Lajmet

​Lajçak: Dialogu është i pashmangshëm, presim vazhdimin e tij

Published

on

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, deklaroi se në Serbi nuk po shkon me një ultimatum dhe se vendi fqinj nuk ka pse të ketë frikë nga angazhimi i BE-SHBA rreth çështjes së dialogut.

Në një intervistë për Tanjug, Lajçak tha se shpreson që pas vizitës në Kosovë e Serbi të ketë një përgjigje se kur do të fillojë dialogu mes dy palëve.

“Nuk është sekret se BE-ja pret një vazhdim të dialogut dhe se dialogu është i pashmangshëm për Beogradin dhe Prishtinën në rrugën drejt anëtarësimit të BE-së. BE-ja është këtu, ne jemi gati t’i marrim dy udhëheqësit në Bruksel dhe tani është çështja se kur do të ndodhë kjo. Unë dua të dëgjoj një përgjigje lidhur me këtë çështje gjatë kësaj vizite”, tha Lajçak në intervistë të zhvilluar në gjuhën serbe.

Duke komentuar raportimet e mediave se ai do të bënte presion për një marrëveshje për Serbinë, ai tha se Bashkimi Evropian nuk bën ultimatume.

“Puna e Bashkimit Evropian nuk bazohet në ultimatume. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Qëllimi i dialogut është të ndihmojë Beogradin dhe Prishtinën dhe një të ardhme evropiane për të gjithë rajonin”, tha ai.

Kur u pyet në lidhje me insistimin e SHBA për njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, Lajcak u përgjigj se qëllim i dialogut është normalizimi i raporteve dhe se Beogradi dhe Prishtina janë palët që duhet të arrijnë një marrëveshje mbi atë se çfarë është normalizimi.

Ndryshe, Lajçak pritet të mbërrijë sot në Kosovë për një vizitë treditore në vendin tonë e cila do të pasohet nga vizita në Beograd. 

Vendi

Christopher Hill sot nis dëshminë në rastin e krerëve të UÇK-së

Published

on

Ish-emisari special i Amerikës gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill, do ta nis dëshminë sot në orën 14:00 në Gjykatën Speciale të Hagës, ku do të jetë dëshmitar i mbrojtjes së Thaçit.

Hill si një diplomat karriere ka shërbyer si i dërguar, apo emisar special, gjatë luftës në Kosovë dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat në Rambuje më 1999.

Christopher Hill kishte pasur disa takime me pjesëtarët e UÇK-së gjatë luftës. Gjatë qershorit 1998 si i dërguar special i SHBA-së për Kosovën së bashku me diplomatin e lartë Richard Holbrooke kishin takuar përfaqësuesit e UÇK-së në Junik.

Ai së bashku me ambasadorin William Walker kishin vizituar shtabin e UÇK-së në Likoc më 13 janar 1999 për të ndërmjetësuar lirimin e 8 ushtarëve serbë të cilët ishin zënë rob.

Diplomati Hill ishte angazhuar si pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’ për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës.

Siç dihet, negociatat në Rambuje përfunduan pa sukses pasi pala serbe kishte refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes çfarë kishte bërë që NATO të nis një fushatë 78-ditore të bombardimeve ndaj regjimit të Millosheviqit.

Diplomati amerikan shërbeu si ambasador në Irak, Kore, Poloni, Maqedoni e Shqipëri si dhe si ndihmës sekretar shteti për Azinë Lindore dhe Paqësorin dhe si kreu i delegacionit amerikan në bisedimet gjashtë-anëtarëshe për Korenë e Veriut.

Ai së fundmi ishte ambasador në Serbi i Amerikës, dhe tash punon për një organizatë lobuese në Serbi.

Hill ka fituar çmime të shumta përfshirë Çmimin “Robert Fraser” për Negociatat e Paqes dhe Çmimin e Sekreta rit të Shtetit për Shërbim të Shquar.

Dëshmia e tij deri më tani u shtye për shkak të angazhimeve të Hill./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Godet policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Published

on

Një burrë është arrestuar në fshatin Gllamnik të Podujevës, pasi që i njëjti me veturë ka goditur një zyrtar policor kur patrulla e kishte ndaluar për kontroll. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe pasi është arrit të ndalohet i njëjti ka lëvizë me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor”, thuhet në raportin e Policisë.

Zyrtari policor thuhet se është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur ditën e dielë në Podujevë./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Lewandowski lë pas Neymarin me rekord të ri golash pas ndeshjes me Celta Vigo

Published

on

Barcelona ka regjistruar fitore te Celta Vigo, në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga, ku sulmuesi polak Robert Lewandowski si rezultat ka kaluar Neymarin në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Barcelonës.

Lewandowski ishte tashmë i barabartë me Neymarin me nga 105 gola për Barcelonën para ndeshjes kundër Celta Vigos.

Në atë takim, ai shënoi tre herë, duke arritur në kuotën e 108 golave me fanellën “blaugrana”.

Lewandowski iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022 dhe që atëherë ka fituar dy tituj të La Ligës.

Edhe pse po i afrohet moshës 40-vjeçare, ai vazhdon të tregojë formë të lartë dhe mbetet një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës së Hansit Flick, edhe pse thuhet se mund të largohet në verë, me Barcelonën që po shikon disa opsione, një nga ta edhe Fisnik Asllani i Hoffenheimit./S.K/UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Tifozët e Sunderlandit i këndojnë Xhakës pas barazimit me Arsenalin

Published

on

Sunderland bëri një tjetër paraqitje të mirë në Premierligë, duke e barazuar rezultatin me liderin aktual, Arsenalin.

Futbollisti që e ka marrë tërë vëmendjen te “Macet e Zeza” është pa dyshim Granit Xhaka, i cili me paraqitjet e tij fantastike ka bërë që ai të shndërrohet në futbollistin e preferuar të gjithë tifozëve të Sunderland.

Madje dje pas ndeshjes, tifozët edhe i kënduan këngë Xhakës, duke kënduar njëzëri “Sepse ne e kemi Granit Xhakën”./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara