë. Nuk përmban kalori apo yndyrë dhe një gotë ujë mund të përshpejtojë metabolizmin tuaj. Duke marrë parasysh se pothuajse çdo proces që ndodh në trup kërkon ujë, është e lehtë të kuptohet se si çdo gjë ngadalësohet kur trupi ka etje.

Hulumtimet kanë treguar se pasi të keni pirë dy gota ujë, metabolizmi fillon të funksionojë nga 10 minuta deri në 40 minuta. Një studim vlerëson se rritja e konsumit të ujit me gjashtë gota në ditë rezulton në një humbje mesatare prej 5.3 kilogramësh yndyrë gjatë një viti.

Prishja e dhëmbëve rezulton nga akumulimi i acidit, i cili ndikon në smaltin e dhëmbëve, por pështyma e neutralizon acidin. Gjithashtu përmban minerale të veçanta që ndihmojnë dhëmbët e shëndetshëm. Për sa kohë që trupi është i hidratuar, do të keni mjaft pështymë për të mbajtur dhëmbë të shëndetshëm.

Është e rëndësishme të merrni dozën tuaj ditore të ujit, por nuk ka nevojë ta teproni. Një person humbet rreth dy deri në tre gota ujë përmes frymëmarrjes dhe djersitjes.

Mbidoza ndodh kur pini shumë më tepër ujë sesa i nevojitet trupit tuaj. Kur kjo ndodh, nivelet e natriumit në trup bëhen të çekuilibruara, gjë që mund të çojë në probleme të tretjes, konvulsione dhe madje edhe koma.

Shëndet

Kafeina kundër migrenës, sa funksionon dhe çfarë duhet të dini?

Published

on

Kafeina, e cila gjendet natyrshëm në kafe, çaj dhe disa medikamente, njihet gjerësisht për efektin e saj stimulues.

Megjithatë, pak njerëz e dinë se ajo mund të ndihmojë edhe në lehtësimin e dhimbjeve të kokës.

Studimet tregojnë se kafeina zvogëlon dhimbjen e kokës duke ngushtuar enët e gjakut në tru duke rritur efektin e analgjezikëve si paracetamoli dhe aspirina. Konsumimi i një sasie të moderuar, 100–150 mg, që i korrespondon një filxhani kafe mund të jetë i dobishëm veçanërisht në dhimbjet e tensionit ose në fazat e para të migrenës.

Kafeina duhet përdorur me kujdes. Marrja e tepërt shkakton dhimbje koke, sidomos si pasojë e varësisë ose e ndërprerjes së papritur.

Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë personat që vuajnë nga migrena të vëzhgojnë reagimin e trupit të tyre ndaj kafeinës dhe ta përdorin atë në mënyrë të kontrolluar. Efekti i saj është më i fortë kur kombinohet me qetësues, por gjithmonë nën këshillimin e mjekut ose farmacistit.

Për të parandaluar dhimbjet e kokës, krahas konsumit të kujdesshëm të kafeinës, është e rëndësishme të ruani gjumin, hidratimin dhe një dietë të shëndetshme. Nëse dhimbjet janë të shpeshta, kërkoni patjetër ndihmë mjekësore për trajtim të duhur. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Çfarë e bën lëngun e shegës kaq të shëndetshëm?

Published

on

Lëngu i freskët nuk ka pse të kufizohet vetëm te variantet jeshile apo të pasura me spinaq.

Shega është përdorur si ilaç natyral që nga lashtësia dhe edhe sot po studiohet për përfitimet e saj të shumta shëndetësore.

Ky frut mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit dhe në forcimin e sistemit imunitar.

Më poshtë janë disa nga përfitimet kryesore të shegës:

Antioksidant i fuqishëm

Kokrrat e shegës marrin ngjyrën karakteristike të kuqe nga polifenolët, kimikale që veprojnë si antioksidantë shumë potentë. Lëngu i shegës përmban një sasi më të lartë antioksidantësh se shumica e lëngjeve të tjera të frutave, madje tre herë më shumë se vera e kuqe dhe çaji i gjelbër. Këta antioksidantë mbrojnë qelizat nga dëmtimet dhe reduktojnë inflamacionin.

I pasur me vitaminë C

Një gotë lëng shege siguron mbi 40% të sasisë ditore të rekomanduar të vitaminës C, duke e bërë atë një burim të shkëlqyer të kësaj vitamine të rëndësishme.

Mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit

Lëngu mori vëmendje të madhe pasi një studim tregoi se ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit të prostatës. Megjithatë, kërkimet shkencore për këtë përfitim vazhdojnë.

I dobishëm për shëndetin e zemrës

Shega konsiderohet si një nga lëngjet më të mira për zemrën, ndihmon në mbrojtjen e zemrës dhe arterieve, duke kontribuar në qarkullim më të shëndetshëm të gjakut.

Përfitime të tjera

Lëngu përmirëson memorien, i pasur me vitamina të ndryshme dhe ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Arsyet për të ngrënë vezë çdo mëngjes

Published

on

Shumë njerëz mendojnë se tërshëra dhe produkte të ngjashme janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Vezët janë një alternativë fantastike, jo vetëm të shijshme, por edhe shumë të dobishme për shëndetin. Ato përmbajnë proteina të larta që ndihmojnë në kontrollin e peshës dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë.

Përfitimet kryesore të vezëve:

1. Ju mbajnë të ngopur më gjatë

Proteina e yndyra që gjenden tek vezët ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe frenimin e urisë, duke ju mbajtur të ngopur për më shumë orë.

2. Ndihmojnë në humbjen e peshës

Ata që konsumojnë vezë për mëngjes kanë më shumë gjasa të humbin peshë krahasuar me ata që hanë bukë ose ushqime të tjera.

3. Burim i shkëlqyer proteinash

Vezët përmbajnë të gjitha aminoacidet thelbësore, duke i bërë një nga burimet më të mira të proteinave në dietë. Rekomandohet të konsumoni të paktën një vezë në ditë për një regjimi ushqimor të ekuilibruar.

4. Çmimi i tyre i përballueshëm

Krahasuar me burime të tjera proteinash si mishi i kuq, vezët janë më të lira dhe lehtësisht të disponueshme.

5. Nuk dëmtojnë kolesterolin

Edhe pse përmbajnë kolesterol, studimet e fundit tregojnë se konsumi i vezëve nuk e rrit nivelin e kolesterolit në mënyrë të dëmshme.

6. Përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën

Vezët përmbajnë kolinë, lëndë ushqyese që mbështet zhvillimin dhe funksionin e trurit, duke përmirësuar kujtesën dhe vigjilencën.

7. Mbrojnë shikimin

Antioksidantët luteinë dhe zeaxanthin që gjenden tek vezët ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV dhe mund të ulin rrezikun e kataraktit në pleqëri. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Nga tërshëra te avokado, super-ushqimet që pastrojnë arteriet

Published

on

Tërshëra është e njohur për aftësinë e saj për të ulur kolesterolin për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, veçanërisht beta-glukanit.

Këto fibra reduktojnë përthithjen e kolesterolit nga trupi.

Ruajtja e niveleve të shëndetshme të kolesterolit është çelësi për një zemër të fortë. Nëse kolesteroli është më i lartë se normalja, mos u shqetësoni, është e rëndësishme të dini se mund të bëni ndryshime në dietë për ta kontrolluar atë.

Më poshtë kemi listuar 7 ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të ulni kolesterolin dhe të përmirësoni shëndetin e zemrës.

Tërshërë

E njohur për aftësinë për të ulur kolesterolin për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, veçanërisht beta-glukanit. Këto fibra reduktojnë përthithjen e kolesterolit nga trupi.

Peshk i yndyror

Peshqit yndyrorë si salmoni, sardelet dhe skumbri janë të pasur me acide yndyrore omega-3, ato ulin trigliceridet dhe të ndihmojnë në rritjen e kolesterolit “të mirë” HDL.

Arra

Bajamet, arrat dhe kikirikët përmbajnë yndyrna të pangopura, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL, të pasura me fibra e antioksidantë.

Vaj ulliri

Veçanërisht vaji i ullirit ekstra i virgjër, është i njohur për aftësinë për të ulur kolesterolin LDL duke ruajtur ose rritur kolesterolin HDL. Gjithashtu përmban antioksidantë që mbrojnë zemrën.

Bishtajoret

Thjerrëzat, qiqrat dhe bishtajoret e tjera janë të pasura me fibra të tretshme që ulin kolesterolin LDL. Ato përmbajnë proteina dhe janë të ulëta në yndyrna të ngopura.

Ushqimet me soje

Të tilla si tou, qumështi i sojës, të pasura me proteina e të ulëta në yndyrna të ngopura. Proteina e sojës është treguar se ul kolesterolin LDL.

Avokado

Me yndyra të pangopura e fibra që ul kolesterolin LDL, përmban beta-sitosterol, që redukton përthithjen e kolesterolit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara