Lajmet

​Kurti: Po adresojmë seriozisht ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave

“Qeveria është mobilizuar në disa fronte për ta adresuar këtë sfidë”, sipas tij.

Published

on

Qeveria e Kosovës është duke adresuar seriozisht ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave. Kështu ka deklaruar i pari i saj, Albin Kurti.

Në konferencën e përbashkët ballkanike “Ujërat Nëntokësorë – Të Bëjmë të Padukshmen të Dukshme”, kreu i ekzekutivit tha se kjo konferencë e përvitshme mban në vëmendje rëndësinë jetike që ka furnizimi me ujë dhe shërbimet e kanalizimit, si dhe promovon shkëmbimin e përvojave teknologjike dhe ofron një perspektivë për profesionistët e rinj të sektorit.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se Kurti ka thënë se mbetet i dukshëm injorimi prej dy dekadash i keqmenaxhimit, ndotjes dhe degradimit të burimeve ujore, nga eksploatimi i rërës dhe zhavorrit, tejshfrytëzimi, ndotja dhe mungesa e planifikimit.

“Qeveria nën drejtimin e tij, është mobilizuar në disa fronte për ta adresuar këtë sfidë: duke u nisur nga forcimi i kornizës ligjore dhe kthimi i ligjshmërisë për të adresuar lejet ujore si dhe koncesionet për shfrytëzuesit komercial; e duke vazhduar me veprimet konkrete për adresimin e nevojës për ndërtimin e akumulimeve të reja, duke filluar nga ato që janë prioritet i padiskutueshëm, siç është diga e Firajës që do të sigurojë ujë për rajonet e Ferizajt, Gjilanit dhe Prishtinës dhe diga e Kamenicës, për të siguruar ujin e nevojshëm për zonën më të thatë me ujëra”, ka thënë ai.

Po ashtu, kryeministri tha se tashmë është iniciuar hartimi i studimeve të fizibilitetit për tri diga të reja: Dragaqinë në Therandë, Pollatë në Podujevë dhe Kuçicë në Skenderaj, si dhe hartimi i një plani në nivel të Kosovës për ndërtimin e digave të reja, që është një përditësim i masterplanit të ujërave të vitit 1982, pas plot 40 viteve.

“Qeveria po ashtu është duke adresuar seriozisht ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave – së fundmi e kemi inauguruar impiantin në Pejë, e javëve në vijim presim ta bëjmë edhe inaugurimin e impiantit në Gjakovë. Në rend janë impiantet rajonale të Prishtinës së bashku me Fushë Kosovën, Obiliqin dhe Graçanicën, dhe të Mitrovicës së bashku me Vushtrrinë, e gjithashtu edhe impianti në Gjilan. Synojmë t`i përfundojmë studimet për trajtimin e ujërave të ndotura për 12 komunat tjera me rend sipas madhësive”, tha ai.

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Vendi

Protesta në mbështetje të UÇK-së vazhdojnë edhe sonte në Prishtinë: Qytetarët ftohen të mblidhen në sheshin “Skënderbeu

Published

on

By

Vala e protestave në kryeqytet do të vijojë edhe gjatë mbrëmjes së sotme. Organizatori Çlirim Haziri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen tubimit të radhës, i cili është caktuar të mbahet në orën 21:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një njoftimi publik, Haziri ka kërkuar bashkim dhe pjesëmarrje sa më të madhe, duke nëvizuar se kauza kapërcen çdo ndasi politike apo shoqërore. Ky tubim synon të fuqizojë zërin qytetar në mbrojtje të UÇK-së, sakrificës dhe lirisë.

Thirrja e tij i mëshon fort bashkimit kombëtar me mesazhin se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet fuqishëm, ndërsa protesta e sotme do të shoqërohet sërish me moton kryesore “JO NË EMRIN TIM!”.

Continue Reading

Lajmet

Hamza: Qëndrimi i PDK-së për Specialen është konsistent

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se qëndrimi i partisë së tij sa i përket ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara mbetet i pandryshuar.

Hamza tha se PDK-ja vazhdon të mbështesë fillimisht miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen në të dy leximet, duke theksuar se kjo çështje nuk është e ndërlidhur me zgjedhjen e presidentit.

Deklarata e tij vjen pasi kryeministri Albin Kurti u zotua se të enjten do të votojë ndryshimet e këtij ligji, nëse PDK-ja siguron gjysmën e votave të nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

Megjithatë, Hamza tha se këto dy çështje kanë rastisur të jenë në të njëjtën kohë, por nuk duhet të trajtohen si të ndërlidhura.

“Qëndrimi i PDK-së ka qenë dhe vazhdon të jetë konsistent. Aprovimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në dy leximet nuk është i lidhur me asnjë çështje politike. Ka koinciduar me çështjen e presidentit”, tha Hamza në konferencë për media.

Ai foli edhe për deklaratën e miratuar në Kuvend, duke theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e popullit të Kosovës nuk është çështje vetëm e PDK-së.

“Unë i falënderoj të gjithë deputetët që kanë votuar pro deklaratës. Por, për ta qartësuar, lufta e popullit të Kosovës dhe e UÇK-së nuk është luftë vetëm e PDK-së. Askund në deklaratë nuk shkruan për PDK-në”, u shpreh ai.

Hamza tha se mbrojtja e luftës çlirimtare duhet të jetë qëndrim edhe i partive të tjera politike.

“Unë konsideroj që nuk duhet vetëm PDK-ja të flasë për mbrojtjen e një lufte të drejtë çlirimtare për liri dhe pavarësi. Duhet të flasin edhe partitë e tjera politike”, përfundoi Hamza.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara