Lajmet

​Maqedonia e Veriut do të mirëpresë 450 afganë

Published

on

Maqedonia e Veriut do të pranojë deri në 450 refugjatë afganë të cilët do të mbërrijnë deri në fund të kësaj jave. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha, që shtoi se ishin ndër vendet e para që u ofruan për të strehuar afganët.

Hoxha u shpreh se pjesë e grupit që do të mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut janë aktivistë të organizatave për të drejtat e njeriut, përkthyes, gazetarë, njerëz që janë anagzhuar për qëllime humanitare dhe që kanë qenë në mbështetje të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“450 qytetarë të Afganistanit do të arrijnë me aeroplanë deri në fund të javës varësisht nga rrethanat në aeroportin në Kabul. Bëhet fjalë për popullatë demokratike, gra të punësuara, familje nga të cilat kanë punuar për qëllime humanitare dhe paqësore, aktivistët e organizatave për të drejtat e njeriut, gazetarë, përkthyes, studentë si dhe qytetarë të cilët 20 vitet e fundit kanë mbështetur NATO-n në Afganistan, duke përfshirë edhe armatën e Maqedonisë. Sipas informatave, Maqedonia e Veriut ishin ndër të parat ndoshta mos të themi edhe e para e cila vetë u qas dhe ofroi ndihmë për këto njerëz të cilët janë në rrezik nga ardhja e regjimit taliban në Afganistan”, deklaroi Hoxha.

Hoxha u shpreh se nuk ka asnjë rrezik me afganët që do të mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut ndërsa të gjitha shpenzimet e akomodimit të tyre do të mbulohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duam edhe të informojmë që shpenzimet për akomodimin dhe strehimin e tyre në disa hotele dhe motele në shtet do të mbulohen nga organizatat ndërkombëtare dhe nga SHBA-ja deri në shkuarjen e tyre drejt në SHBA ose në vendet e tjera si destinacion i tyre i fundit”, deklaron ai.

Hoxha informoi edhe për masat e reja antiCOVID në Maqedoninë e Veriut të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot në bazë edhe të rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse. Të gjithë personat që duan të hyjnë në Maqedoninë e Veriut prej 1 shtatorit duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy dozat e vaksinës ose rezultatet negative të testit për COVID.

“Nga 1 shtatori 2021, shtetasit vendas dhe të huaj do të mund të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rast se në pikën kufitare i posedojnë këto dokumente: Certifikatë/vërtetim për imunizimin e kryer, gjegjësisht pranimin e dy dozave të vaksinës kundër sëmundjes infektive COVID- 19 ose certifikatë/vërtetim për kalimin e COVID – 19 në 45 ditët e fundit, nga dita e shërimit, ose vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga PCR test, i realizuar 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Hoxha.

Qeveria mori vendim se për hyrje në objekte hotelerike, kafene dhe bare, pa dallim të kapacitetit dhe numrit të të pranishmëve si dhe për çdo lloj feste si, dasmë, ditëlindje, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore dhe sportive, kazino, bastore sportive, duhet të ketë të paktën certifikatë/vërtetim për vaksinim e së paku dozës së parë të vaksinës, certifikatë/vërtetim për kalimin e COVID – 19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, për personat mbi moshën 18-vjeçare.

Vendi

Mbi 100 gramë kokainë dhe marihuanë kapen në Vërmicë

Published

on

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.

Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Mbyten dy vajza të mitura në Tale

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshës 11 dhe 9 vjeçe, janë mbytur në det.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:50. Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim të ngushtë me pushuesit e tjerë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg.

“Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg“, thuhet në njoftimin e policisë.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Dyshime për cilësinë: Bllokohen mbi 1 mijë e 400 infuzione në Spitalin e Mitrovicës

Published

on

By

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka bllokuar përkohësisht 1,432 njësi të një produkti mjekësor në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas dyshimeve se ai mund të mos jetë brenda specifikave të kërkuara të cilësisë.

Bëhet fjalë për infuzionet e llojit Compound Sodium Lactate (500 ml). Alarmi u ngrit fillimisht nga farmacistja përgjegjëse e spitalit, gjë që vuri në lëvizje Inspektoratin Farmaceutik dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Pas një inspektimi të dytë të kryer më 17 qershor, autoritetet urdhëruan bllokimin e menjëhershëm të këtij kontingjenti deri në pranimin e rezultateve nga analizat laboratorike. ShSKUK ka njoftuar opinionin publik se ky është një masë parandaluese dhe se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e plotë të pacientëve dhe cilësinë e barnave nëpër spitalet publike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KQZ gati për rezultatet përfundimtare: Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.

Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.

Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.

Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara