Sport

​Liga e Kampionëve vjen sot me përballje gjigantësh

Ndeshje interesante do të zhvillohen sot në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Published

on

Do të zhvillohen sot tetë ndeshjet e fundit nga grupet A,B,C dhe D të Ligës së Kampionëve.

Në shumicën prej këtyre katër grupeve situata është e qartësuar sa i përket dy skuadrave që do të vazhdojnë tutje në fazën e eliminimit direkt, por jo edhe në grupin D, atu ku të gjitha skuadrat, Tottenhami, Sportingu, Eintracht Frankfurti dhe Marselle kanë mundësi të barabarta për të vazhduar tutje.

Tottenhami e kryeson grupin me tetë pikë, i ndjekur nga Sportingu dhe Frankfurti me nga shtatë kurse Marselle ka gjashtë pikë në vendin e katërt. Sonte ballafaqohen Marselle me Tottenhamin dhe Sportingi me gjermanët e Eintacht Frankfurt.

Në kuadër të grupit C do të zhvillohet derbi ndërmjet Bayernit dhe Interi, me të dy skuadrat që tashmë kanë siguruar kalimin tutje kurse një sfidë tjetër interesante do të zhvillohet në grupin A ndërmjet Liverpoolit dhe Napolit, që po ashtu kanë siguruar vazhdimin për në fazën 1/16 të kësaj gare.

Këto janë të gjitha ndeshjet e mbrëmjes së sotme:

Bayer Leverkusen Club Brugge, ora 18:45

Porto-Atletico Madrid, ora 18:45

Ndwrsa nga ora 21:00 zhvillohen kwto ndeshje:

Porto-Atletico Madrid

Bayern-Inter

Liverpool-Napoli

Marselle-Tottenham

Plzen-Barcelona

Rangers-Ajax

Sporting-Frankfurt

Sport

Rilindja e “Piratit”: Vedat Muriqi po kalon sezonin e jetës te Mallorca

Published

on

By

Vedat Muriqi ka vërtetuar se është një nga investimet më të mençura në historinë e RCD Mallorca.

Pas një periudhe sfiduese në Itali te Lazio, sulmuesi i Kosovës gjeti qetësinë dhe formën e tij më të mirë në ishujt spanjollë, duke u shndërruar në heroin e padiskutueshëm të tifozëve.

Transferimi i tij për vetëm 8 milionë euro në vitin 2021 tashmë konsiderohet si një “vjedhje” e vërtetë në tregun e transferimeve, duke parë kontributin e tij kolosal në fushë.

Sezoni aktual 2025-26 po rezulton të jetë kulmi i karrierës së tij në La Liga. Me 18 gola të shënuar në vetëm 26 ndeshje, Muriqi ka thyer çdo parashikim, duke treguar një saktësi vrastare para portës dhe duke u renditur lart në listën e golashënuesve më të mirë në Spanjë.

Ky shpërthim vjen pas disa sezoneve stabiliteti, ku ai kishte dëshmuar veten si një pikë referimi në sulm, sidomos në sezonin 2022-23 ku shënoi 13 gola.

Përveç golave, ndikimi i Muriqit te Mallorca shkon përtej statistikave. Ai njihet si lideri shpirtëror i skuadrës, ku forca e tij në lojën ajrore dhe sakrifica për ekipin e kanë bërë atë makthin e mbrojtësve në Spanjë.

Me 18 golat e këtij sezoni, “Piratin” po e kërkojnë sërish klubet e mëdha evropiane, por lidhja e tij e fortë me qytetin dhe klubin e Mallorcës e bën atë një ikonë që vështirë se do të largohet pa lënë një gjurmë edhe më të thellë në historinë e futbollit spanjoll.

Continue Reading

Sport

Madrid – Siti, finale para finales në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ballafaqime shumë interesante.

Pa dyshim, spikat takimi midis Real Madridit e Mançester Sitit, një takimi i denjë për t’u quajtur finale para finales.

Ato luajnë sonte nga ora 21:00.

Në këtë termin takohen edhe:

Bodoe/Glimt – Sporting

Paris Saint Germanin – Chelsea.

Nga ora 18:45 luajnë Bayer Levekusen – Arsenal.

Continue Reading

Sport

Liga e Kampionëve ndez motorët

Published

on

By

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve shkojnë e bëhen gjithnjë e më interesante, sa ofrohet fundin i garës dhe mbesin vetëm ekipet e përzgjedhura.

Ndaj, edhe shtohet bukuria dhe paqartësia në këto ndeshje.

E tillë ishte nata e mbrëmshme, tashmë në fazën e eliminimit direkt.

U luajtën katër ndeshje.

Turqit e Gallatasarajit u treguan shumë të fortë në stadiumin e tyre kundër anglezëve të Liverpulit. Rezultati ishte vetëm 1:0, por dominimi i ekipit nga Stambolli ishte i qartë. Me tifozerinë fenomenale që ka ekipi, me atmosferën drithëruese, ishte një ndeshje për t’u shijuar.

Bajerni i Munihut e tregoi forcën e plotë kundër Atalantës në Bergamo. E mundi 6:1, për një kualifikim pothuaj të sigurt. Ndeshja e kthimit mbetet vetëm formalitet.

Fitore të lartë shënoi edhe Atletiko Madrid. E mundi Totenhemin me rezultat 5:2. Një fitore për siguri të plotë për kalim në fazën tjetër.

Emocione dhe futboll të bukur ofroi takimi midis Njukatsëll Junajtid dhe Barcelonës. Kur gjithçka dukej e përfunduar dhe anglezët po llogarisnin në fitore në takimin e parë, një penallti e kohës shtesë i dha tjetër kthesë lojës. Rezultati 1:1 i takimit të parë favorizon Barcelonën.

Continue Reading

Sport

Elldin Uglari gjyqtar në sfidën Bullgari–Azerbajxhani te femrat

Published

on

By

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se gjyqtari kosovar Elldin Uglari do të gjykojë në ndeshjen shumë të rëndësishme Bullgari–Azerbajxhani për femra, e cila është pjesë e kualifikimeve për FIBA Women’s EuroBasket 2027.

Përballja zhvillohet në Plovdiv, Bullgari, duke filluar nga ora 18:00. Aktualisht, Bullgaria ka regjistruar tri fitore në tri ndeshje, ndërsa Azerbajxhani ka tri humbje në tri përballje.

Elldin Uglari ka përvojë të gjerë në gjykimin e ndeshjeve evropiane, duke përfshirë sfida këtë verë dhe viteve të kaluara, dhe zgjedhja e tij tregon besimin e FIBA-s në gjyqtarët e Kosovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme dhe një nder për basketbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara