Lajmet

​Liburn Aliu takon Ali Ahmetin, flasin për rrugën Prizren-Tetovë

Mes tjerash u diskutua edhe për bashkëpunimin e ndërsjellë për projekte në dobi të të gjithë shqiptarëve.

Published

on

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu të mërkurën ka qëndruar në Maqedoni të Veriut, ku është takuar me zëvendëskryeministrin e këtij shteti, Artan Grubi dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Ministri Aliu njofton në këtë takim kanë biseduar për rëndësinë e bashkëpunimit, rifuqizimin e lidhjeve historike e kulturore, dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për projekte në dobi të të gjithë shqiptarëve.

“Mes tjerash, biseduam për projektin shumë të rëndësishëm infrastrukturor rrugor që do të lidhë Prizrenin me Tetovën, si dhe për hapat e mëtejmë për finalizimin e marrëveshjes financiare. Bashkërisht, u zotuam që këtë projekt të përbashkët ta realizojmë sa më parë. Jemi bashkë për rrugë që na bëjnë bashkë”, ka shkruar Aliu në Facebook. 

Aktualitet

​Gjykata e Apelit lë në paraburgim Igor Popoviq

Published

on

Ndihmësdrejtori i së ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën Igor Popoviq do të mbetet në paraburgim, pasi Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e palës mbrojtëse.

Popoviq u ndalua më 18 korrik pasi e kishte quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) organizatë terroriste dhe dy ditë më vonë Gjykata Themelore në Prishtinë shqiptoi ndaj tij masën një muaj paraburgim për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe mos durimit.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, shkalla e parë ka vepruar drejt kur e ka caktuar paraburgimin, pasi që sipas gjykatës ekziston dyshimi i bazuar se Popoviq ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet.

Kujtojmë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se vendi nuk do të tolerojë fyerje dhe përdhosje të historisë dhe të luftës së udhëhequr nga UÇK-ja.

Continue Reading

Aktualitet

​Policia ndërmerr masa për siguri rreth festivalit ‘Sunny Hill’

Published

on

Policia e Kosovës njofton se ka ndërmarrë të gjithë hapat e duhur të sigurisë për mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill” që do të mbahet nga data 1 gusht deri më 3 gusht 2025, në fshatin Bërnicë të komunës së Prishtinës.

Policia tha se marrë parasysh rrethanat që karakterizojnë festivalin, policia ka angazhuar një numër të konsiderueshëm të zyrtarëve policorë me detyra specifike në zonën ku do të mbahet festivali, shtuar këtu edhe zyrtarët e tjerë të angazhuar me detyra të përgjithshme në gjithë rajonin e përgjegjësisë.

“E gjithë infrastruktura policore e angazhuar në këtë drejtim me vëmendje të shtuar do të monitoron rrjedhën e kësaj ngjarjeje duke qenë e gatshme për të trajtuar gjithçka që kërkohet brenda autorizimeve dhe kompetencës policore”, thuhet në njoftim.

Angazhimet policore do të shtrihen në disa nivele, përfshirë:

  1. Parapërgatitjen dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative policore në terren, në mënyrë që festivali të zhvillohet në suaza normale të rendit dhe qetësisë publike;
  2. Shtimin e masave preventive dhe operative-policore për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike para, gjatë dhe pas festivalit; Sigurimin dhe menaxhimin e hapësirës ku do të zhvillohet festivali;
  3. Rregullimin dhe kontrollin e trafikut rrugor përreth zonës së festivalit, përfshirë ndalesa të përkohshme, bllokime ose riorientime të rrugëve, varësisht nga nevoja;
  4. Monitorimin e rendit publik për të parandaluar çdo sjellje asociale, të paligjshme apo të dëmshme për sigurinë kolektive;
  5. Identifikimin dhe ndërmarrjen e masave adekuate ligjore me Prokurorinë e Shtetit ndaj të gjithë personave të cilët bien ndesh me ligjin; Praninë e shtuar të patrullave në zonat përreth, për të rritur ndjesinë e sigurisë për qytetarët dhe vizitorët;
  6. Ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore operative dhe hetimore, sipas ligjit dhe në varësi të situatës apo kërkesave që mund të paraqiten gjatë operacionit;
  7. Koordinimin me organizatorët dhe institucionet e tjera për të siguruar reagim të shpejtë dhe efektiv ndaj çdo situate të papritur.

Sipas policisë, për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe personave që pritet të frekuentojnë festivalin do të ketë bllokime të plota apo të pjesshme të rrugëve që qojnë për në zonën ku mbahet festivali si dhe ri-drejtim të trafikut rrugor, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik.

“Për shkak të kufizimeve hapësinore të ndërlidhura edhe me faktorë të sigurisë dhe cilësisë së qarkullimit rrugor, do të ketë ndalimqarkullimi për të gjitha mjetet motorike në perimetrin e afërt ku do të zhvillohet festivali. Përjashtimisht do të lejohen automjetet e policisë, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve si dhe mjetet e autorizuara/akredituara në shërbim të festivalit”, thuhet në njoftim.

Sipas polisicë, varësisht nga rrjedha e situatës në terren mund të paraqiten rrethana që kërkojnë veprime të tjera policore në funksion të ri drejtimit të trafikut apo orientimit të pjesëmarrësve, porse në të gjitha rastet qytetarët do të instruktohen nga policët në pikat e caktuara.

 

Continue Reading

Bota

​Marrëdhëniet e tensionuara me Putin dhe Netanyahu po pengojnë agjendën e jashtme të Trump

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump nuk i ka gjetur inkurajuese telefonatat e tij të fundit me udhëheqës të përfshirë në luftë.

“Shumë i zhgënjyer”, tha Trump për bisedën e tij të fundit me Presidentin rus Vladimir Putin, lufta e të cilit në Ukrainë po përshkallëzohet vetëm, pavarësisht përpjekjeve të Trump për ta përfunduar atë, transmeton CNN.

“Ishte disi zhgënjyese”, tha Trump të premten për një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, lufta e të cilit në Gaza vazhdon mes një krize të tmerrshme humanitare.

Me këto dy konflikte deri më tani të pazgjidhura -duke penguar shanset e tij për një Çmimin Nobel për Paqen , Trump po zbulon kufizimet e lidhjeve të tij të ndërlikuara personale me Putinin dhe Netanyahun, luftërat përkatëse të të cilëve Trump dikur këmbënguli se mund t’i zgjidhte shpejt.

Ai është qartësisht i frustruar që nuk duket se mund t’i zgjidhë krizat më mirë se ish-Presidenti Joe Biden, të cilin ai e konsideron si një dështim në politikën e jashtme në veçanti.

Ndërkohë, Netanyahu e ka vënë në provë durimin e Trump me sulmet ajrore në Siri dhe Gaza, ku imazhet e fëmijëve të uritur kanë çuar në protesta ndërkombëtare dhe përçarje të reja brenda partisë së Trumpit rreth mbështetjes së Izraelit. Të dy burrat ndajnë një histori të trazuar, me marrëdhënien e tyre që po bëhet gjithnjë e më e nxehtë, ndërsa Trump kërkon t’i japë fund luftës.

 

Continue Reading

Bota

​Në SHBA është regjistruar rrufeja 829 kilometra e gjatë

Published

on

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka vendosur një rekord të ri botëror për rrufenë më të gjatë një rrufe e jashtëzakonshme prej 829 kilometrash në një zonë të njohur për stuhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komiteti i WMO për Ekstremet e Motit njofton se rrufeja më e gjatë në botë ndodhi në tetor 2017 gjatë një stuhie të madhe në SHBA, duke përshkuar 829 km nga lindja e Teksasit deri afër Kansas City. Do të duheshin rreth 8-9 orë me veturë ose të paktën 90 minuta me avion për ta përshkuar.

“Vetëtimat janë të mrekullueshme, por edhe të rrezikshme, duke marrë shumë jetë çdo vit. Kjo ngjarje tregon sa larg mund të përhapen rrufetë, duke rrezikuar aviacionin dhe shkaktuar zjarre”, tha Celeste Saulo, sekretare e përgjithshme e WMO.

Komiteti i WMO për Ekstremet e Motit e konfirmoi rekordin me ndihmën e teknologjive të reja satelitore. Ky rekord është 61 kilometra më i gjatë se ai i mëparshmi në SHBA më 29 prill 2020 (768 km). Gabimi i matjes është ±8 km.

Rrufja ndodhi në Rrafshinat e Mëdha të Amerikës së Veriut, një zonë e njohur për stuhitë Mesoskalare Konvektive që mundësojnë “mega-rrufe”. Ajo u zbulua përmes analizës së përsëritur me ndihmën e satelitit GOES-16.

Arkivi i WMO ruan të dhënat për ekstremet botërore të motit, përfshirë temperaturat, erën, reshjet, breshrin, rrufetë, tornado dhe ciklonet tropikale.

Continue Reading

Të kërkuara