Lajmet

​Kusari – Lila: Më 1 shtator presim të fillojë zbatimi i masave për letërnjoftime dhe targa

Ajo ka thënë se Ligji i pagave dhe Kodi civil do të trajtohen gjatë sesionit vjeshtor.

Published

on

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se presin fillim të zbatimit të vendimit për reciprocitet më 1 shtator.

Parashohim të fillojë zbatimi normal i vendimit, shtyrja ka qenë koordinim i qeverisë, presidencës, ShBA-së dhe BE-së, për shkak të një fushatë të madhe dezinformuese nga shteti i Serbisë, dezinformata më raport me procedurën e zbatimit”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka folur në një konferencë për media ku ka paraqitur punën e deputetëve të mazhorancës për sesionin vjeshtor.

Ajo ka thënë se Ligji i pagave dhe Kodi civil do të trajtohen gjatë sesionit vjeshtor.

Për këtë të fundit ka thënë se është optimiste që do te miratohet në vjeshtë.

Po të dyja do të trajtohen në sesionin vjeshtor, Ligji i pagave dhe Kodi civil. Kemi mendime ndryshe më kuadër te grupit, megjithatë si legjislacion është vlerësuar si më i rëndësishmi pas Kushtetutës së vendit. Nuk është një dokument që duhet të thjeshtësohet në një çështje ashtu siç ka pasur tendencë, është prej dokumenteve më voluminoze që rregullon jetën e qytetarëve prej lindjes. Përkundër mendimeve ndryshe, jemi optimistë që do të kalojë në sesionin vjeshtor”, tha ajo.

Lajmet

Gjilan: Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë dhe keqpërdorim të besimit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona, E.M. dhe B.H., të dyshuar për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Keqpërdorim i besimit”.

Pas një hetimi të detajuar dhe veprimeve operative në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, të dyshuarit dyshohet se kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe kanë tërhequr para nga banka, duke keqpërdorur besimin e një shtetasi të huaj gjatë një periudhe të caktuar kohore.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe ndaj tyre pritet të ngrihet kallëzim penal për veprat e përmendura.

Continue Reading

Lajmet

Gruaja 80-vjeçare gjendet pa shenja jete në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten, rreth orës 13:45, është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën “Imzot Nikprelaj” në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës. Viktima, një grua rreth moshës 80-vjeçare, është gjetur pa shenja jete.

Sipas njoftimit të policisë, menjëherë pas marrjes së informatës, ekipet policore kanë dalë në vendngjarje, ku janë ftuar edhe mjekët emergjentë. Mjekët kanë konstatuar se gruaja nuk kishte shenja jete.

Aktualisht, Policia e Kosovës po heton me kujdes të gjitha rrethanat e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet dhe detajet e këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj uron SHBA-të për Ditën e Pavarësisë: Aleate historike, mike e pazëvendësueshme

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën e pavarësisë.

Haradinaj, ka thënë se SHBA-të janë aleate historike dhe një mike e pazëvendësueshme e Kosovës.

‘‘Urime Dita e Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Një aleate historike, një mike e pazëvendësueshme për Kosovën!

Happy Independence Day!’’, shkroi në facebook, Haradinaj.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani uron ShBA-në: Nga populli më pro-amerikan në botë, gëzuar 4 Korrikun

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë.

Nga populli më pro-amerikan në botë: Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi në Facebook, presidentja Osmani.

Continue Reading

Të kërkuara