Lajmet

​Mbyllja e AKP-së në diskrecion të Kuvendit, Mikullovci flet për rifillimin valës së re të privatizimit

Mikullovci theksoi se Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë opinion të pamodifikur për raportin financiar të AKP-së për vitin 2021.

Published

on

Mbyllja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbetet në diskrecionin e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq për rifillimin e procesit të valës së re të shitjeve në AKP, kryesuesi Bordit të kësaj agjencie ka thënë të mërkurën se Qeveria e Kosovës me vendim ka pezulluar bllokimin e privatizimit të pronave shoqërore.

Gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Nazmi Mikullovci i është përgjigjur deputetëve se për mbylljen e AKP-së vendos Kuvendi i Kosovës. Teksa ka shtuar se mbetet sfidë për AKP-në mosshqyrtimi edhe i 26 mijë lëndëve nga Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme, që kanë të bëjnë kryesisht për 20 përqindëshin e punëtorëve.

“E kemi bërë një strategji dhe e kemi diskutuar në Komisionin për Ekonomi, se kur të vijë koha, do të vendosë Kuvendi i Kosovës për mënyrën e mbylljes dhe për mënyrën e vazhdimit të një strukture shumë më të vogël për vendimet e gjykatave, sepse në Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme, momentalisht janë 26 mijë lëndë ende janë pa u shqyrtuar. Kemi kërkuar prej qeverisë që të ndodhë diçka lidhur me këtë çështje, sepse ata kanë thënë se kjo do të zgjatë minimum 10 vjet. Kjo është e rëndë për ata punëtorë të cilët presin 20 përqindëshin… Ne planifikojmë që deri në fund të vitit 2024 t’i përfundojmë të gjitha çështjet operative dhe pastaj do të mbetet një organizëm i vegël i cili merret vetëm me ekzekutimin e këtyre vendimeve të gjykatës që janë kryesisht për 20 përqindëshin e punëtorëve dhe për pretenduesit si kreditor”, tha ai.

Zëvendëskryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku ka pyetur Mikullovcin përse ka nisur vala e re e privatizimit, pasi që ishte paralajmëruar nga partia në pushtet mbyllja e AKP-së. Madje sipas deputetit të PDK-së, Lushtaku, ka pasur edhe një vendim nga qeveria për ndalimin e shitjeve.

“Ne po shohim që kemi një valë të re të shitjeve nga AKP-ja, ndërsa në kuvend të Kosovës kur ju jeni emëruar si anëtar I bordit, është thënë se është çështje ditësh kur do të mbyllet AKP-ja dhe jo që nuk është mbyllur, por tani edhe po shiten edhe ato asete që janë në kuadër të AKP-së. kemi pasur edhe një vendim të qeverisë që të pezullohen shitjet. Çfarë ka ndodhur me atë vendim”, pyeti Lushtaku.

Mikullovci ka thënë se Qeveria me vendim ka pezulluar ndalimin e shitjeve të pronave që janë nën menaxhim të AKP-së.

“Po, ka pasur, ne kemi marrë një shkresë prej qeverisë dhe ka pranuar që një kategori e aseteve duhet gjithsesi me u shitur. Pra, është vendim prej qeverisë. Është pezulluar vendimi I mëhershëm I qeverisë për ndaljen e shitjeve”, theksoi Mikullovci.

Gjatë raportimit të Mikullovcit për raportin vjetor financiar në Komision, kryetari i Komisionit Armend Muja nuk e kishte vëmendjen e duhur për të dëgjuar atë. E që u kritikua sjellja e Mujës nga anëtari i Komisionit, Pal Lekaj.

“Strategjisë, përpos klasifikimit. (Ndërhyrje nga kryetari me një zë të lart nga laptopi i tij). Në kuadër të përgatitjes së strategjisë dhe përpos klasifikimit, të gjitha aseteve, të cilat i kemi në menaxhim sipas potencialit zhvillimor kemi pasur edhe tjetër dokument I cili është marrë veçmas me këtë çështje. Klasifikimi i atyre pronave të cilat me një intervenim munden me u përdorë për nevoja publike. Ne kemi identifikuar diku 42 asete, të cilat mund të përdoren”, tha Mikullovci.

Mikullovci theksoi se Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë opinion të pamodifikur për raportin financiar të AKP-së për vitin 2021.

Komisioni me shumicë votash miratoi raportin e AKP-së, derisa shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021 dhe raporti vjetor financiar i KOSTT- it për vitin 2021, është shtyrë për javën tjetër.

Lajmet

UBT shënon arritje historike: Renditet përsëri ndër institucionet më të mira në botë dhe i pari në rajon, sipas GreenMetric

Published

on

UBT është renditur ndër institucionet më të mira në botë nga UI GreenMetric World University Ranking, një ndër vlerësimet globale më prestigjioze për qëndrueshmërinë universitare dhe kampuset e gjelbra. UBT është institucioni i parë në rajon që pozicionohet me sukses në këtë renditje të rëndësishme ndërkombëtare.

Nga mbi 1,800 institucione pjesëmarrëse nga e gjithë bota, UBT është renditur në 50% e institucioneve më të mira, duke konfirmuar angazhimin e tij për krijimin e kampuseve të gjelbra, të qëndrueshme dhe inovative.

Në veçanti, në kategorinë e kampuseve inovative, në mesin e mbi 500 institucione të përfshira globalisht, UBT u rendit në vendin e 169, duke treguar përkushtimin e vazhdueshëm të institucionit ndaj standardeve ndërkombëtare dhe inovacionit në mjedis.

UI GreenMetric përdor një metodologji që vlerëson 39 indikatorë në gjashtë fusha kyçe: mjedisin dhe infrastrukturën, energjinë dhe ndryshimet klimatike, menaxhimin e mbetjeve, ujin, transportin, si dhe edukimin dhe kërkimin.

Rezultatet e këtij viti e pozicionojnë UBT-në si një nga institucionet më të përparuara në rajon për qëndrueshmërinë e kampusit dhe politikat inovative të menaxhimit. Kjo arritje e vendos UBT-në në një pozitë të veçantë në hartën akademike ndërkombëtare dhe përfaqëson një sukses të jashtëzakonshëm për institucionin dhe arsimin e lartë në Kosovë.

Ajo dëshmon se institucionet në Kosovë mund të konkurrojnë me sukses në skenën globale, duke tejkaluar standardet ndërkombëtare në qëndrueshmëri, inovacion dhe zhvillim të përgjegjshëm. UBT ka qenë pjesë e kësaj renditjeje prestigjioze edhe në vitet 2023 dhe 2024, duke treguar një angazhim të vazhdueshëm për qëndrueshmërinë mjedisore dhe ndryshimet klimatike.

Continue Reading

Vendi

Prof. Ferid Selimi: Kërkimi shkencor në Kosovë ka potencial, por kërkon standarde të qarta

Published

on

Profesori dhe Dekani i Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Prof. Dr. Ferid Selimi, ishte mysafiri i radhës në Podcastin e UBT-së, ku diskutoi gjerësisht mbi gjendjen aktuale të kërkimit shkencor në Republikën e Kosovës.

Në këtë episod, Prof. Selimi foli për terrenin akademik dhe institucional në vend, duke e vlerësuar atë si një hapësirë me potencial të konsiderueshëm, por që ende përballet me sfida strukturore dhe metodologjike. Ai theksoi se zhvillimi i kërkimeve të mirëfillta shkencore kërkon qasje të plotë në të dhëna, transparencë institucionale, infrastrukturë adekuate dhe mbështetje financiare, elemente të cilat në Kosovë shpesh mungojnë ose janë të fragmentuara.

Për më shumë, ndiqni Podcastin në Youtube: PODCASTI

Continue Reading

Sport

Laporta i Barcelonës dëshmon para gjykatës

Published

on

Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, është thirrur sot si dëshmitar në hetimet për “Rastin Negreira”, që heton pagesat e klubit ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Arbitrave, José María Enríquez Negreira, dhe kompanive të tij.

Laporta do të japë dëshminë e tij si dëshmitar, pasi hetimi për periudhën kur ai ishte president (2003-2010) është mbyllur për shkak të afateve ligjore. Gjyqtarja do t’i drejtojë pyetje mbi arsyet dhe rritjen e pagesave gjatë asaj periudhe.

Deklarimi i tij para gjyqtares Alejandra Gil ka filluar që në orën 11:30 në Ciutat de la Justícia në Barcelonë.

Hetimi lidhet me pagesa prej mbi 8 milionë eurosh që Barcelona ka bërë gjatë viteve 2001–2018, të cilat prokuroria i dyshon. FC Barcelona ka pohuar se pagesat ishin për raporte teknike lidhur me arbitrimin.

Deklarime të rëndësishme kërkohen nga Laporta për të sqaruar arsyet e vendosjes së këtyre pagesave dhe rolin e tij në vendimet e bëra atëherë.

Përveç Laportas, trajnerët e mëparshëm të Barcelonës, Luis Enrique dhe Ernesto Valverde, janë gjithashtu të thirrur për të dëshmuar. Hetimi, i nisur pas një padie të prokurorisë në mars 2023, shqyrton nëse pagesat i korrespondojnë shërbimeve të pretenduara dhe nëse ka pasur ndikim arbitral në ndeshjet e klubit.

Continue Reading

Lajmet

Modric: Milan është klubi më i madh italian, po shijoj çdo moment

Published

on

Ylli kroat i Milan, Luka Modric, po përjeton një fillim fantastik në San Siro dhe e ka shprehur entuziazmin e tij për jetën dhe futbollin në Milano.

40-vjeçari, fitues i Topit të Artë 2018, iu bashkua Rossonerëve si agjent i lirë nga Real Madrid gjatë verës dhe ka startuar 14 ndeshje radhazi në Serie A.

“Ndjehem mirë, fizikisht dhe mendërisht, dhe po shijoj atë që bëj. Dua të vazhdoj kështu sepse po argëtohem,” tha Modric për Gazzetta dello Sport.

Milan aktualisht është në krye të tabelës së Serie A, së bashku me Napoli, edhe pse nuk marrin pjesë në garat europiane këtë sezon. Modric theksoi vështirësitë e kampionatit Italian./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara