Sport

​Liverpooli pëson humbje nga Brightoni në “Anfield Road”

Published

on

Xhiro e 22 e Premier Ligës ka sjellë humbjen e papritur të Liverpoolit nga Brightoni me rezultat 0-1.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti Xherdan Shqiri por i cili nuk e ndihmoi skuadrën për të shpëtuar nga humbja minimale.

Golin vendimtar në këtë ndeshje e realizoi Alzate në minutën e 56’ dhe fitoren e mysafirëve.

Kështu Liverpooli ka bërë edhe një hap flas në rrugën drejt titullit pasi mbetet në vendin e katër me 40, shtatë më pak se Manchester City i vendit të parë.

Lajmet

​Muric: Do të jemi në garë me Zvicrën edhe për vendin e parë

Published

on

Në prag të dy ndeshjeve vendimtare të Kombëtares së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, portieri i Dardanëve, Arijanet Muriç, ishte i ftuari i radhës në “FFK Podcast”.

Edhe pse nuk do të mund të jetë pjesë e ndeshjes së parë për shkak të pezullimit nga dy kartonë të verdhë, Muriç shfaqi besim dhe motivim të madh për ekipin, duke theksuar se Kosova është në garë edhe për vendin e parë.

“Sigurisht, duam të paktën vendin e dytë për të luajtur ‘play-off’-in. Por mendoj se do të jemi në garë me Zvicrën edhe për vendin e parë. Shpresoj kështu. Fillimisht duhet të përqendrohemi në ndeshjen kundër Sllovenisë, jemi në formë shumë të mirë, të gjithë lojtarët janë të shëndetshëm. S’ka lëndime dhe ekipi është i plotë. Vetëm unë s’mund të jem pjesë për shkak të dy kartonëve të verdhë”, tha Muriç.

Ai nuk e fsheh keqardhjen që nuk do të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen kundër Sllovenisë.

“Po, sigurisht që më vjen keq. Do të ishte më e lehtë sikur të luaja. Nëse skuadra humb pa mua, më dhemb më shumë”, theksoi ai, por njëkohësisht shprehu besim të plotë te bashkëlojtarët në portë: “Stërviten njësoj si unë dhe japin maksimumin çdo ditë për t’u përmirësuar, prandaj janë gati”, tha ai.

Sa i përket atmosferës në kampin e Dardanëve, portieri i Kombëtares u shpreh optimist.

“Ne nuk kemi frikë. Nuk ka tension apo energji negative në ekip për ndeshjen e radhës. Dhe nuk duhet të kemi frikë ta luajmë ndeshjen. Nuk kemi presion, vetëm energji pozitive. Dhe kur i shikoj lojtarët, më duket që të gjithë e ndjejnë njësoj. Të gjithë janë të motivuar, kjo më jep ndjesi shumë pozitive”, shtoi Muriç.

Tutje Muriç foli për karrierën e tij me Kombëtaren dhe klubet, duke kujtuar debutimin e tij ndaj Azerbajxhanit dhe disa nga momentet më të veçanta me fanellën e Kosovës. “Ndeshja ndaj Republikës Çeke në Prishtinë ishte shumë e veçantë. Ata ishin në formë të lartë, por ne luajtëm shkëlqyeshëm. Edhe ajo ndaj Suedisë 2–0 ishte shumë e bukur”, u shpreh ai.

Portieri 27-vjeçar tregoi edhe për rrugëtimin e tij në klubet evropiane, teksa theksoi se një kohë pauzoi nga futbolli./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Ndeshja e ​Kosovës me Slloveninë pritet të ketë atmosferë të zjarrtë në Ljubljanë

Published

on

Ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës pritet të ketë një atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Stožice”, ku sipas portalit sportiv slloven “Sport-TV”, të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur, duke e bërë takimin tërësisht të ezauruar.

Ky interes i lartë tregon rëndësinë e madhe që ka kjo përballje për tifozët sllovenë, të cilët do të mbushin stadiumin për të përkrahur kombëtaren e tyre në duelin e rëndësishëm të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Përfaqësuesja e Kosovës, nga ana tjetër, pritet të ketë mbështetje të fortë edhe nga tifozët “Dardanë” që do të udhëtojnë drejt Ljubljanës për të ndjekur ndeshjen.

