Lajmet

​Kurtit i kërkohet të mos bisedojë për reciprocitetin nesër në Bruksel

Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi nuk ka pritje të mëdha nga ky takim.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nesër do të takohen në Bruksel, me ftesë të shefit të politikës së jashtme dhe diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi nuk ka pritje të mëdha nga ky takim, ndërsa thekson se Kosova atje duhet të flas vetëm për të pagjeturit dhe në asnjë mënyrë për çështjen e dy vendimeve të qeverisë që lidhen me reciprocitetin.

Sipas Arifit, Kurti duhet të insistojë për çështjen e të pagjeturve pas së cilës thotë se duhet të kalohet në dialog final.

“Për shkak të vazhdimësisë të dialogut që ka prodhuar aq shumë gjëra të parëndësishme nuk pres shumë. E vetmja pikë që ka mbetur të diskutohet në Bruksel, është për të pagjeturit dhe më nuk ka pika Kosova që duhet të kthehet. Për energjinë ne e provuam Serbia prapë nuk po dëshiron me implementu një marrëveshje që vet e ka nënshkruar, për targat nuk diskutohet me një shtet tjetër, është çështje absurditeti, dhe unë mendoj vetëm për të pagjeturit dhe kjo nuk është në vullnetin e Kosovës, kjo varet nga pala serbe jo nga Kosova. Mendoj që Kosova me të pagjeturit e mbyll dialogun, do të duhet të shkohet në dialogun final”, thotë ai.

Kurti u ka thënë gazetarëve se është i interesuar për marrëveshje e cila e ka në qendër njohjen reciproke. Ai ka thënë se bisedimet në Bruksel nuk duhet të jenë për dialog por për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme dhe normalizim të plotë.

Ndërsa, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se blloku evropian nuk u imponon zgjidhje partnerëve duke shtuar se BE-ja ndihmon palët vetëm në gjetjen e një kompromisi. Ai në një konferencë për media ka thënë se BE ndërmjetëson dialogun për aq sa ekziston gatishmëria nga palët për të gjetur zgjidhje kompromisi. Sipas tij, përparmi i Kosovës dhe i Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian varet nga hapat që bëjnë në dialog.

Është paralajmëruar se sot shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takojë ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. 

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara