Lajmet

​Kuvendi shqyrton projektligjin për zyrtarët publik, opozita kundër miratimit të tij

Deputetët e PDK-së s’do të marrin pjesë fare në votim.

Published

on

Kuvendi i Kosovës po shqyrton në lexim të dytë projektligjin për zyrtarët publik. Partitë opozitare e kanë kundërshtuar atë dhe kanë deklaruar se i njëjti e dëmton administratën publike në Kosovë.

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar nga qeveria që të tërheq këtë projektligj dhe ka shtuar se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë fare në votim.

“Ju bëjmë thirrje edhe njëherë qeverisë që ta tërheq këtë projektligj, mos të kalojë në leximin e dytë sepse e dëmton në thelb administratën publike dhe do ta politizojë jashtëzakonisht shumë. Nuk është interesi i askujt me u politizu administrata publike, pra ne e dimë që gjithmonë ka pasur vend të përmirësohet dhe ka vend të ndërrohen njerëzit që nuk kanë arritur me përmbush mandatin e tyre mirëpo jo kështu në mënyrë masive të hapen me mijëra konkurse, shefa të divizioneve, departamenteve të ndryshme në qeveri të Kosovës dhe në administratën publike të cilat vërtetë kanë me dëmtu edhe punën e qeverisë. Prandaj edhe njëherë u bëjmë thirrje që ta tërhekni këtë projektligj, mos të kalojë në leximin e dytë, përndryshe Partia Demokratike nuk do të merr pjesë farë në votim”, tha Tahiri.

Lajmet

24 nëntori – Dita Ndërkombëtare e Mbjelljes së Drunjve: Çdo pemë, një jetë më shumë

Published

on

Çdo vit, më 24 nëntor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Mbjelljes së Drunjve, një datë me rëndësi të veçantë që synon të rrisë ndërgjegjësimin për rolin jetësor që pyjet dhe pemët kanë në planetin tonë.

Kjo ditë shërben si një thirrje botërore për të reflektuar mbi marrëdhënien mes njeriut dhe natyrës, duke theksuar se mjedisi nuk është thjesht një trashëgimi që marrim, por një përgjegjësi që duhet mbrojtur me përkushtim.

Mbjellja e pemëve nuk është vetëm një akt simbolik; ajo është një ndër ndërhyrjet më të fuqishme dhe më të thjeshta për t’u realizuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Pemët absorbojnë dioksidin e karbonit, pastrojnë ajrin nga ndotësit, stabilizojnë tokën dhe ndikojnë në rregullimin e temperaturave.

Çdo fidan i ri përkthehet në më shumë oksigjen, më shumë hije, më shumë jetë.

Pyjet përbëjnë një nga sistemet më të rëndësishme ekologjike në botë: Sigurojnë oksigjenin që thithim, duke vepruar si “mushkëritë e planetit”. Përmbajnë 80% të biodiversitetit tokësor, duke ofruar habitat për miliona specie bimore e shtazore. Mbrojnë tokën nga erozioni, veçanërisht në zonat malore e bregdetare. Ndikojnë në ciklin e ujit, duke mundësuar reshje të rregullta dhe furnizim të burimeve ujore.

Krijojnë mundësi ekonomike, nga agro-pyjetaria e qëndrueshme te turizmi natyror.

Në shumë vende të botës, Dita e Mbjelljes së Drunjve është shndërruar në festë e aktivizmit qytetar, ku mijëra njerëz bashkohen për të krijuar hapësira të reja të gjelbra, për të rikthyer pyje të degraduara dhe për t’i dhënë natyrës atë që i është marrë ndër vite.

Në këtë ditë simbolike, ftojmë çdo qytetar, shkollë, organizatë dhe institucion që të ndërmarrë hapa konkretë:

të mbjellë një pemë në oborr, në lagje apo në një zonë të degraduar,

të kujdeset për pemët ekzistuese,

të marrë pjesë në fushata të pastrimit dhe gjelbërimit,

të promovojë kultura mjedisore më të qëndrueshme në përditshmëri.

Sepse çdo pemë e mbjellë sot është një premtim për të ardhmen – për një planet më të gjelbër, ajër më të pastër, klimë më të qëndrueshme dhe komunitete më të shëndetshme.

Le ta shfrytëzojmë 24 nëntorin si një mundësi për të bërë një ndryshim të vogël, por me ndikim të madh. Në fund të fundit, mbrojtja e natyrës fillon me veprime të thjeshta, por të vazhdueshme – dhe një pemë mund të jetë fillimi i gjithçkaje. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e autobusëve mblidhen te Komuna e Prishtinës, kërkojnë pagat e tyre

Published

on

By

Transportuesit privatë dhe atë të ndërmarrjes së “Trafikut Urban” janë duke mbledhur para objektit të Komunës së Prishtinës.

Ata po protestojnë pasi kanë pezulluar të gjitha linjat, meqenëse nuk kanë marrë pagat e tyre.

Në një njoftim të dielën ndërmarrja theksoi se kriza nuk lidhet me gjendjen e saj financiare të brendshme, por me vonesat e komunës.

Dëshirojmë të sqarojmë se ndërmarrja ka bilanc pozitiv dhe stabilitet financiar; megjithatë, vonesat e Komunës së Prishtinës në shlyerjen e obligimeve ndaj nesh kanë krijuar këtë situatë të paqëndrueshme. Edhe një herë, u kërkojmë ndjesë qytetarëve për ndërprerjen e shërbimit të transportit publik, i cili do të mbetet i pezulluar deri në lëshimin e mjeteve”, thuhej në njoftim.

Për çështjen e trafikut një ditë më parë foli edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Sapo e përfundova takimin me ndërmarrjen e transportit publik dhe, që nga nesër, transporti publik fatkeqësisht do të ndalet. Me keqardhje të thellë e them se nuk e kam besuar se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për shkak të çështjeve të biznesit”, u shpreh kryetari i Prishtinës./EO

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, të dielën rreth orës 17:10.

Policia ka njoftuar se viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim një delegacion të kongresit amerikan

Published

on

By

Presidentja, Vjosa Osmani do të pret sot në takim një delegacion të kongresit amerikan.

Takimi do të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes, me fillim nga ora 09:30.

Kështu ka njoftuar Presidenca përmes një komunikate për media, ku po ashtu u bë e ditur se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit/EO

Continue Reading

Të kërkuara