Lajmet

​MAShTI vendos për kompensimin e orëve të humbura

MAShTI njofton se gjysmëvjetori i parë për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të përfundojë më datë 27.01.2023.

Published

on

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot ka nxjerrë vendim për plotësim-ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor 2022-2023 sipas të cilit do të zëvendësohen 22 ditët e pambajtura të mësimit për shkak të grevës në shtator.

Në njoftimin e MAShTI-t thuhet se tetë ditë të mësimit të pambajtura për parafillorët dhe klasat (1-8) sipas udhëzimit administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2022-2023 do të mbahen ditëve të shtune, si në vijim:

Në tetor 2022 mësimi mbahet më datat 15.10.2022, 22.10.2022 dhe 29.10.2022;

-Në muajin nëntor, 2022 mësimi mbahet më datat 12.11.2022 dhe 26.11.2022;

-Në muajin dhjetor, 2022 mësimi mbahet më datat 10.12.2022 dhe 24.12.2022;

-Në muajin janar, 2023 mësimi mbahet më datë 14.01.2023.

MAShTI njofton se gjysmëvjetori i parë për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të përfundojë më datë 27.01.2023. Ndërsa pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë më datë 30.01.2023 dhe mbarojë më 03.02.2023.

Gjysmëvjetori i dytë fillon me datë 06.02.2023. Në pesë ditë të planifikuara të pushimit pranveror sipas UA-05/2022, do të mbahet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit para-universitar. Përfundimi i gjysmëvjetorit të dytë do të jetë si në vijim:

-Për klasën e 12-të (maturantë) përfundon më datë 05.06.2023;

-Për klasat 9,10 dhe 11 përfundon me datë 27.06.2023;

-Për parafillor dhe klasat 1-8 përfundon më datë 30.06.2023

Institucionet e arsimit para-universitar të cilat kanë filluar mësimin para datës 03.10.2022 janë të obliguara që të bëjnë planifikimin dhe realizimin e ditëve të mësimit të përcaktuara me UA-05/2022.

Institucionet e arsimit para-universitar të cilat kanë filluar mësimin më 1 shtator, vazhdojnë punën sipas UA-05/2022.

Mësimdhënësit që kanë filluar mësimin para datës 03.10.2022 obligohen që të bëjnë planifikimin dhe realizimin e ditëve të mësimit në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës në mënyrë që gjysmëvjetori i dytë të fillojë më datën 06.02.2023.

Institucionet e arsimit parauniversitar duhet të njoftojnë DKA-të për planifikimin e ditëve të mësimit.

Zbatimin e këtij vendimi do ta mbikëqyrë Inspektorati i arsimit.

MAShT-i shpreh bindjen se punëtorët e arsimit do të respektojnë vendimin e ri për kalendarin e vitit shkollor dhe do të kryejnë punën, dhe duke marrë parasysh faktin se shumë prej tyre janë vënë në lajthitje ose kanë pasur paqartësi rreth dispozitave ligjore, i kemi propozuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të shqyrtojnë mundësinë e pagesës në avans, ashtu që familjet e mësimdhënësve, të mos mbesin pa paga deri në fund të muajit, kur edhe dalin pagat për muajin tetor.

Lajmet

Prindërit në Fushë Kosovë raportojnë se janë zhdukur dy vajza të mitura

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy vajza të mitura në Fushë Kosovë, të cilat janë raportuar të zhdukura.

Rasti është raportuar të mërkurën, më 9 korrik, ku dy prindër kanë deklaruar se mbrëmjen e 4 korrikut, dy vajzat e mitura kanë dalë nga banesat e tyre dhe nuk janë kthyer më.

Sipas raportimit, ato kanë hipur në një veturë me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Deri më tash nuk dihet vendndodhja e tyre.

Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Continue Reading

Lajmet

LDK zyrtarizon sot kandidatët për kryetarë të komunave

Published

on

By

Me fillim nga ora 16:00, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë mbledhjen e kryesisë.

Gjatë kësaj mbledhjeje, LDK ka njoftuar se do të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë të komunave.

Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor të këtij viti.

Continue Reading

Lajmet

​Lirohet për qarkullim rruga në drejtim të Maqedonisë së Veriut

Published

on

By

Rruga në drejtim të Maqedonisë së Veriut është liruar për qarkullimin e të gjitha automjeteve, përfshirë kamionët, njoftoi Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Ju njoftojmë se është liruar rruga për qarkullim të gjithë kamionëve në drejtim të RMV-së”, u njoftua përmes një postimi në Facebook.

Njoftimi i fundit vjen të enjten në mëngjes, pasi të mërkurën vonë Qendra njoftoi se është hapur kufiri në PKK Hani i Elezit për qarkullim në hyrje – dalje për të gjitha automjetet por kishte mbetur i mbyllur qarkullimi për automjete dhe bartjen e mallrave në Terminalin Doganor.

Rruga Shkup-Han i Elezit ishte bllokuar për të gjitha automjetet, për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Maqedoni të Veriut, njoftoi të mërkurën Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar.

Ndërkaq në Kosovë, rreth 300 raste zjarresh janë regjistruar vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Genc Metaj, tha se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë ndërhyrë në 295 raste zjarresh nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Në konferencën e thirrur për media të mërkurën, Metaj tha se dita më e rënduar ka qenë 7 korriku, kur janë shënuar gjithsej 66 raste të zjarreve, prej të cilave 57 kanë ndodhur pasdite.

Continue Reading

Lajmet

​Policia në Vushtrri konfiskon armë zjarri

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri gjatë një kontrolli të detajuar që i ka bërë veturës së një personi të dyshuar në Vushtrri.

Kontrolli është kryer në orët e para të së enjtes dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.

Konfiskimi i armës është bërë në kohën kurë njësia policore gjatë kontrollit të detajuar të veturës së të dyshuarit kanë gjetur një armë të llojit ‘Pistoletë’ për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për bartje te armës”.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara