Sport

​Manchester City-Chelsea, kryendeshja e raundit të tretë të Carabao Cup

Skuadra e Pep Guardiolës e fitoi këtë garë në katër vite radhazi midis 2017 dhe 2021.

Published

on

Të mërkurën është hedhur shorti për raundin e tretë të Carabao Cup ku nuk do të mungojnë disa ndeshje shumë interesante.

Kryendeshja e këtij raundi do të jetë ajo ndërmjet Manchester Cityt dhe Chelseat.

Skuadra e Pep Guardiolës e fitoi këtë garë në katër vite radhazi midis 2017 dhe 2021, ndërsa Chelsea humbi nga Liverpooli me penallti në finalen e vitit të kaluar.

Ndërkohë, kampioni në fuqi, Liverpooli do të luajë ndaj Derby Countyt, derisa Manchester United do të ballafaqohet me Aston Villën.

Lideri i Premier Ligës, Arsenali, do të luajë kundër Brighton & Hove Albion, kurse Tottenhami ndaj Nottingham Forest.

Këto janë të gjitha duelet e raundit të tretë të Carabao Cup”

Leicester City vs. Newport County

West Ham Utd vs. Blackburn Rovers

Wolves vs. Leeds Utd

Nottingham Forest vs. Tottenham

Man Utd vs. Aston Villa

Bournemouth vs. Everton

Liverpool vs. Derby County

Burnley vs. Crawley Town

Bristol City vs. Lincoln City

Man City vs. Chelsea

Stevenage vs. Charlton

MK Dons vs. Morecambe

Newcastle Utd vs. Crystal Palace

Southampton vs. Sheffield Weds

Arsenal vs. Brighton

Brentford vs. Gillingham

Sport

Kroacia kërkon rikthimin ndaj Panamasë për të shmangur eliminimin e hershëm

Published

on

By

Kroacia kishte ndërtuar një seri mbresëlënëse pa humbje nga mesi i qershorit 2025 deri në mars, duke regjistruar tetë fitore dhe një barazim. Megjithatë, kjo ecuri pozitive u ndërpre javën e kaluar pas humbjes 4:2 ndaj Anglisë.

Nënkampionia e botës e vitit 2018 dhe gjysmëfinalistja e edicionit 2022 synon të rikthehet te fitorja në përballjen me Panamanë, për të shmangur një eliminim të parakohshëm nga Kupa e Botës 2026.

Ndeshja do të zhvillohet në Toronto dhe nis në orën 01:00 të mëngjesit të së mërkurës, sipas kohës lokale në Kosovë.

Kroacia konsiderohet favorite përballë Panamasë, e cila në ndeshjen e parë u mposht nga Gana me një gol të pësuar në minutat shtesë.

Vëmendja kryesore do të jetë sërish te Luka Modriq, i cili pritet të udhëheqë mesfushën kroate. Pavarësisht humbjes ndaj Anglisë, paraqitja e veteranit kroat u vlerësua pozitivisht.

Në moshën 40-vjeçare, Modriq po merr pjesë në Kupën e tij të pestë të Botës. Ky pritet të jetë Botërori i fundit në karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke i dhënë legjendës kroate një mundësi të fundit për të shkruar histori me kombëtaren.

D.L

Foto: Associated Press

Continue Reading

Sport

Algjeria mban gjallë shpresat për kualifikim, Jordania pranë eliminimit

Published

on

By

Algjeria ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Jordanisë me rezultat 2:1, duke mbetur në garë për një vend në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026. Në anën tjetër, Jordania, pas humbjes së pësuar të martën në Santa Clara, është shumë pranë eliminimit nga turneu.

Pas dy xhirove në Grupin J, Argjentina kryeson me gjashtë pikë dhe e ka siguruar tashmë kualifikimin. Austria dhe Algjeria kanë nga tri pikë, ndërsa Jordania mbetet pa asnjë pikë.

Jordania kaloi e para në epërsi në minutën e 36-të, kur Nizar Al-Rashdan realizoi për 1:0. Megjithatë, algjerianët reaguan në pjesën e dytë dhe përmbysën rezultatin.

Nadhir Benbouali barazoi shifrat në minutën e 69-të, ndërsa Amine Gouiri shënoi golin e fitores në minutën e 82-të, duke i siguruar Algjerisë tri pikë tejet të rëndësishme.

Ndeshja e fundit e grupit pritet të jetë vendimtare për kualifikimin. Më 27 qershor, Algjeria dhe Austria do të përballen në një duel direkt për vendin e dytë në grup, ndërsa Jordaninë e pret një sfidë shumë e vështirë ndaj Argjentinës, që tashmë e ka siguruar kalimin në fazën nokaut.

D.L

Continue Reading

Sport

Messi vazhdon të shkruajë histori, vendos rekord të ri në Kupën e Botës

Published

on

By

Shënimi i golave dhe thyerja e rekordeve janë bërë sinonim i Lionel Messit, dhe superylli argjentinas e dëshmoi këtë edhe një herë të hënën në Kupën e Botës 2026.

Kapiteni i Argjentinës, të cilin shumë e konsiderojnë futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave, realizoi dy gola në fitoren 2:0 ndaj Austrisë, duke e çuar në 18 numrin e golave të shënuar në historinë e Kupës së Botës dhe duke vendosur një rekord të ri në turneun më prestigjioz të futbollit.

“Përtej gjithçkaje, jam shumë i lumtur për fitoren. Ishte një ndeshje e vështirë dhe shumë e luftuar. Kjo fitore na jep qetësi për sfidat që na presin. Të gjitha ndeshjet në këtë Kupë Bote janë të barabarta dhe shumë intensive. Po e shijoj këtë moment dhe dua ta ndaj me shokët e ekipit”, tha Messi pas ndeshjes.

Golin e parë ndaj Austrisë, Messi e realizoi në minutën e 38-të, vetëm dy ditë para se të festojë ditëlindjen e 39-të. Me këtë gol, ai shënoi në ndeshjen e gjashtë radhazi në Kupën e Botës, duke iu bashkuar francezit Just Fontaine dhe legjendës braziliane Jairzinho si futbollistët e vetëm që kanë arritur këtë sukses.

Messi kishte barazuar rekordin e gjermanit Miroslav Klose me “hat-trickun” e realizuar në fitoren 3:0 ndaj Algjerisë në ndeshjen hapëse të Grupit J. Kundër Austrisë pati mundësinë ta thyente rekordin që në minutën e nëntë, por humbi një penallti, duke e dërguar topin jashtë portës.

“Pati momente kur isha shumë i zemëruar që humba penalltinë, por arrita ta kompensoja më vonë”, u shpreh ai.

Argjentina siguroi kualifikimin në fazën eliminatore pas dy fitoreve në po aq ndeshje në grup, ndërsa Messi ka realizuar të pesë golat e skuadrës deri tani në Botërorin e tij të gjashtë.

Rekordi historik u vendos me golin e tij të parë ndaj Austrisë, të shënuar në minutën e 38-të pas asistimit të Facundo Medina. Më pas, në kohën shtesë, Messi realizoi edhe golin e dytë personal dhe të 18-tin në Kupat e Botës.

Austria, e cila e nisi turneun me fitore 3:1 ndaj Jordanisë, do ta kërkojë kualifikimin në ndeshjen e fundit të grupit kundër Algjerisë në Kansas City.

Ndërkohë, Argjentina do të rikthehet në stadiumin AT&T për t’u përballur me Jordaninë në sfidën e fundit të fazës grupore.

D.L

Continue Reading

Sport

Mbappe shkëlqen me dy gola, Franca kalon në fazën nokaut

Published

on

By

Kylian Mbappé realizoi dy gola, ndërsa Ousmane Dembélé kontribuoi me një gol dhe një asistim në fitoren e sigurt 3:0 të Francës ndaj Irakut, në një ndeshje të zhvilluar në Philadelphia.

Takimi u shndërrua në një maratonë të vërtetë. Ai nisi në orën 23:00 të së hënës, por përfundoi pak para orës 03:00 të mëngjesit të së martës, pasi fillimi i pjesës së dytë u shty për afro dy orë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Mbappe hapi serinë e golave me një supergol në minutën e 14-të për epërsinë 1:0. Sulmuesi francez realizoi edhe golin e dytë në minutën e 54-t, pas asistimit të Dembeles.

Dembélé vulosi fitoren me golin për 3:0 në minutën e 66-të. Në golin e parë të Mbappes dhe në atë të Dembeles asistoi Michael Olise.

Me këtë fitore, Franca siguroi kualifikimin nga Grupi I në fazën nokaut të Kupës së Botës, ndërsa Iraku mbeti pa pikë dhe u eliminua nga gara.

Mbappe vazhdon të shkruajë histori. Me dy golat e shënuar ndaj Irakut, ai arriti kuotën e 16 golave në Kupat e Botës, duke barazuar rekordin e Miroslav Klose. Vetëm dy gola më shumë ka rekordmeni aktual, Lionel Messi.

Kjo ishte paraqitja e 100-të e Mbappes me fanellën e Francës, ndërsa ai tashmë numëron 60 gola me kombëtaren. Sulmuesi 27-vjeçar kishte shënuar dy herë edhe në fitoren 3:1 ndaj Senegalit në ndeshjen e parë të grupit.

Franca do ta zhvillojë ndeshjen e radhës më 26 qershor, kur përballet me Norway në duelin për vendin e parë në grup.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara