Lajmet

​Lajçak: Liberalizimi për Kosovën është afër, javën tjetër takim mes kryenegociatorëve

Ai gjithashtu foli për një takim të tretë të mundshëm mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Published

on

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë për Euroneës Albania deklaron se javën e ardhshme pritet marrëveshje me rëndësi sa i përket dialogut mes dy vendeve.

Lajçak nuk specifikoi se çfarë konkretisht. Ai gjithashtu foli për një takim të tretë të mundshëm mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç në Bruksel, para verës.

“Në fakt është bërë shumë punë dhe ka pasur progres edhe pse kjo nuk ka qenë dhe aq e dukshme por e vërteta është se dy kryenegociatorët po takohen çdo muaj në Bruksel dhe ne po diskutojmë një numër çështjesh konkrete, si implementimi i marrëveshjeve të shkuara – që janë miratuar para disa vitesh por nuk janë implementuar – ne gjithashtu po diskutojmë rreth çështjeve të ditëve të sotme për t’u siguruar që ato të mos kthehen në probleme të mundshme dhe së fundmi ne po punojmë edhe për të ardhmen e marrëveshjes së normalizimit. Ne do të kemi një tjetër takim mes kryenegociatorëve javën e ardhshme. Me shpresë, ne do të mund të njoftojmë rreth një marrëveshjeje shumë të rëndësishme, dhe unë gjithashtu po shpresoj t’i bëj të dy liderët bashkë në Bruksel, për takimin e tretë të nivelit të lartë përpara pushimeve të verës”, tha Lajçak.

Sa i përket sinjaleve rreth liberalizimit të vizave për Kosovën se kjo mund të ndodhë brenda ditësh, Lajçak tha se “është afër” por nuk dha ndonjë datë.

“Sërish, ka një mendim mjaft të palëkundur mes shteteve anëtare të BE-së që Kosovës i duhej dhënë liberalizimi i vizave shumë kohë më parë. Nuk ka asnjë dyshim që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të hequr sistemin e vizave dhe problemi qëndron sërish tek mungesa e konsensusit. Por mund të them që kjo problematikë po ngrihet mes vendeve anëtare shumë më shpesh, gjatë takimeve të organeve të ndryshme evropiane ndaj mendoj se është afër. Nuk guxoj të them një datë por ajo po vjen dhe këtë e them me siguri të plotë”, përfundoi Lajçak.

Lajmet

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve nisin diskutimet për Qeverinë dhe Presidentin

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit duhet të respektohet nga të gjithë dhe vullneti i qytetarëve të përkthehet sa më shpejt në institucione funksionale e demokratike.

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur këtë të mërkurë, Kurti theksoi se vota e qytetarëve ishte një mesazh i qartë. Ai përsëriti qëndrimin e tij se Kosova nuk kishte nevojë për zgjedhje të reja, duke shtuar se vetë rezultati i fundit e dëshmoi një gjë të tillë.

“Qytetarët folën sërish qartë, rezultati duhet të pranohet e të respektohet dhe vullneti i popullit të zbatohet e të përkthehet në institucione funksionale e demokratike për zhvillim e mirëqenie”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, hapat konkretë drejt formimit të strukturave të reja udhëheqëse do të nisin menjëherë pas përmbylljes së procesit zyrtar nga KQZ-ja.

“Porsa të certifikohet rezultati, do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve – konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit/es”, u shpreh ai.

Nga procesi zgjedhor i 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 ulëse në Kuvend, e pasuar nga PDK-ja me 22, LDK-ja me 18 dhe AAK-ja me 7 deputetë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

U kap në Aeroportin e Prishtinës me pasaportë të falsifikuar, arrestohet shtetasi turk

Published

on

By

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të martën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi ka tentuar të udhëtojë me dokumente të falsifikuara.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 09:40, kur i dyshuari ka prezantuar dokumentin e udhëtimit që dyshohet se ishte i falsifikuar.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës dhe Pejës

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar katër raste të dhunës në familje, të cilat janë regjistruar në rajonin e Prishtinës dhe atë të Pejës.

Në njërin prej rasteve në Prishtinë, është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua. Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Edhe në rastin e dytë në kryeqytet, një person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se ka sulmuar një grua. Rasti është denoncuar nga vetë viktima, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Graçanicë është arrestuar një i dyshuar tjetër, i cili në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti i fundit është regjistruar në Pejë, ku i dyshuari, përveç se ka ushtruar dhunë në familje, ka kanosur viktimën (grua) si dhe ka dëmtuar një derë dhe një dritare të shtëpisë së saj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Princi William bën thirrje për veprim më të madh kundër ndryshimeve klimatike

Published

on

Prince William ka marrë pjesë në një aktivitet në Londër kushtuar luftës kundër ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes së mjedisit, ku theksoi rëndësinë e veprimit për të “riparuar” planetin.

Ngjarja u mbajt në Guildhall të Londrës, ndërsa Princi William mbërriti me autobus elektrik, duke përcjellë një mesazh për transport më të qëndrueshëm dhe uljen e emetimeve.

Duke folur para të pranishmëve, përfshirë kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, ai vlerësoi ndikimin e iniciativës Earthshot Prize, duke thënë se zgjidhjet inovative për sfidat mjedisore e bëjnë më optimist se kurrë për të ardhmen.

Sipas tij, projektet e mbështetura nga Earthshot Prize kanë kontribuar në uljen e emetimeve me 18 milionë tonë, ekuivalente me largimin e rreth katër milionë veturave nga rrugët, si dhe në mbrojtjen dhe restaurimin e 85 milionë hektarëve tokë, pyje dhe lumenj.

Princi William tha se brezat e ardhshëm do të gjykojnë veprimet e sotme ndaj krizës klimatike, duke theksuar se sfida mbetet e madhe, por se ekzistojnë zgjidhje konkrete për ta përballuar atë.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Javës së Veprimit për Klimën në Londër dhe mblodhi figura të njohura nga fusha e politikës, mjedisit dhe shoqërisë civile.

Burimi: BBC

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara