Lajmet

​Kurti takoi anëtarët e Bordit të Drejtuesve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Kryeministri Kurti ka uruar anëtarët e Bordit për detyrën e tyre të re.

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, të emëruar në mbledhjen e 86-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në emër të Bordit, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, njëherësh edhe Kryesuese e Bordit, e njoftoi kryeministrin Kurti për mbledhjen konstituive të mbajtur dje dhe për vendimet e marra në këtë mbledhje.

Në komunikatën e zyrës së kryeministrit Kurti thuhet se përveç zgjedhjes së Kryesueses dhe Zëvendës kryesuesit të Bordit, me shumicë votash, në këtë mbledhje u vendos që të largohet përkohësisht nga puna drejtori i deritanishëm i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Fatmir Plakiqi. Në vend të tij, ushtruesi i detyrës së Drejtorit, u emërua Bujar Kaçuri.

Duke pasur për qëllim të përbashkët ndërtimin e sistemit të sigurimeve shëndetësore, anëtarët e Bordit Drejtues u shprehën se këtij sistemi i paraprijnë hartimi dhe finalizimi i protokolleve klinike, standardizimi i licencimit të profesionistëve shëndetësorë dhe mbi të gjitha finalizimi i sistemit informativ shëndetësor dhe ndërlidhja e tij me të gjitha sistemet tjera relevante.

Kryeministri Kurti ka uruar anëtarët e Bordit për detyrën e tyre të re dhe u dëshiroi suksese në përmbushjen e synimeve të tyre, që njashtu janë edhe të Qeverisë. Ai tha se Bordi ka mbështetjen e plotë të Qeverisë në realizimin e përgjegjësive dhe qëllimeve të tyre, teksa vendosi theksin te rëndësia e transparencës së këtij institucioni.

Lajmet

Ministri Gashani vlerëson sukseset e kick-boksierëve kosovarë në garat ndërkombëtare

Published

on

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Federatës së Kick Boksit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Fatmir Makolli, si dhe me sportistët që përfaqësuan Kosovën në kampionatin botëror në Turqi.

Gjatë takimit u prezantuan aktivitetet, planet dhe programi i federatës, ndërsa u diskutua edhe për organizimin e garave dhe zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti në vend.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rezultateve të arritura në “Turkish WAKO World Cup”, ku Kosova fitoi një medalje të artë dhe dy të bronzta.

Nga ministria u theksua se këto rezultate dëshmojnë nivelin e lartë të përgatitjes dhe potencialin e sportistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.

Në takim u diskutua gjithashtu për vazhdimin e mbështetjes institucionale ndaj federatës dhe sportistëve, me synim avancimin e mëtejmë të kick boksit dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e tij në vend.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen ar dhe argjend i padeklaruar në Prizren

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Prizren janë zhvilluar kontrolle në gjashtë biznese dhe tri shtëpi banimi, nën dyshimin për shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore dhe shmangie nga tatimi lidhur me shitjen e arit.

Në koordinim me prokurorin, gjatë kontrolleve janë identifikuar katër të dyshuar (një femër dhe tre meshkuj shtetas të Kosovës), tek të cilët është gjetur dhe sekuestruar ari i padeklaruar me peshë rreth 3,775.33 gram, argjend i padeklaruar me peshë rreth 4,204.98 gram, si dhe një armë pa leje.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe po vazhdon në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Tre raste brenda 24 orëve të dhunës në familje

Published

on

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, janë regjistruar tre raste të dhunës në familje në Graqanicë, Malishevë dhe Skenderaj, ku në një rast është evidentuar edhe armëmbajtje pa leje.

Në Graqanicë, më 19.05.2026,  dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje verbale, viktima femër është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia. Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq dje në Malishevë, është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij. Me vendim të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe një fishek. Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Skenderaj, po të njëjtën ditë, pas një mosmarrëveshjeje, viktima mashkull është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Ferizaj dhe Dukagjini përballen sonte në finalen e Kupës së Kosovës

Published

on

Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës, ku Ferizaj dhe Dukagjini do të luftojnë për trofeun e madh, me fillim nga ora 20:00.

Të dy skuadrat kanë qenë befasi e këtij edicioni, duke arritur deri në finale dhe duke e bërë këtë përballje një nga më të veçantat e sezonit.

Si për Ferizajn ashtu edhe për Dukagjinin, kjo është mundësia e parë në histori për të fituar Kupën, ndaj pritet një ndeshje me shumë rivalitet dhe emocion.

Skuadra fituese siguron gjithashtu pjesëmarrjen në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Finalen do ta gjykojë Genc Nuza, me ndihmësit Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Bardh Ajeti. Në VAR është caktuar Burim Jahmurataj, me AVAR Besnik Morinën.

Continue Reading

Të kërkuara