Sllovenia e pret Kosovën në një sfidë vendimtare për ecurinë në grup, ndërsa atmosfera në kryeqytetin slloven pritet të jetë elektrizuese.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 15 nëntor me fillim nga ora 20:45 dhe Kosova me një barazim do ta siguronte fazën e playoff-it të Botërorit 2026./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Roberto Mancini bëhet me klub të ri

Published

on

Roberto Mancini është trajneri i ri i Al Sadd i cili u lidh edhe me pozicionin e Juventusit që do të fillojë një përvojë të re në krye të klubit të Katarit. Ai synon kualifikimin në finalet e Ligës së Kampionëve të Azisë dhe rikthimin e një trofeu që i ka munguar për gati pesëmbëdhjetë vjet.

Marrëveshja midis palëve është e vlefshme për dy vjet e gjysmë me një pagë neto prej rreth 5 milionë eurosh.

Stafi i Mancinit do të përfshijë gjithashtu dy veteranë të Serie A: ish-lojtarin e Empolit, Maccarone, dhe Cesar, një ish-mbrojtës të Interit dhe Lazios.

Mancini do të trajnojë në Katar pasi priti një rikthim në Itali, gjë që dështoi pavarësisht shkarkimeve të Tudor dhe Juric nga Juventus dhe Atalanta.

Në javët e fundit, është folur edhe për një zgjidhje të mundshme në Premier League, me Nottingham Forest që thuhet se është përpjekur pa sukses ta bindë ish-trajnerin italian./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Krejt rajoni në garë për Botëror, pos Malit të Zi

Published

on

Edhe 11 bileta të tjera për Kupën e Botës 2026 do të shpërndahen duke filluar nga sonte, ku 12 ekipe do të kualifikohen për play-off-et e marsit, por përveç Malit të Zi.

Kosova luan të shtunën ndeshjen e parafundit kualifikuese kundër Sllovenisë, të cilën kombëtarja jonë synon ta fitojë në mënyrë që të sigurojë vendin e dytë në grup që e çon në play-off.

“Dardanët” aktualisht janë në vendin e dytë me 7 pikë, 3 më pak se Zvicra në vendin e parë me të cilën Kosova luan të martën.

Sllovenia ndërkaq është në vendin e tretë me 3 pikë. Suedia në të fundit me vetëm 1 pikë nga katër ndeshje të zhvilluara. Në këtë grup, beteja është e tëra e hapur.

Mali i Zi është më i ulët për momentin në rajon pasi do do të ulë perden e kualifikimeve katastrofike me ndeshjet kundër Gjibraltarit (nesër në orën 20:45) dhe Kroacisë të hënën. Ajo që është edhe më zhgënjyese është se “Skifterët” e dinin edhe para ndeshjeve të tetorit se nuk kishin më asgjë për të luftuar.

Gjashtë pikë nga gjashtë ndeshje dhe asnjë triumf që nga marsi ndoshta ilustrojnë më së miri se si luajti Mali i Zi në kualifikueset dhe sa shumë punë do të duhet bërë për të ndryshuar gjithçka në të ardhmen.

Dhe ndërsa “skifterët” tashmë janë matematikisht jashtë garës, të gjitha skuadrat tjera të ish-Jugosllavisë, plus Shqipëria, ende mund të luftojnë për një biletë.

Nga rajoni, Kroacia tashmë praktikisht e ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës, teksa të tjerat janë nëpër faza të ndryshme.

Maqedonia e Veriut do të luajë ndeshjen vendimtare të martën në Cardiff kundër Uellsit, me të cilin ka tre pikë më shumë, por edhe një ndeshje më shumë, kështu që një barazim në Ishull ndoshta do t’i mjaftojë për t’u kualifikuar në fazën eliminatore. Në atë grup,

Belgjika duhet të konfirmojë vendin e saj në Kupën e Botës me fitoret ndaj Kazakistanit dhe Lihtenshtajnit.

Shqipëria bëri një hap të madh drejt fazës eliminatore në tetor, duke mposhtur Serbinë në Leskovc, dhe tani ka një pikë më shumë se Serbia, e cila shpreson se me trajnerin e ri Velko Paunoviq mund të bëjë një mrekulli në fund të kualifikimeve.

Të dyja ekipet presin ndeshje me një Angli të relaksuar (serbët në Wembley, shqiptarët në Tiranë), dhe përveç kësaj, ndeshje në shtëpi kundër Letonisë dhe Andorrës.

Kosova është një hap larg një mrekullie, por do të duhet të përballet në betejë me një tjetër anëtar të ish-Jugosllavisë – Slloveninë./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara