Sport

​Mbyllet pa fitues ndeshja e veteranëve Kosovë – Shqipëri

Published

on

Për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Federata e Futbollit të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë organizuar një ndeshje futbolli ndërmjet veteranëve të të dy kombëtareve.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “2 Korriku” në Prishtinë, ku morën pjesë emra si Erion Bogdani, Armend Dallku, Alban Bushi, Altin Lala, Muharrem Sahiti, Eroll Salihu, Sheremet Isufi, Arsim Plepolli, Haxhi Zeka, etj

Ndeshja e zhvilluar në kushte shumë të mira atmosferike u mbyll pa fitues dhe rezultati ishte 0-0.

I pranishëm për ta përcjellë nga afër këtë ndeshje ishte edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Lajmet

Ndeshja Ballkani dhe FC Floriana: Pesë gola në pjesën e parë

Published

on

Pjesa e parë e sfidës mes Ballkanit dhe FC Florianës në raundin e dytë të UEFA Conference League ka qenë një festival i vërtetë golash, me plot pesë realizime të shënuara në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ishin mysafirët nga Malta që e hapën serinë e golave. Në minutën e 8-të, Grech zhbllokoi rezultatin dhe kaloi Florianën në epërsi. Ballkani reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 13-të me golin e sulmuesit Arbër Tolaj.

Por miqtë rikthyen epërsinë në minutën e 25-të me golin e Jah, duke e çuar rezultatin në 1-2. Megjithatë, gëzimi i Florianës zgjati vetëm tri minuta, pasi në minutën e 28-të, Adetunji shënoi për 2-2 dhe riktheu ekuilibrin.

Epërsia erdhi për herë të parë për suharekasit në minutën e 32-të, kur Arbër Tolaj realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Ballkanin, duke përmbysur gjithçka në vetëm pak minuta.

Përballja mbetet e hapur dhe interesante, ndërsa 45 minutat e dyta pritet të përcaktojnë fatin e kësaj ndeshjeje emocionuese në kuadër të Ligës së Konferencës.

Continue Reading

Lajmet

Interesi i klubeve për Armando Brojën

Published

on

Lojtari Armando Broja mund të jetë përpara një kapitulli të ri në karrierën e tij, pasi që katër klube jashtë Anglisë kanë shfaqur interes konkret për të. Sulmuesi shqiptar i Chelsea-t është në kërkim të një transferimi që mund ta ndihmojë të rikthehet në formën më të mirë të tij, kjo pas një periudhe të vështirë të mbushur me dëmtime dhe pak minuta loje.

Sipas mediave britanike, Chelsea ka hyrë në fazën e largimeve këtë verë, dhe ndonëse vëmendja është përqendruar te emra si Nicolas Jackson apo Axel Disasi, edhe e ardhmja e Brojës është një çështje e hapur.

Pas një huazimi zhgënjyes te Everton sezonin e kaluar ku luajti në 13 ndeshje pa shënuar apo asistuar duket se ka ardhur momenti që ai të zbresë një nivel për të grumbulluar minuta dhe të fokusohet në zhvillimin personal. Në këtë panoramë, emri i PSV Eindhoven është shtuar së fundmi në listën e klubeve që e duan.

Fituesit e Tripletës dhe kampionët në fuqi të Holandës e kujton mirë periudhën e Brojës te Vitesse, ku u shfaq si një talent premtues dhe tani po konsideron seriozisht të bëjë një ofertë, sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja.

Përveç PSV-së, edhe tre klube të tjera kanë hyrë në garë për sulmuesin 23-vjeçar. Parma në Serie A, që kërkon të zëvendësojë Ange-Yoan Bonny pas kalimit të tij te Interi;

Broja mbetet një lojtar me potencial të madh, por dëmtimet e përsëritura e kanë penguar që ta tregojë plotësisht. Aktualisht, prioriteti kryesor për të është të gjejë një ekip ku të luajë rregullisht dhe të rikthejë vetëbesimin.

Nëse arrin të qëndrojë i shëndetshëm dhe të gjejë një ambient të qëndrueshëm, sulmuesi kuqezi ka ende kohë për ta kthyer karrierën në drejtimin e duhur. Të gjitha ekipet që e duan ofrojnë një mundësi reale për ringritje – tani gjithçka varet nga zgjedhja e duhur dhe rikthimi në formë.

Continue Reading

Sport

Ballkani nis sonte aventurën evropiane

Published

on

Ballkani nis sonte aventurën e tyre evropiane në Conference League.

Nënkampioni i Kosovës, do të jetë nikoqir i skuadrës malteze, Floriana në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Ballkani, merr pjesë në këtë garë për herë të 4-të radhazi, duke arritur fazën e grupeve në sezonet 2022-23 dhe 2023-24 dhe është skuadra më e suksesshme kosovare në garat evropiane.

Kujtojmë se ndeshja mes Ballkanit dhe Florianës, do të zhvillohet sonte në orën 20:30.

Continue Reading

Lajmet

Ylli i Interit i vetofrohet Barcelonës

Published

on

Klauzola e lirimit prej 25 milionë eurosh në kontratën e Denzel Dumfries me Interin është e vlefshme deri më 31 korrik, por Barcelona nuk po ushtron presion për ta marrë lojtarin.

Agjenti Jorge Mendes ia ka ofruar shërbimet e holandezit klubit katalanas, por presidenti Laporta dhe drejtuesit po i qëndrojnë besnikë opsionit aktual: Jules Koundé, me të cilin janë në bisedime për rinovim.

Dumfries, që u transferua te Interi nga PSV në vitin 2021 për 14.25 milionë euro, ka zhvilluar 179 ndeshje, me 22 gola dhe 26 asiste. Në nëntor rinovoi deri në 2028 me një pagë prej 4 milionë euro neto në sezon.

Ndërkohë, në rolin e mbrojtësit të djathtë përmendet edhe Wilfried Singo i Monacos, për të cilin interesohen Milani dhe Galatasaray.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara