Lajmet

​Mblidhet Komiteti i COVID, ja çfarë kërkoi Kurti

Në këtë takim u vlerësua se situata epidemiologjike sa i përket COVID-19 në Kosovë është e qetë.

Publikuar

Komiteti për koordinim dhe vlerësim të situatës me COVID-19 është mbledhur pasditen e sotme, në të cilin takim mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Në këtë takim u vlerësua se situata epidemiologjike sa i përket COVID-19 në Kosovë është e qetë, por se kjo nuk guxon të shndërrohet në neglizhencë të masave në fuqi kundër COVID-19.

Kryeministri Kurti citohet të ketë thënë se zbatimi i masave kundër COVID-19 është çështje urgjente dhe se çfarëdo lirimi i masave është i lidhur me zbatimin e masave në fuqi.

“Kryeministri tërhoqi vërejtjen se prania e variantit Omicron të SARS COV-2 në shtete të ndryshme dhe mosrespektimi me përpikëri i masave në fuqi mund t’i përmbys të arriturat e deritanishme në luftën kundër COVID-19”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Ministri Rifat Latifi ka deklaruar se zbatimi me disiplinë i masave në fuqi, të cilat janë proporcionale në raport me gjendjen ekzistuese epidemiologjike, do të ketë dy rezultate të prekshme.

“Do ta na ndihmojë të mbajmë numrin e rasteve sa më të vogël, duke mos e ngarkuar personelin dhe infrastrukturën spitalore, rrjedhimisht edhe uljen e shpenzimeve kundër COVID-19 dhe do të ndikojë në nxitjen e vaksinimit të mëtejmë të popullatës me vaksinën kundër COVID-19, në veçanti të asaj kategorie që për arsye të ndryshme ende nuk ka marrë dozën e parë apo të dytë të vaksinës”, citohet Latifi.

Ministri ka folur edhe për rëndësinë e fuqizimit të vaksinimit kundër COVID-19, duke i bërë thirrje popullatës që të vaksinohen dhe ta kompletojnë këtë proces të rëndësishëm, në këtë kohë, kur varianti Omicron është regjistruar në disa shtete dhe përhapja e tij është mjaft e shpejtë.

Lajmet

Gërvalla: Ende asnjë pasojë ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë

Publikuar

nga

Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor, rreziku i destabilizimit të rajonit si pasojë e veprimeve të Serbisë dhe Rusisë si dhe angazhimi i Republikës së Kosovës për paqe dhe siguri, ishin në fokus të takimit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me kongresistin republikan, Keith Self.

Sipas njoftimit nga MPJD, gjatë këtij takimi ministrja Gërvalla e njoftoi kongresistin Self lidhur me kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës duke përmendur faktin që ende nuk ka asnjë pasojë për Serbinë pas sulmit në Banjskë, sulmit ndaj KFOR-it dhe veprimeve të vazhdueshme agresive por edhe vendosmërinë e Republikës së Kosovës për t’i qëndruar besnike parimeve të saj.

Duke njoftuar kongresistin Self për progresin e Republikës së Kosovës në shumë fusha, ministrja Gërvalla falënderoi ShBA-të për mbështetjen e vazhdueshme në çlirimin, shtetndërtimin, zhvillimin dhe integrimet euroatlantike të Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Szunyog: Të tregojmë unitetin e përbashkët mes BE-së dhe Kosovës

Publikuar

nga

Në takimin e ambasadorit të Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog dhe kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj është premtuar për bashkëpunim në projekte të reja, dhe për një mirëqenie më të mirë sociale mes BE-së dhe kësaj komune.

Ambasadori Szunyog, ka thënë se këto vizita janë të rëndësishme, pasi që sipas tij në këtë mënyrë shprehet uniteti dhe veprimi i përbashkët mes Bashkimit Evropian karshi Kosovës.

“Është një aktivitet shumë i rëndësishëm për ne, sepse dëshirojmë të tregojmë unitetin dhe veprimin e përbashkët mes BE-së karshi Kosovës. Kemi biseduar për zhvillimin ekonomik, sfidat që përballet komuna për furnizim me rrymë elektrike dhe ujë, që do të bëjë jetën më të mirë për qytetarët. Edhe për çështjen e sigurisë dhe bizneset për interesat e tyre, e përfshimë pak edhe futbollin. Biseduam edhe për çështjen e arsimit dhe regjistrimin e popullsisë”, ka thënë Szunyog.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shtuar se në takimin e tij me ambasadorin Szunyog është biseduar rreth zhvillimit ekonomik, shtimin e popullsisë, mjekësinë dhe sportin në këtë komunë.

“Biseduam për zhvillimin ekonomik në komunën e Suharekës, për shtimin e popullatës, mjekësinë, edhe për sportin, dhe për një bashkëpunim shumë të mirë. Ne morëm përkrahjen e BE-së për projekte të reja dhe do të jemi bashkë për një mirëqenie speciale më të mirë”, ka shtuar Muharremaj.

Pas vizitës në Komunën e Suharekës, ambasadorët e BE-së kanë vizituar tri kompani në zonën industriale, të cilët kanë fituar grand nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim. Dy nga tre kompani janë të mbështetura nga BE, vetëm një nga BERZH, kompania Metal “FIX”.

I kënaqur me bashkëpunimin me BE-në, pronari i kësaj fabrike, Burim Devetaku është shprehur se me ndihmën e tyre është investuar në makineri moderne ku 80 për qind janë në tregun e jashtëm.

“Me ndihmën e tyre ne kemi investuar shumë në makineri moderne ku 80 për qind janë për tregun e jashtëm. Një ndihmesë të madhe na ka dhënë edhe Kuvendi Komunal. Numrin e nxënësve e ndanë shkolla 4-5 nxënës çdo vit aftësohen më shumë për punë”, është shprehur ai.

Gjithashtu Szunyog ka theksuar se në këto kompani punësohen edhe nxënës të shkollave profesionale që Kosova të ketë fuqi punëtor të kualifikuar.

“80 për qind e prodhimit që bëhet në këtë kompani eksportohet jashtë vendit në shtetet e BE-se. Kjo kompani tashmë punëson 15 punëtorë edhe eksporton prodhim. I trajnojnë edhe nxënësit e shkollës profesionale që të dinë dhe të punojnë këtu, dhe kjo është një arsye shtesë që Kosova po mundohet të zgjerojë rrjetin e shkollave profesionale në mënyrë që të ketë fuqi punëtore të kualifikuar”, ka theksuar Szunyog.

Të pranishëm në këto vizita ishin edhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, Ambasadori i Francës, Olivier Guero, Ambasadori italian, Antonello De Riu si dhe përfaqësues të shteteve të tjera anëtare të BE-së.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kremlini ka mohuar pretendimin e Trumpit mbi lirimin e gazetarit amerikan

Publikuar

nga

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump dhe njëkohësisht kandidat për president nga Partia Republikane për zgjedhjet presidenciale, pretendoi se presidenti rus, Vladimir Putin, do të lironte pothuajse menjëherë, gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, pas zgjedhjeve, nëse do fitoi ai.

Ai shtoi në platformat dixhitale se këtë gjë Putin do e bënte për mua. Por pas këtij postimi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Trump dhe Putin nuk kanë pasur asnjë kontakt, duke shtuar se duhet “një heshtje e plotë” për arritjen e rezultateve për çdo këmbim të të burgosurve.

Evan Gershkovich është në burg që nga marsi i vitit të kaluar në Rusi, të cilin autoritetet ruse e akuzojnë për spiunazh./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Putin nënshkruan dekretin që lejon përdorimin e pronës amerikane në Rusi si kompensim

Publikuar

nga

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të enjten një dekret që lejon përdorimin e pronës amerikane në Rusi si kompensim për dëmet e shkaktuara nga sekuestrimi i pronës ruse në SHBA.

Dekreti që përmban dispozitën përkatëse u publikua në portalin qeveritar, i cili udhëzoi qeverinë e vendit të vendoste një procedurë të veçantë për kompensimin e dëmit të shkaktuar ndaj Rusisë dhe Bankës së saj Qendrore nga qeveria amerikane ose vendimet gjyqësore.

“Qeveria e Federatës Ruse, brenda një periudhe katërmujore, siguron futjen e ndryshimeve në legjislacionin e Federatës Ruse që synojnë zbatimin e këtij dekreti”, thuhet më tej në document. /AA/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara