Sport

​Luiza Gega pritet me ceremoni në Rinas: Më krenare se kurrë për ngjyrat e flamurit

Në ceremoninë e pritjes ishte e pranishme ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Published

on

Kampionia e Evropës në atletikë Luiza Gega u prit sot me një ceremoni në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë.

Në ceremoninë e pritjes ishte e pranishme ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ministrja për Fëmijët dhe Rininë, Bora Muzhaqi, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli etj.

Në fjalën e saj, ministrja Kushi tha se “Luiza përfaqëson shumë më tepër sesa një kampione Evrope në atletikë. Ajo është modeli i shkëlqyer jo vetëm në sport por në çdo fushe te jetës. Luiza është modeli që duhet të frymëzojë çdo të ri shqiptar, sepse vetëm me këmbëngulje mund t’ia dalësh. Ky vit ka qenë plot ngjarje të rëndësishme për sportin”.

Kupa e Botës, Finalja e “Conference League”, Kampionati Evropian i Peshëngritjes. Ngjarje këto që kontribuojnë edhe në promovimin e Shqipërisë, në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë shqiptare. Po ashtu, domethënëse ka qenë edhe pjesëmarrja e sportistëve tanë në ngjarjet e rëndësishme sportive në botë. Kampionate, lojëra olimpike, mesdhetare. Dhe rezultatet kanë qenë si asnjëherë tjetër, Shqipëria po ngrihet në një nivel të ri në arenën ndërkombëtare”,- theksoi Kushi.

Ministrja Kushi tha se kjo e rrit akoma më shumë përgjegjësinë për më shumë mbështetje për sportin në përgjithësi dhe sportistët elitare në veçanti.

Përveç Ligjit të ri për Sportin, unë jam krenare veçanërisht për ndryshimet e fundit në VKM, ku kemi parashikuar që të shpërblejmë edhe sportistët e sporteve individuale, të kategorive “të rritur” dhe “të rinj, që arrijnë rezultate në veprimtaritë ndërkombëtare. Ishte një vendim për t’i dhënë vlerësimin dhe dinjitetin e merituar sportistëve tanë elitare, duke motivuar kështu jo vetëm ata por edhe gjithë të rinjtë e të rejat që merren me sport”, shtoi Kushi.

Kushi theksoi se, zhvillimi i infrastrukturës sportive vazhdon të jetë një sfidë, për t’u krijuar sportistëve kushte sa më të përshtatshme.

Dy aktivitetet e mëdha dhe të rëndësishme, “Conference League” dhe “Kampionati i 100-të Evropian i Peshëngritjes” dëshmuan që investimet në infrastrukturë janë një potencial për të mirëpritur aktivitete prestigjioze ndërkombëtare, të cilat përkthehen edhe në benefite ekonomike për vendin”, tha Kushi.

E dashur Luiza, Ndër emocionet më të veçanta që kam përjetuar gjatë punës sime si ministre Sportesh ka qenë momenti kur ti dhe Brikeni valëvitet flamurin tonë kuqezi në Stadiumin Olimpik të Tokios 1 vit më parë. E momenti i dytë më emocionues ka qene këtë të shtunë teksa ti, me lot në sy, valëvite përsëri flamurin shqiptar, duke e sjellë për herë të parë në Shqipëri medaljen e artë në atletike. Nuk ka emocion më të bukur sesa lotët e gëzimit”, – u shpreh ministrja Kushi.

Kampionia Luiza Gega tha se “ju falënderoj shumë për këtë pritje, ndihem shumë e vlerësuar. Ndoshta jam lodhur shumë për të qenë këtu sot, kam shumë vite që sakrifikoj për të qenë këtu jo me detyrim por me dëshirë, zgjodha të përfaqësoj qoftë veten time, por edhe ngjyrat e flamurit tim, dhe do mundohesha çdo ditë ti përfaqësoja denjësisht”.

Sot jam më krenare se kurrë për ato ngjyra, kjo ishte edhe arsyeja pse ndoshta derdha lot në vijën e finishit, pasi mu kthye e gjithë koha mbrapsht për mundin e sakrificën e bërë. I tregova Evropës se edhe ne mund t’ia dalim edhe pse jemi një vend i vogël dhe me shumë gjëra për të përmirësuar, por përsëri nëse punojmë fort dhe e duam këtë vend dhe atë që bëjmë, ne mund t’ia dalim”, tha ajo.

Sipas saj, vitet e fundit gjërat kanë ndryshuar për sportin.

Këtë e kam ndjerë dhe e tregojnë rezultatet e mia, qoftë edhe ligji për sportin, shpërblimet më kanë dhënë një shtysë për të qenë edhe këtu sepse mbrapa ka edhe një shpërblim që merret, por qoftë edhe për gjithë mbështetjen nga Komitetit Olimpik apo Ministria e Arsimit dhe Sportit, qoftë edhe e Mbrojtjes ku unë bej pjesë, apo edhe bashkia e Tiranës. Kanë bërë të gjithë këtë që të vijë edhe kjo medalje që i kishte munguar atletikës. Uroj që të rinjtë shqiptarë të motivohen se mund t’ia dalin”, tha Gega.

Ajo falënderoi gjithashtu trajnerin e saj për rezultatin e arritur.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli u shpreh se “Luiza Gega bëri krenarë të gjithë shqiptarët në mbarë botën. Luiza është modeli më i mirë që duhet të ndjekin të rinjtë shqiptarë. Sportistët janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë dhe kështu duhet ti presim të gjithë si sot”.

Ndërsa ministrja Buzhaqi përgëzoi Luiza Gegën për rezultatin e arritur si dhe për të gjithë mundin dhe përpjekjet e saj.

Luiza Gega u shpall kampione e Evropës në garën e 3 000 metrave me pengesa. Ajo arriti të thyejë edhe rekordin e kampionatit evropian, me kohën 9 minuta, 11 sekonda dhe 31 të qindtat. Kampionia shqiptare shkoi në finale me kohën më të mirë në fazën kualifikuese dhe ishte pretendentja kryesore për të fituar këtë garë./atsh/

Sport

Serbia tërhiqet nga 3×3, shmanget përballja me Kosovën në Taranto

Published

on

By

Serbia ka vendosur të tërheqë ekipin e saj nga gara e basketbollit 3×3 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke bërë që të mos zhvillohet përballja e planifikuar me Kosovën.

Kosova dhe Serbia ishin shortuar në të njëjtin grup, ndërsa dueli mes tyre ishte paraparë të zhvillohej më 29 gusht.

Pas tërheqjes së Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, organizatorët kanë njoftuar për ndryshime në orarin e garave.

Për këtë zhvillim kanë raportuar disa gazetarë nga vendi i ngjarjes në Taranto, ndërsa deri tani nuk është bërë e ditur ndonjë arsye zyrtare për vendimin e Serbisë.

Tërheqja ka ngjallur vëmendje, veçanërisht për faktin se Kosova dhe Serbia ishin në të njëjtin grup dhe do të përballeshin më 29 gusht.

Zhvillimet e fundit nga Taranto vazhdojnë të përcillen nga afër.

D.L

Continue Reading

Sport

Mbappé shpërthen me “hat-trick” në rikthimin e Mourinhos në “Bernabéu”

Published

on

By

Kylian Mbappé ka shkëlqyer me një “hat-trick” në ndeshjen e veçantë të José Mourinhos në stolin e Real Madridit.

Për trajnerin portugez, sfida e së mërkurës mbrëma ishte e para në “Santiago Bernabéu” pas rikthimit të tij te klubi madrilen.

Real Madridi triumfoi ndaj Real Sociedadit në kuadër të xhiros së parë të La Ligës.

Mbappé ishte protagonisti kryesor i takimit, duke shënuar në minutat 40’, 60’ dhe 80’, ndërsa një tjetër gol për madrilenët e realizoi Vinicius Junior në minutën e 68-të.

Golin e vetëm për Real Sociedadin e shënoi Luka Sučić në minutën e 44-t.

Pas dy ndeshjeve, Real Madridi, Sevilla dhe Real Betisi kanë nga gjashtë pikë.

D.L

Continue Reading

Sport

Shorti i Ligës së Kampionëve zhvillohet sot, 36 skuadra në pritje

Published

on

By

Sot, nga ora 18:00, do të hidhet shorti për fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

Në këtë fazë do të garojnë 36 skuadra, me ekipet e fundit që siguruan pjesëmarrjen pas ndeshjeve të plejofit të zhvilluara të mërkurën mbrëma.

Në vazon e parë janë disa prej gjigantëve të futbollit evropian: Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Real Madrid, Liverpool, Inter, Manchester City, Arsenal, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Shorti do të përcaktojë përballjet e para të kësaj faze të re të garës.

Ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen më 8 shtator.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Fenerbahçe kualifikohet në Ligën e Kampionëve, Vedat Muriqi protagonist absolut ndaj Lyonit

Published

on

By

Fenerbahçe ka siguruar kualifikimin në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve pas fitores 2-1 në udhëtim ndaj Lyonit, duke e kaluar tutje përbaljen me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Shtatlarti kosovar, Vedat Muriqi, pati meritë të veçantë në këtë sukses duke e zhbllokuar sfidën në minutën e 24-t. Muriqi reagoi shpejt pas një topi të kthyer në zonë dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë për 0-1.

Epërsia u dyfishua vetëm katër minuta më vonë, kur Mason Greenwood ekzekutoi një goditje nga këndi, ndërsa Nathan Aké u ngrit më lart se të gjithë për të shënuar me kokë për 0-2.

Në pjesën e dytë, Lyoni u kthye në lojë përmes Malick Fofana në minutën e 61-të. Vendasit shënuan edhe një gol tjetër pak më vonë, por ai u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për pozitë jashtë loje. Muriqi u zëvendësua në minutën e 80-të nga Romelu Lukaku, duke përmbyllur një tjetër paraqitje vendimtare për skuadrën e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara