Lajmet

​Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme, diskutohet për situatën epidemiologjike me COVID-19

Seanca e jashtëzakonshme pritet të fillojë në orën 11:00.

Published

on

Numri i të infektuarve me COVID-19 javëve të fundit ka shënuar rritje duke shënuar shifra rekorde. Vetëm të mërkurën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi se 4 mijë e 397 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Lidhur me situatën e epidemiologjike me COVID-19 do të mbahet edhe seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës. Pikë e rendit të ditës do të jetë debati parlamentar për gjendjen e pandemisë me COVID-19 në Kosovë. Seanca e jashtëzakonshme pritet të fillojë në orën 11:00.

Situata e rënduar pandemike në vend ka qenë shkak edhe që ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka raportuar të mërkurën para deputetëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Gjatë raportimit Latifi u shpreh se javëve të fundit vendi ynë po ballafaqohet me një rritje të shpejt të rasteve pozitive me dominim të variantit Omicron, por theksoi se krahas kësaj rritje numri i të hospitalizuarve në klinika dhe spitalet vazhdon të jetë i ulët.

Latifi paralajmëroi edhe mbylljen shkollave në rast të përkeqësimit të situatës pandemike, ndërsa u shpreh se vazhdimisht janë duke e përcjell gjendjen dhe nuk përjashtoi mundësinë e rishikimit të masave anti-COVID.

Latifi duke folur për situatën me COVID-19 u shpreh se Kosova sa i takon rasteve të vdekjeve ka më pak raste krahasuar me vendet e rajonit.

Kujtojmë se po ashtu për shkak të rritjes së rasteve pozitive, qeveria vendosi masat antiCOVID-19, të cilat kanë hyrë në fuqi me 22 janar. Masat do të vazhdojnë të jenë në fuqi deri më 4 shkurt.

E aktualisht në vend janë 25 mijë e 458 raste aktive me COVID-19. Numri më i lartë i rasteve pozitive është në Komunën e Prishtinës. 

Aktualitet

​73 raste të dhunës në familje për një javë

Published

on

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka trajtuar gjithsej 78 raste të reja gjatë periudhës 15 – 22 gusht 2025, në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare, pjesa më e madhe e rasteve, konkretisht 73 kanë të bëjnë me dhunën në familje, duke reflektuar edhe njëherë përmasat shqetësuese të këtij fenomeni në shoqëri.

“Përveç rasteve të dhunës në familje, janë trajtuar edhe dy raste të dhunimit, një rast i ngacmimit seksual, një rast i sulmit seksual, një rast i lëndimit të lehtë trupor”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Bota

​Kallas paralajmëron për ‘kurthin’ rus për shtyrjen e Kievit për lëshime tokash

Published

on

Kryediplomatja evropiane paralajmëroi kundër detyrimit të Ukrainës për të hequr dorë nga territori, duke thënë se ky është në fakt një “kurth” në të cilin Rusia dëshiron që ne të hyjmë.

“Dua të them, diskutimi është rreth asaj që duhet të heqë dorë Ukraina, cilat janë lëshimet që Ukraina është e gatshme të bëjë”, tha Kaja Kallas për BBC-në.

Kallas tha se Rusia është ajo që filloi luftën dhe nuk ka bërë ende asnjë lëshim, transmeton KosovaPress.

“Nëse biem në këtë kurth që po i bëjmë presion Ukrainës, çfarë janë të gatshme të heqin dorë, atëherë do ta shohim përsëri këtë, sepse agresioni do të jep fryte,” shtoi ajo.

Duke iu referuar samitit të javës së kaluar në Alaskë midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin, Kallas tha se Putin mori “gjithçka që donte”.

“Putin thjesht po qesh, jo duke i ndaluar vrasjet, por duke i rritur ato”, shtoi ajo.

Duke folur për nevojën për garanci sigurie të besueshme dhe të forta për Ukrainën, Kallas, megjithatë, pranoi se nuk kishte shumë hapa konkretë për një forcë penguese në këtë fazë të negociatave.

Kallas tha se i takon shteteve anëtare të Koalicionit të Gatshëm të përcaktojnë saktësisht se çfarë mund të ofrojnë.

Trump tha të enjten se perspektivat për paqe midis Ukrainës dhe Rusisë do të bëhen të qarta brenda dy javësh.

Rusia aneksoi rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës në shtator 2022.

 

Continue Reading

Aktualitet

Cakolli nga KDI: Kandidaturat pa marrëveshje, Dehari pjesë aktive e problemit

Published

on

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se konstituimi i Kuvendit nuk po dështon më për mungesë numrash, por për mungesë vullneti dhe përgjegjësie. Për subjektin më të madh parlamentar, Lëvizjen Vetëvendosje, Cakolli tha se me vetëdije po gjejnë taktika që s’çojnë askund dhe shtoi se propozimi i kandidaturave pa marrëveshje politike është insistim në bllokadë.

“Ata që duhet ta zgjidhin situatën, po zgjedhin me vetëdije taktika që nuk çojnë askund. Prandaj, seanca e sotme ishte thjesht një episod tjetër i absurditetit parlamentar. Propozimi i kandidaturave pa marrëveshje politike madje për herë të tretë nga radhët e ekzekutivit, edhe kur dihet se nuk ka vota për to nga partitë e tjera është veç insistim në bllokadë”.

Cakolli tha se problematike mbetet edhe sjellja jokonsistente dhe arbitrare e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, i cili për një muaj rresht shkeli Kushtetutën me udhëheqjen e seancës.

“Në seancën e kaluar lejoi dy kandidatura, sot vetëm një. Për më tepër, ai po vazhdon t’i thërrasë seancat në afatin maksimal 48 orësh edhe pse ka të drejtë dhe do të duhej t’i thirrte më shpesh, madje disa herë brenda ditës nëse është e nevojshme, derisa të votohet një kandidat/e me të paktën 61 vota. Kjo mënyrë e menaxhimit të seancës nga Avni Dehari nuk është neutrale, por është pjesë aktive e problemit”, tha Cakolli.

Lëvizja Vetëvendosje sot propozoi ministrin në detyrë Hekuran Murati për kryeparlamentar, duke qenë e vetëdijshme se partitë tjera në Kuvend kanë thënë se s’votojnë për deputetët që shërbyen si ministra në Qeverinë Kurti.

Pas ky propozimi s’e mori mbështetjen e nevojshme, Dehari ndërpreu seancën për të vazhduar të dielën.

Continue Reading

Aktualitet

Studimet që formojnë liderët e së nesërmes – Master në Shkenca Politike në UBT

Published

on

Studimet master në UBT ju mundësojnë të kualifikoheni për një karrierë të suksesshme dhe të aftësoheni profesionalisht në punën tuaj të përditshme, duke u bërë pjesë e një ekosistemi arsimor modern dhe gjithëpërfshirës.

UBT ka marrë akreditimin për programin Shkenca Politike në nivelin master, duke ofruar një kurrikulë bashkëkohore të ndërtuar mbi standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Ky program është i konceptuar për të ndihmuar studentët të kuptojnë më thellë sistemet politike, proceset vendimmarrëse, marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe zhvillimet globale që ndikojnë në demokraci, qeverisje dhe shoqëri.

Përmes këtij programi, studentët fitojnë:

  • Njohuri teorike të avancuara mbi politikat publike, qeverisjen, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sistemet politike.
  • Aftësi praktike për analizimin e proceseve politike, hartimin e politikave dhe zbatimin e tyre në nivel lokal e global.
  • Mundësi për t’u përfshirë në projekte kërkimore, debate akademike dhe simulime të institucioneve politike ndërkombëtare.
  • Mentorim nga profesorë, ekspertë dhe praktikues me përvojë në fushën e shkencave politike.

Shkencat PolitikeUBT shquhen për qasjen unike ndërdisiplinore, duke i lidhur studimet politike me fusha të tjera si ekonomia, drejtësia, diplomacia, siguria dhe teknologjia. Kjo u jep studentëve një perspektivë të gjerë dhe aftësi të fuqishme për të kuptuar e ndikuar në zhvillimet politike në Kosovë, rajon dhe botë.

Ky program hap horizonte të reja karriere për studentët në institucione shtetërore, organizata ndërkombëtare, organizata joqeveritare, media, diplomaci, institute kërkimore dhe sektorin privat.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Të kërkuara