Sport

​Mancini: Qëllimi ynë është të fitojmë Kupën e Botës

Qendra sportive “Coverciano”, aty ku stërvitet Kombëtarja e Italisë është mbushur përsëri.

Published

on

Italia u mblodh në funksion të play-off-it për të shkuar në Kupën e Botës në Katar dhe pengesa e parë është Maqedonia e Veriut.

Trajneri Roberto Mancini bëri zgjedhjet e tij për sa i përket lojtarëve të ftuar në momentin më delikat të aventurës së tij në krye të Italisë ku mungon Mario Balotelli dhe ai jep arsyetimin për vendimin e tij.

“Duhet të qëndrojmë të fokusuar në atë që mund të bëjmë dhe u përpoqa të sjell ata që mendoja se mund të ishin më të dobishëm për mua. Balotell? Nuk kemi vend për të provuar gjëra të reja. Unë tashmë kam shumë të tillë dhe do të bëjmë vlerësimet tona se kush nuk është shumë mirë. Kujdes nga Maqedonia e Veriut, nuk do të jetë një përfundim i parakohshëm”, ishte thirrja e Mancinit.

Ashtu si në Europian, Mancini do të fokusohet më shumë te loja dhe te grupi se sa te individi.

“Në këtë mënyrë kemi marrë rezultate dhe besoj se në lojë asgjë nuk vjen rastësisht. Djemtë janë mirë dhe ne jemi gati. Kemi sulmues të ndryshëm për të provuar në bazë të ndeshjes. Qëllimi ynë është të fitojmë Kupën e Botës dhe për ta bërë këtë duhet t’i fitojmë këto dy ndeshje, të shkojmë atje. Kemi pak kohë për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut , por nuk jam i shqetësuar”, tha në fund Roberto Mancini.

Lajmet

Fenerbahçe kualifikohet në Ligën e Kampionëve, Vedat Muriqi protagonist absolut ndaj Lyonit

Published

on

By

Fenerbahçe ka siguruar kualifikimin në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve pas fitores 2-1 në udhëtim ndaj Lyonit, duke e kaluar tutje përbaljen me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Shtatlarti kosovar, Vedat Muriqi, pati meritë të veçantë në këtë sukses duke e zhbllokuar sfidën në minutën e 24-t. Muriqi reagoi shpejt pas një topi të kthyer në zonë dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë për 0-1.

Epërsia u dyfishua vetëm katër minuta më vonë, kur Mason Greenwood ekzekutoi një goditje nga këndi, ndërsa Nathan Aké u ngrit më lart se të gjithë për të shënuar me kokë për 0-2.

Në pjesën e dytë, Lyoni u kthye në lojë përmes Malick Fofana në minutën e 61-të. Vendasit shënuan edhe një gol tjetër pak më vonë, por ai u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për pozitë jashtë loje. Muriqi u zëvendësua në minutën e 80-të nga Romelu Lukaku, duke përmbyllur një tjetër paraqitje vendimtare për skuadrën e tij. /E.A/

Continue Reading

Sport

Sadiku gati për betejën e fundit në Taranto

Published

on

By

Donjeta Sadiku sot pritet të zhvillojë njërin prej dueleve më emocionuese të karrierës së saj. Boksierja kosovare do të boksojë në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Meçi është paraparë të nisë në orën 17:15.

Përballë Sadikut në ringun e Tarantos do të jetë Kristina Kuluhova, boksiere me origjinë ruse që përfaqëson Serbinë. Përballja me një përfaqësuese të Serbisë pritet t’i japë edhe më shumë motivim boksieres kosovare, e cila synon medaljen e artë.

Sadiku deri më tani ka regjistruar dy fitore në Taranto dhe ka siguruar vendin në finalen e madhe.

Megjithatë, për boksieren kosovare kjo nuk është një sfidë e zakonshme. Gjatë karrierës së saj, Sadiku ka arritur suksese të rëndësishme ndërkombëtare, duke dëshmuar se ka përvojën dhe qetësinë e nevojshme për të menaxhuar presionin dhe emocionet e një dueli të tillë.

Tani, mbetet edhe një hap i fundit drejt medaljes së artë. Donjeta Sadiku do të kërkojë ta mbyllë me fitore rrugëtimin e saj në Taranto dhe ta ngjisë flamurin e Kosovës në podiumin më të lartë.

D.L

Continue Reading

Sport

Donjeta Sadiku siguron finalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026

Published

on

By

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka siguruar finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Sadiku zhvilloi një paraqitje bindëse në gjysmëfinale, ku mposhti me rezultat të pastër 5:0 boksieren greke Sofia Legaki.

Me këtë fitore, Sadiku ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë, ndërsa tash synon medaljen e artë.

Në finale, Donjeta Sadiku do të përballet me boksieren serbe Kristina Kuluhova.

Federata e Boksit të Kosovës ka uruar Sadikun dhe trajneren e saj, duke u dëshiruar suksese në duelin final.

D.L

Continue Reading

Sport

Italia i kthen shpinën Infantinos, tërheq mbështetjen për zgjedhjet në FIFA

Published

on

By

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur të tërheqë mbështetjen për Gianni Infantinon në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, të cilat do të mbahen në mars të vitit 2027.

Vendimi i federatës italiane lidhet me disa prej nismave të fundit të presidentit të FIFA-s, veçanërisht me planin për shitjen e të ardhurave të ardhshme nga Kupat e Botës te investitorët privatë.

Kjo ide është kundërshtuar më herët edhe nga UEFA, AFC dhe CONCACAF. Përveç Italisë, mbështetjen për Infantinon e kanë tërhequr edhe gjashtë federata nordike – Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Islanda dhe Ishujt Faroe – si dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Në një deklaratë zyrtare, FIGC ka bërë të ditur se vendimi për tërheqjen e mbështetjes është në përputhje me qëndrimin e UEFA-s dhe presidentit të saj, Aleksander Çeferin.

“FIGC ka vendosur të tërheqë mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s në mars 2027”, thuhet në deklaratën e federatës italiane.

FIGC theksoi se përmes këtij vendimi dëshiron të shprehë qartë qëndrimin e saj mbi mënyrën se si FIFA po planifikon menaxhimin dhe zhvillimin e garave ndërkombëtare.

Presidenti i FIGC-së, Giovanni Malagò, deklaroi se Italia do të vazhdojë bashkëpunimin me UEFA-n dhe federatat e tjera evropiane për të mbrojtur një model futbolli të bazuar në meritën sportive, solidaritetin, qëndrueshmërinë dhe rolin e tifozëve.

“Ne përfaqësojmë një model dialogu, respekti për mendimet e të tjerëve dhe përgjegjësie të përbashkët”, deklaroi Malagò.

Tërheqja e mbështetjes nga Italia përbën një goditje të rëndësishme për Infantinon, i cili synon të sigurojë një tjetër mandat në krye të FIFA-s në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara