Lajmet

​Kuvendi mblidhet për të vazhduar 12 pikat e papërfunduara, përfshirë debatin për vizat

Fillimisht deputetët do të bëjnë shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike.

Published

on

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish në seancë plenare prej orës 10:00 për të vazhduar me 12 pikat e mbetura, disa nga seanca e së enjtes por edhe disa pika të mbetura nga seancat e mëparshme.

Fillimisht deputetët do të bëjnë shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike, pastaj shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, shqyrtimin e parë të Projektligjit për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale, shqyrtimin e parë të Projektligjit për Shëndetësi e shqyrtimin e Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021. Të gjitha këto pika të mbetura nga seanca e së enjtes.

Ndërsa pikat e mbetura nga seancat e kaluara janë: Votimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021; Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021; Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës; Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”; dhe Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit

Po ashtu, për sot është paraparë edhe debati parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

Ndërsa, në seancën e së enjtes, me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi Rregulloren e re. Po ashtu, Kuvendi miratoi Marrëveshjen e Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III).

Po ashtu, me 89 vota për, Kuvendi miratoi Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të mijëvjeçarit dhe marrëveshjes për zbatimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Edhe Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, u përkrah nga grupet parlamentare dhe më pas mori miratimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lajmet

“Dita e Forcës”, Ushtria e Kosovës hap dyert për qytetarët

Published

on

By

Në kazermën “Adem Jashari”, dyertë sot janë hapur për të gjithë qytetarët të cilët duan të shohin nga afër ushtrinë e Kosovës.

Në “Ditën e Forcës” tradicionalisht ushtria pret qytetarët e saj, që ngjashëm bëri dhe sot ku tashmë ata janë gati aktivitet e ku pritet që ceremoni të jenë dhe përfaqësuesit e institucioneve të shtetit, sic është Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Më 14 dhjetor të 20218-ës, Kuvendi i Kosovës pati miratuar tri ligjet me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, pra, Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pas këtij vendimi, po në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë ishte mbajtur një ceremoni ku është prezantuar Forca e Sigurisë së Kosovës.

Në atë kohë, President i Kosovës ishte Hashim Thaci, Kryeministër Ramush Haradinaj dhe Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli./EO

Continue Reading

Lajmet

Shqipëri: Qeveria miraton vendimin për shpërblimin e fundvitit për pensionistët

Published

on

By

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpërblimin e pensionistëve me rastin e festave të fundvitit 2025, duke përcaktuar masat e përfitimit, kategoritë përfituese dhe fondin e nevojshëm financiar për zbatimin e tij.

Sipas vendimit, pensionistët dhe disa kategori të tjera përfituesish do të marrin shpërblim në masën 15 000 lekë ose 10 000 lekë, në varësi të nivelit të pensionit apo trajtimit financiar që përfitojnë.

Shpërblimi 15 000 lekë do t’u jepet pensionistëve me pension deri në 20 000 lekë, si dhe përfituesve të pensioneve të invaliditetit, pensioneve familjare, pensionit social, trajtimeve të veçanta financiare, fëmijëve në përkujdesje të Republikës, veteranëve të LANÇ-it, përfituesve të pensioneve të veçanta dhe punonjësve që kanë punuar në sektorë me kushte të vështira pune, kur masa e përfitimit të tyre është deri në 20 000 lekë.

Shpërblimi 10 000 lekë do t’u jepet atyre personave që marrin pension ose trajtime të veçanta financiare mbi masën 20 000 lekë, si dhe përfituesve të pensioneve suplementare apo shtetërore të posaçme.

Vendimi përcakton se edhe personat që fillojnë përfitimin e pensionit deri më 31 dhjetor 2025 do ta marrin shpërblimin, pavarësisht nëse u takon më shumë se një kategori përfitimi.

Për zbatimin e vendimit, Këshilli i Ministrave miratoi një fond me vlerë 10,4 miliardë lekë, nga të cilat 10,3 miliardë lekë për shpërblimet dhe 72 milionë lekë për shpenzime administrative. Shuma sigurohet nga fondi i miratuar për bonusin e pensionistëve në buxhetin 2025 dhe nga buxheti i sigurimeve shoqërore.

Sipas parashikimeve, shpërblimi do të kalojë në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2025 dhe do të paguhet brenda të njëjtit muaj. Pagesat që nuk realizohen brenda dhjetorit do të kryhen deri më 30 qershor 2026, ndërsa pas kësaj date shpërblimet e papërfituara do të parashkruhen.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Posta Shqiptare dhe bankat e nivelit të dytë do të administrojnë procesin e shpërndarjes së fondeve, sipas procedurave të zakonshme të pagesës së pensioneve./KP

Continue Reading

lajme

Dy çmime për studentët e UBT-së në Konventën e Industrisë së Drurit

Published

on

Studentët e UBT-së kanë shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në garën studentore të dizajnit, të zhvilluar në kuadër të Konventës së 8-të të Industrisë së Drurit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme për sektorin e përpunimit të drurit në Kosovë. Konventa, e organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, mblodhi profesionistë, ekspertë dhe studentë nga e gjithë vendi, duke krijuar një platformë të rëndësishme për prezantimin e ideve dhe inovacioneve në industrinë e drurit.

Në këtë aktivitet, të dy çmimet kryesore u fituan nga studentët e UBT-së: vendi i dytë u fitua nga Berna Salihu dhe vendi i tretë nga Diona Ukaj. Të dy projektet u vlerësuan për kreativitetin, funksionalitetin dhe elegancën e dizajnit, duke reflektuar përgatitjen profesionale dhe qasjen moderne të studentëve në këtë fushë.

Në këtë konferencë mori pjesë edhe Dekania e Fakultetit të Artit dhe Dizajnit në UBT, Ariana Gjoni, e cila përfaqësoi institucionin në emër të Rektorit të UBT-së. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet industrisë dhe institucioneve akademike, si dy shtylla kyçe për zhvillimin e sektorit të drurit dhe të dizajnit në Kosovë.

UBT ka ndërtuar ndër vite një model unik bashkëpunimi me industrinë e drurit, prodhimit dhe dizajnit. Institucioni beson se universiteti duhet të jetë i lidhur ngushtë me ekonominë reale, të prodhojë dije praktike dhe të kontribuojë në modernizimin e industrisë. Si rezultat, çdo vit më shumë se 90% e studentëve të UBT-së punësohen në këtë sektor, shpesh para diplomimit.

Suksesi i Bernës dhe Diona Ukajt përbën një dëshmi të talentit, përkushtimit dhe nivelit të lartë të përgatitjes së studentëve të UBT-së. Institucioni shpreh krenarinë për këtë arritje dhe riafirmon angazhimin për t’i mbështetur studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.

Continue Reading

Lajmet

PDK arrin koalicion me “Listën për Familjen”

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë një koalicion me “Listën për Familjen”.

Kjo u bë e ditur në konferencën për media nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

Sot kam kënaqësinë t’ju njoftoj që me z. Rrahmani dhe anëtarë të tjerë të listës Familja kemi bërë marrëveshje për koalicion dhe bashkëpunim para dhe paszgjedhor. Qëllimi i këtij koalicioni është që të bashkojmë forcat në funksion të asaj që të bëjmë progres dhe ta ndryshojmë gjendjen në vend, duke përfshirë ekonominë, drejtësinë, arsimin, shëndetësinë, emergjencat, sigurinë dhe, normalisht, duke pasur kujdes edhe për mirëqenien dhe familjen. Jam i bindur që ky është një koalicion i qëndrueshëm dhe se do të kemi sukses. Normalisht që do të kemi pjesëmarrje nga lista Familja në listën zgjedhore të PDK-së. Është vlerë e shtuar çdo kandidat për deputet që do të jetë në listën e përbashkët”, tha ai./EO

Continue Reading

Të kërkuara