Lajmet

​Kurti takohet sot me kryetarët e komunave

Takimi pritet të nisë nga ora 10:00.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në takimin e radhës të përbashkët me kryetarët e komunave të Kosovës.

Në takim marrin pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Takimi pritet të nisë nga ora 10:00.

Lajmet

Sindikata e RTK-së proteston për pagat

Published

on

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në ora 11:00 do të protestohet për shkak të mungesës së pagave.

Në njoftim thuhet se kjo është herë e dytë brenda tre muajve që punëtorët e transmetuesit publik mbesin pa paga, duke u përballur me pasiguri ekonomike dhe duke u rrezikuar funksionimi normal i institucionit.

“RTK aktualisht gjendet para shumë projekteve me rëndësi të madhe, që lidhen drejtpërdrejt me misionin publik të saj, por edhe me interesin e përgjithshëm të vendit. Kriza financiare rrezikon realizimin e këtyre projekteve dhe dëmtimin e rolit të RTK-së si medium publik i pavarur dhe gjithëpërfshirës”.

“SPERTK u bën thirrje të gjithë kolegëve, pa asnjë përjashtim, të bashkohen në këtë protestë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtën e tyre themelore për page”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Kalimi i kufirit Kosovë-Shqipëri pa kontrolle – procedura do të jetë në fuqi deri në shkurt 2026

Published

on

Nga 1 nëntori, në të gjitha pikat e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë është rikthyer procedura e kalimit të lehtësuar të kufirit pa kontrolle për qytetarët që udhëtojnë me automjete të pajisura me targat e dyja vendeve. Marrëveshja e përbashkët ndërqeveritare mes dy shteteve për këtë procedure të lehtësuar në kufi do të jetë në fuqi për një periudhe tre mujore deri më 28 shkurt 2026.

Marrëveshja përcakton një periudhë 9 mujore përgjatë vitit për procedurën e thjeshtëzuar e ndarë në dy periudha.

E para që përkon me sezonin turistik nga data 1 maj deri më 30 shtator, ndërsa periudha tjetër me sezonin e dimrit nga 1 nëntori deri më 28 shkurt.

Periudhat në fjalë janë cilësuar me ngarkesën më të madhe të hyrje-daljeve në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Kosovën sidomos sezoni i verës por edhe në festat e fundvititi, shkruan rtsh.al.

Marrëveshja në fjale filloi së implementuari gjate verës së shkuar. Sipas marrëveshjes, veç kalimit të lehtësuar të kufirit, patrullat e përbashkëta të policisë rrugore patrullojnë të gjitha rrugët drejt qyteteve bregdetare.

Në fillim të implementimit, marrëveshja ndërqeveritare ishte e vlefshme vetëm për pikën kufitare Morin-Vërmicë, ndërsa pas kërkesave të qytetarëve dhe rritjes së numrit të kalimeve u përfshinë edhe pikat e tjera të kalimit të kufirit Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec, Borje dhe Orgjost.

Ndërsa përgjatë brezit kufitar u hapën edhe 22 vendkalime të lehtësuara të kufirit për banorët e fshatrave në një brez 30 kilometra në dy anët e kufirit. Bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve përveç lehtësirave kufitare është fokusuar edhe në përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës në këto zona.

Kujtojmë se qeveria e Kosovës ndërtoi rrugët Kerstec, Pakisht, Zapod dhe Gorozhup Pogaj, dhe projekte të tjera.

Këtë vit sipas të dhënave nga policia kufitare më shumë se 5.5 milion shtetas janë regjistruar në hyrje dhe dalje të Shqipërisë në pikat e përbashkëta kufitare, ku peshën më të madhe padyshim e mban pika e kalimit kufitar në Morinë. /S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Plagosje me armë zjarri në Durrës, qëllohet një 33-vjeçar

Published

on

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar dje në lagjen nr. 2 të qytetit të Durrësit, ku sipas informacioneve paraprake, një i ri rreth 33 vjeç është qëlluar në këmbë, në zonën e thembrës, dhe është transportuar me makinë drejt spitalit rajonal. 

Burime nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se i plagosuri nuk ka pranuar të japë deklarime mbi rrethanat e ngjarjes apo identitetin e autorit të mundshëm.

Aktualisht, nuk dihen motivet dhe rrethanat e plota të incidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë (në zonën e thembrës), me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Guvernatorja Lisa Cook deklarohet për herë parë pas shkarkimit nga Trump

Published

on

Guvernatorja e Rezervës Federale Lisa Cook  e cila u shkarkua pak kohë më parë nga presidenti Donald Trump, në fjalimin e saj të parë publik tha se normat e interesit janë në një pozicion të mirë për t’u përballur me inflacionin vazhdimisht të lartë.

Cook, e emëruar nga ish-Presidenti Joe Biden dhe gruaja e parë me ngjyrë që shërbeu si guvernatore e Rezervës Federale, është zyrtarja e parë e bankës qendrore që i është nënshtruar ndonjëherë një përpjekjeje për shkarkim.

Në një letër që njoftonte shkarkimin e saj, Trump përmendi akuzat për mashtrim hipotekor, të cilat ende nuk janë çuar në gjykatë. Cook e paditi Trump menjëherë pas kësaj, në atë që është bërë një rast historik mbi pushtetin presidencial dhe pavarësinë e Rezervës Federale që do të vendoset vitin e ardhshëm nga Gjykata Supreme.

Gjykata vendosi që Cook mund të mbetet në rolin e saj për momentin dhe ka planifikuar argumente gojore në janar. Cook tha  se është jashtëzakonisht mirënjohëse për mbështetjen që ka marrë në betejën e saj ligjore me administratën Trump, por nuk komentoi më tej mbi këtë temë, shkruan CNN.

Cook votoi për të ulur normat e interesit në dy takimet e fundit të Rezervës Federale, por nuk kishte komentuar publikisht për ekonominë që para se Trump të thoshte në gusht se e kishte shkarkuar atë. Zyrtarët e Rezervës Federale marrin pjesë rregullisht në ngjarje publike për të shprehur pikëpamjet e tyre mbi ekonominë në frymën e transparencës dhe për të ndihmuar investitorët të kuptojnë drejtimin e politikës monetare.

Në fjalimet e përgatitura për një aktivitet në Uashington, DC, Cook ofroi një perspektivë të ekuilibruar mbi ekonominë amerikane, duke detajuar kërcënimin e dyfishtë ndaj mandatit të dyfishtë të bankës qendrore për çmime të qëndrueshme dhe punësim të plotë.

Ajo vuri në dukje shenjat e tendosjes në tregun e punës, siç është rritja e papunësisë së zezakëve, por sugjeroi se ka më shumë urgjencë për të përfunduar punën me inflacionin sesa për të ulur më tej normat për të parandaluar pushimet masive nga puna.

“Më lejoni të jem i qartë. Unë jam e përkushtuar për të arritur objektivin tonë të inflacionit prej 2%,” tha ajo. “E shoh normën aktuale të politikës si modestisht kufizuese, gjë që është e përshtatshme duke pasur parasysh se inflacioni mbetet disi mbi objektivin tonë prej 2%.”

Komentet e fundit të Cook vijnë në një kohë kur politikëbërësit e Fed janë të ndarë se si politikat ekonomike të Trump mund të ndikojnë në çmime, punësim dhe rritje ekonomike./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Të kërkuara