Lajmet

​Kurti: Politikat rajonale duhet t’i heqin barrierat ekonomike, shoqërore dhe territoriale

MZHR thotë se kanë për synim rritjen e komunikimit me vendet e Ballkanit.

Published

on

Është mbajtur konferenca e parë vjetore me temën “Sfidat dhe perspektivat e zhvillimit rajonal në Ballkanit Perëndimor”. Derisa Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) thotë se kanë për synim rritjen e komunikimit me vendet e Ballkanit.

Në pjesëmarrjen e shumë ministrave të vendit e kryetarëve të komunave u fol për politikat e zhvillimit rajonal.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se politikat e zhvillimit rajonal kanë për qëllim që të kontribuojnë në zhvillimin socio-ekonomik të vendin. Ai ka theksuar se politikat rajonale duhet të largojnë barrierat ekonomike , shoqërore por edhe ato territoriale.

“Politikat rajonale duhet t’i heqin barrierat ekonomike, shoqërore dhe territoriale. Në këtë mënyrë rajonet mund të bëhen më garuese të zhvillojnë ekonominë dhe të krijojnë vende të reja të punës. Është e vërtetë se globalizimi i ka dhënë hov të madh zhvillimit ekonomik, por edhe i ka rritur pa barazitë duke bërë që qytete dhe rajone të shumta periferike të qendrave të jenë në kërkim të kushteve më të mira të punës dhe të jetesës. Andaj në njërën anë na duhet intervenimi i shtetit me politika internuese, shpërndarëse dhe ri shpërndarëse në mënyrë që të mos kemi zhvillim të pa balancuar dhe ku të gjithë do të përfundojnë nga globalizimi dhe do të gëzojnë një standard të jetesës”, tha Kurti.

Ndërkaq, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fitim Damka, potencoi se si ministri kanë për qellim rritjen e komunikimit me vendet anëtare, derisa shton se synim i tyre janë sfidat kyçe, koordinimi me përpjekjet e përbashkëta, dhe zgjerimi i pulsit socio ekonomik të vendeve.

“MZHR synon rritjen e komunikimit së bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e BE-së dhe vendeve të tjera përmes ndarjes informacionit, politikave, legjislacionit, përvojave dhe praktikave në fushën e zhvillimit rajonal. Kemi për qëllim të shohim sfidat kyçe, t’i koordinojmë përpjekjet e përbashkëta, të zgjerojë pulsin socio-ekonomik të vendeve. Ministria e Zhvillimit Rajonal ka arritur të përgatisë orientime strategjike dhe të publikojë politika me ndikim me zhvillim rajonal të balancuar në Kosovë. Ka miratuar strategjinë për zhvillimin rajonal për periudhën 2020-2030 i cili synon të zvogëlojë dallimin socio-ekonomik ndërmjet ndarjes zhvillimore në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Ndërkohë, konferenca e parë ndërkombëtare për zhvillimin rajonal do të zgjasë gjatë tërë ditës së sotme dhe gjatë ditës se nesërme.

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Lajmet

​Ish-lojtari i Real Madridit pëson goditje në tru

Published

on

Ish-futbollisti holandez, Royston Drenthe, ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor në spital.

“Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Ai po trajtohet dhe është në duar të sigurta. Familja e tij kërkon paqe dhe privatësi gjatë kësaj periudhe, për t’i mundësuar shërimin e plotë,” thuhet në njoftimin e klubit në Instagram.

Drenthe, i cili u konsiderua një prej talenteve më premtues të futbollit holandez, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë pas transferimit te Real Madridi. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në Spanjë, Angli, Rusi, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa futbollin aktiv e përfundoi në Holandë në vitin 2019.

Lajmi është konfirmuar edhe nga FC Der Rebellen, ekipi i ish-lojtarëve profesionistë ku bën pjesë edhe 38-vjeçari.

Pas tërheqjes nga futbolli, Drenthe iu përkushtua muzikës dhe prej vitit 2023 punon si komentator në kanalin holandez Ziggo Sports./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kosova temë diskutimi nesër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Published

on

By

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet nesër për takimin e dytë të rregullt informues këtë vit mbi situatën në Kosovë.

Zëvendës Përfaqësuesi Special dhe Zyrtari i Përgjegjshëm i Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Milbert Dongjoon Shin, pritet të informojë mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi UNMIK-un, i cili iu shpërnda anëtarëve të Këshillit më 10 tetor dhe mbulon zhvillimet nga 16 marsi deri më 15 shtator.

Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE) pritet të marrin pjesë sipas rregullit 39.

Shin pritet të nxjerrë në pah zhvillimet kryesore politike dhe të sigurisë në Kosovë gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm.

Kuptojeni përmes këtij linku njoftimin e plotë të “Raportit të Këshillit të Sigurimit”, lidhur me Kosovën./EO

Continue Reading

Të kërkuara